AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përditësim i parashikimeve të mia të Mynihut

Vendet e ish-perandorisë sovjetike, të etur për pavarësinë e tyre, presin me padurim humbjen e ushtrisë ruse në Ukrainë. Në atë pikë, ëndrra e Vladimir Putinit për një perandori ruse të ripërtërirë do të shpërbëhet dhe do të pushojë së qeni një kërcënim për Evropën dhe bota do të jetë në gjendje të fokusohet në problemin e saj më të madh: ndryshimet klimatike.

George SorosngaGeorge Soros
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Ka kaluar fiks një muaj që kur mbajta një fjalim në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Që atëherë, kanë ndodhur kaq shumë gjëra të jashtëzakonshme – dhe kanë ndodhur kaq shpejt – saqë ia vlen që parashikimet e mia të para një muaji të krahasohen me zhvillimet aktuale.

Ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në sistemin global të klimës. Me këtë, nënkuptoj ngjarjet aktuale klimatike dhe kuptimin e shkencëtarëve të klimës për ato ngjarje. Mesazhi kryesor që doja të përcillja në Mynih ishte se sistemi global i klimës varet shumë nga ajo që ndodh brenda Rrethit Arktik. Sistemi klimatik i Rrethit Arktik dikur ishte i ndarë nga sistemi klimatik global. Për shkak të rritjes së ndërhyrjes njerëzore, ndarja midis sistemit klimatik të Arktikut dhe sistemit global të klimës nuk mbizotëron më.

Në fakt, ajri i ftohtë tani vjen nga Rrethi Arktik dhe zëvendësohet nga ajri i ngrohtë i përthithur nga jashtë. Rrjedhimisht, Rrethi Arktik është ngrohur katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës gjatë katër dekadave të fundit, dhe shkalla e ngrohjes po përshpejtohet në mënyrë të rrezikshme. Që nga fjalimi im, temperaturat në Rrethin Arktik janë rritur mbi 20º Celsius mbi normalen, duke vendosur rekorde dhe duke shtuar shqetësimet për shkallën me të cilën po shkrihet shtresa e akullit të Groenlandës.

Kuptimi i shkencëtarëve të klimës për procesin e ngrohjes ka bërë gjithashtu një hap të madh përpara. Ata kanë qenë në gjendje të vërtetojnë se çlirimi i metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm se dioksidi i karbonit, është më i madh se sa mund të shpjegohet nga burimet e emetimeve që lidhen me aktivitetin njerëzor. Ky zbulim nënkupton ekzistencën e burimeve të tjera – për shembull, rritja e emetimeve të metanit nga ngrohja e permafrostit – që vijnë si pasojë e ndërhyrjes së njerëzve në natyrë.

Një numër në rritje shkencëtarësh të klimës besojnë se do të ishte e përshtatshme të shpallej një emergjencë klimatike, sepse, me ritmin aktual, ngrohja globale do të kalojë 1.5ºC. Siç tha Sir David King, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike nën Gordon Brown dhe aktualisht kreu i Grupit Këshillimor të Krizave Klimatike, muajin e kaluar, ne duhet të “ulim me shpejtësi emetimet dhe të heqim gazrat e tepërta serrë, por, më e rëndësishmja dhe urgjentisht, të ringrijmë Arktikun.” Ky është një program mjaft i madh, duke pasur parasysh faktin se tashmë jemi mbrapa me planin.

Fusha tjetër ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme është lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Deri në tetor, Ukraina po fitonte në fushën e betejës. Më pas, Rusia, me ndihmën e Iranit, futi gjerësisht në përdorim dronët. Qëllimi i tyre ishte të minonin moralin e ukrainasve duke privuar popullsinë civile nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji. Kjo bëri që Ukraina të kalonte në mbrojtje.

Ushtria e rregullt ruse është në gjendje të vështirë. Ajo është e udhëhequr keq, e pajisur keq dhe shumë e demoralizuar. Presidenti Vladimir Putin e kuptoi këtë dhe bëri një lëvizje të dëshpëruar. Ai iu drejtua Yevgeny Prigozhinit, i cili kishte mbledhur një ushtri mercenarësh të quajtur Grupi Ëagner dhe ishte i etur të provonte se forcat e tij mund t’ia kalonin ushtrisë së rregullt. Putin e lejoi Prigozhin të rekrutonte të burgosur nga burgjet ruse. Me ndihmën e ish-të dënuarve dhe me një kosto të madhe në jetën e tyre dhe të mercenarëve të tjerë, Grupi Wagner filloi të fitonte terren rreth qytetit të Bakhmutit, ndërsa ushtria vazhdonte të humbte terren diku tjetër.

Lëvizja e Putinit funksionoi – deri në një pikë. Ushtria e rregullt, duke u ndjerë e kërcënuar, filloi një luftë burokratike kundër Prigozhinit – të cilën e fituan. Ata u kujdesën që Prigozhin të ndalohej të rekrutonte më shumë të burgosur dhe të furnizonte luftëtarët e Grupit Wagner me llojet e gabuara të municioneve. Javët e fundit, Prigozhini doli publikisht me ankesat e tij, një veprim që e vuri Putinin në një pozitë të vështirë. Në fillim, Putin u përpoq të ndihmonte Prigozhinin, por establishmenti mbështeti ushtrinë e rregullt. Së bashku, ata e bindën Putinin se Prigozhini përbën një kërcënim për sundimin e tij të vazhdueshëm.

Ukraina po përfiton nga kjo përleshje ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky u konsultua me drejtuesit e ushtrisë së tij dhe ata njëzëri rekomanduan që ushtria e Prigozhin të shkatërrohej ndërkohë që ishte në këtë disavantazh. Kështu, forcat ukrainase do të jenë në gjendje të kryejnë një kundërsulm kur të marrin armatimet e përditësuara, veçanërisht tanket Leopard 2, që u janë premtuar. Kjo duhet të ndodhë rreth majit, por mund të jetë edhe më herët.

Pra, shumica e parashikimeve të rëndësishme që bëra në Mynih një muaj më parë për luftën – duke përfshirë se një ofensivë e fuqishme pranverore e Ukrainës do ta kthejë në mënyrë vendimtare valën e ngjarjeve – ka të ngjarë të realizohen. Sigurisht, jam i vetëdijshëm se një numër botimesh me reputacion kanë botuar artikuj që japin një pamje shumë më të zymtë të progresit të luftës. Si mund të pajtohen ata me pikëpamjen optimiste që kam unë? Vetëm duke postuluar një fushatë të suksesshme dezinformimi.

Putini është i dëshpëruar për një armëpushim, por ai nuk dëshiron ta pranojë këtë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe presidenti kinez Xi Jinping. Por presidenti amerikan Joe Biden nuk ka gjasa të hidhet në këtë mundësi në dukje për të negociuar një armëpushim, sepse ai është zotuar se SHBA-ja nuk do të negociojë pas shpinës së Zelensky.

Vendet e ish-perandorisë sovjetike, të etur për të shpallur pavarësinë e tyre, mezi presin që ushtria ruse të shtypet në Ukrainë. Në atë pikë, ëndrra e Putinit për një perandori të përtërirë ruse do të shpërbëhet dhe nuk do të përbëjë më një kërcënim për Evropën.

Humbja e imperializmit rus do të ketë pasoja të mëdha për pjesën tjetër të botës. Ajo do të sjellë lehtësim të madh për shoqëritë e hapura dhe do të krijojë probleme të jashtëzakonshme për shoqëritë e mbyllura. Më e rëndësishmja, ajo do të lejojë botën të përqendrohet në problemin e saj më të madh, ndryshimet klimatike.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Updating My Munich Predictions

Etiketa: ArmëBidenDavid KingDezinformimiEnergjiaenergjia elektrikeFushagazGrupi WagnerJoe BidenkostoLuftambrojtjeMjaftNdryshimet klimatikengrohja globaleParapasojaProject SyndicatePutinRusiaSHSHBAUkrainaUkrainëushtriUshtriaVladimir PutinVolodymyr ZelenskyWagnerXi Jinping
Tjetri
Çështja e ish-luftëtarëve të UÇK-së “mund të zgjasë gjashtë vjet”

Çështja e ish-luftëtarëve të UÇK-së “mund të zgjasë gjashtë vjet”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.