AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ONM ngre shqetësime ndaj draftit të KLP për rikthimin në detyrë të Besnik Canit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vlerëson përmes një deklarate për shtyp se propozimi në KLP për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në detyrë do të përcillte pasiguri ligjore dhe kërkon që të respektohet pavarësia dhe juridiksioni i institucioneve të vetingut lidhur me këtë çështje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:42 | 01/04/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-anëtari i KLP-së, Besnik Cani pas seancës së parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA

Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që po monitoron procesin e vetingut të magjistratëve në Shqipëri, reagoi të shtunën më 1 prill 2023 me një opinion ndaj projekt-aktit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për rikthimin në detyrë të prokurorit Besnik Cani, duke ngritur shqetësime se veprime të tilla bien drejtëpërdrejt ndesh me vendimet përfundimtare të vetingut dhe do të përcillnin pasiguri ligjore.

“Bordi i ONM-së ka mësuar me shqetësim nga burime publike se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po merr në konsideratë një projekt-vendim, i cili do të kishte si efekt rikthimin e z. Besnik Cani në radhët e prokurorisë”, vëren ONM dhe shpreh opinionin “se një vendim i tillë do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”. ONM thekson se ky vendim i Kolegjit është ende në fuqi.

Në vijim, ONM sjell në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, GJEND në çështjen “Besnik Cani kundër Shqipërisë”, ku konstatohet se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së Canit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se ai vetë do të kërkonte këtë rihapje.

ONM vëren se GJEND-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e Canit për rikthimin e tij të menjëhershëm në pozicionin e mëparshëm, duke marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kryer ndaj tij.

“Në këtë drejtim, ONM-ja thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi derisa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar,” citohet në deklaratë. ONM kërkon që të gjitha institucionet shtetërore dhe autoritetet gjyqësore të respektojnë pavarësinë dhe juridiksionin ekskluziv të organeve të vetingut të magjistratëve që garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si dhe u kërkon atyre që të mos ndërmarrin veprime që bien drejtpërdrejt ndesh me këto vendime.

Kryetari i KLP-së, Alfred Balla ishte i paarritshëm deri në publikimin e këtij shkrimi për t’u pyetur për koment lidhur me këtë opinion të ONM-së.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KPA rrëzoi vendimin e shkallës së parë të vetingut me argumentin se Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia, si dhe kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Pas kallëzimeve dhe ankimeve ndaj dy anëtarëve të trupës, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, Cani e ankimoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut. Më 4 tetor 2022, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë.

Sipas Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por Gjykata e Strasburgut i rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar. Vendimi i Strasburgut sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit dhe gjykimin nga një trupë e krijuar sipas ligjit.

 

Etiketa: Alfred BallaArdian HajdariBesnik CaniDrejtësiaGjykataGjykata e StrasburgutGjykatëGjykatësGjyqKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKuvendiLigjLuan DaciMagjistratONMOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitpasiguriProkurorishqipShqipëriVendimVendimetVendimi
I mëparshmi

Fshati bregdetar feston përvjetorin e shkollës dhe restaurimin e kalasë mesjetare

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.