AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Fshati bregdetar feston përvjetorin e shkollës dhe restaurimin e kalasë mesjetare

Katër vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, fshati Ishëm përgatitet të përkujtojë hapjen e shkollës së parë shqipe në Durrës dhe restaurimin e kalasë mesjetare.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kalaja mesjetare e fshatit Ishëm në Durrës | Foto: Gëzim Kabashi

Në qendër të njësisë administrative të Ishmit këto ditë ka më shumë lëvizje se sa zakonisht.

Në sheshin e ri me emrin “ABC” dhe që i kushtohet  shkollës së parë shqipe po punohet për shtrimin me pllaka dhe përfundimin e rrethimit.

Paralelisht me njeri tjetrin në sheshin e kalasë mesjetare shihen grupet e punëtorëve të restaurimit dhe ata që do të vendosin podiumet e festës.

Anëtarët e shoqatës “Ishmi” po përgatiten për një veprimtari festive, që synon të mbledhë së bashku jo vetëm banorët e trevës, por edhe qytetarë nga Durrësi dhe zona përreth.

“Tre vjet më parë organizuam edicionin e parë të Panairit të produkteve tipike, ndërsa këtë vit festës do ti shtohet ceremonia e 110-vjetorit të shkollës shqipe, e para shkollë në rrethet e Durrësit dhe Tiranës – tha për BIRN Sulejman Mezini, një nga organizatorët.

Treva e Ishmit që përfshin 9 fshatra, bashkë me krenarinë që i jep shkolla e parë shqipe në të dy rrethet e mëdha, ruan në memorien e saj dy nxënës të shquar në kulturën shqiptare dhe që mbajnë titullin e lartë “Nderi i Kombit”, piktori Ibrahim Kodra dhe aktorja Tinka Kurti.

Skulptori Qazim Kërtusha dhe gdhendësi Alfred Tema, që të dy ishmakë në origjinë, i kanë dhënë jetë në gur shtufi të tre gërmave të para të alfabetit tonë.

5 prilli i vitit 1913 është pikërisht dita kur Luigj Gurakuqi, ministër i Arsimit në qeverinë e Vlorës, firmosi urdhërin për hapjen e shkollës së Ishmit – shton Sulejmani. 

Tërmeti, shërimi i plagëve vazhdon

Kryetari i njësisë administrative të Ishmit është 37 vjeç, por tregon më pak se sa aq.

“Tërmeti e dëmtoi shumë rëndë zonën tonë, por falë mbështetjes nga qeveria kemi sistemuar në banesa të reja 350 familje – tha për BIRN Kadri Gjyli.

I tregojmë se sapo kaluam fshatin Lalëz i dalluam punimet në një lagje të re, me banesat shumë pranë njera tjetrës.

“Po punojmë edhe për ndërtimin e 60 banesave të tjera, në të cilat do të banojnë grupi i fundit i familjeve që mbetën pa shtëpi pas lëkundjeve sizmike, të cilat e kishin epiqendrën vetëm pak km larg.

Isuf Shehu, kryetari i shoqatës “Ishmi” takon vazhdimisht shokë e miq, që janë përfshirë në përgatitjet e festës.

Por jo gjithmonë bisedat shkojnë sipas parashikimit të tij.

“Bela e madhe! Ka njerëz që mendojnë se festa do të ketë ngjyrime politike – thotë i mërzitur Isufi.

Bashkia e Durrësit, ku bën pjesë edhe njësia në veri të qytetit e ka mbështetur shoqatën “Ishmi” në nismën e saj për krijimin e sheshit, që do të sjellë në kujtesë trashëgiminë arsimore e kulturore të zonës.

“Por jubileu i shkollës nuk ka lidhje me situatën parazgjedhore. Do të jetë një festë e të gjithëve dhe për të gjithë – tha profesor Isufi, siç e thërrasin banorët e zonës mësuesin veteran.

Njësia administrative ka 9 fshatra, që shtrihen në bregdetin e gjirit të Lalzit dhe në kodrat e buta që shkojnë drejt Krujës dhe Tiranës.

Asnjë prej fshatrave nuk e ka emrin Ishëm, emërtesë të cilën e gëzon e gjithë treva.

Festa e javës së ardhshme po përgatitet në dy sheshet pranë kalasë mesjetare, në oborrin e brendshëm të së cilës banojnë katër familje.

Muret rrethuese me gjërësi 1,8 metër janë restauruar plotësisht dhe nga lartësia e tyre duket gjiu i Drinit dhe fushat e mbjella të Thumanës.

Një firmë e specializuar i ka dhënë një pamje krejtësisht të re fasadës dhe portës së hyrjes, që ishte e bllokuar prej vitesh nga një biznes privat.

Ing. Nerion Berberi, një tjetër djalë Ishmi, drejton punimet restauruese që nga muaji shtator.

“Muret rrethuese kanë një gjatësi të përgjithshme prej 2.300 metra linear dhe tashmë ka përfunduar ndërhyrja në të gjithë perimetrin – tha ing Nerioni.

Ai i udhëzon punëtorët që po shtrojnë me gurë trotuarin brenda kalasë nga muri veriperëndimor deri në portën hyrëse.

Nerioni i dëgjon me dashamirësi kërkesat e Isufit dhe Sulejmanit, të cilët synojnë krijimin e shesheve për koncertin dhe për panairin, brenda dhe jashtë kalasë.

“Lulzim Bega, një tjetër anëtar i shoqatës, po përgatit artistët amatorë të ansamblit “Ibrahim Kodra”, të cilët bashkë më nxënësit e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës dhe dy këngëtarë profesionistë do jenë pjesë e koncertit – tha Isuf Shehu.

Kur kthehemi në sheshin “ABC” ustallarët thuajse e kanë përfunduar shtrimin e pllakavve.

Nga stolat e sheshit të ri duket qartë tabela sinjalizuese e drejtimit “Likmetaj”, me emrin e fshatit ku ka lindur 105 vjet më parë piktori me përmasa evropiane.

Më tej edhe ajo me emrin e rrugës “Ibrahim Kodra”, mjeshtrit që i dha famë edhe vendlindjes.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësFamiljeIbrahim KodraIshëmIshmiIsuf ShehuKrujëLuigj GurakuqiParaPunëPunëtorPunëtorëQazim KërtushaQeveriaSHshkollashqiptareshtatorTinka KurtiTiranëVlorë
Tjetri
Përballja e Besnik Canit me Kolegjin nis me shtyrje

ONM ngre shqetësime ndaj draftit të KLP për rikthimin në detyrë të Besnik Canit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.