AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Kërkesat abuzive’ hiqen me keqardhje nga draftligji për të Drejtën e Informimit

Diskutimi mbi një draft të ri me disa ndryshim në ligjin “Për të drejtën e informimit” u fokusua te tërheqja nga një tekst fillestar e një parashikimi që u lejonte zyrtarëve të cilësonin si abuzive kërkesat për informim dhe të refuzonin kthimin e përgjigjes.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:00 | 11/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi gjatë konsultimit publik.

Ministria e Drejtësisë dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit prezantuan të martën në një konsultim me median dhe shoqërinë civile një draft të ri të ligjit “Për të drejtën e informimit”, në të cilin ndryshe nga versioni i publikuar në tetor 2022 ishte hequr pjesa që u lejonte autoriteteve të përfundonin pa vendim një procedurë duke e konsideruar një kërkesë abuzive.

Drafti i ri është fokusuar kryesisht të kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, masat ndëshkuese dhe roli i Koordinatorit për të Drejtën e Informimit pranë çdo institucioni. Por megjithëse pati edhe në këtë rast propozime për ndryshime, debati u fokusua te paragrafi mbi kërkesat abuzive, i cili ishte tërhequr nga drafti.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pretendoi se ndryshimet do të sillnin më shumë transparencë u kujdes t’u kërkonte të pranishmëve të diskutonin hapur edhe mbi pjesën e hequr nga propozimi. Manja tha se propozimi i kishte ardhur nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe se pjesa ishte hequr nga drafti pas ankesës së shoqërisë civile.

Komisioneri Besnik Dervishi nga ana e tij këmbënguli se pjesa për kërkesat abuzive ishte përfshirë në projektin për ndryshimet në ligj pas konsulencës nga jashtë. Ai pretendoi se kërkesat abuzive mbingarkonin institucionet, por shtoi se kjo pjesë ishte hequr tashmë nga ligji dhe se ndoshta koha për këtë ndryshim mund të vinte në “vitet pasardhëse”.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mbështi këtë qëndrim, ndërsa tha se ndryshimet duhej ta kishin përfshirë pjesën për kërkesat abuzive. Ballanca madje përmendi edhe nevojën për masë dënimi për ata që abuzonin me ligjin.

Drafti në të cilin zyrtarëve u jepej e drejta të shpallnin si abuzive kërkesat për informacion u kundërshtua ashpër pas publikimit në tetor 2022. Ekspertë për të drejtën e informimit e panë atë si një përpjekje për pengesa shtesë për gazetarët dhe publikun dhe një hap në mbylljen e mëtejshme të institucioneve.

Pjesa tjetër e diskutimit u fokusua te kërkesa e avokatit Dorian Matlia nga qendra “Res Publica”, i cili kërkoi që në ligj të vendosej detyrimi për Komisionerin për të Drejtën e Informimit që të dilte me vendim për ankimet që merrte.

Dervishi e kundërshtoi këtë praktikë, ndërsa tha se një pjesë e mirë e ankimeve për të cilat nuk kishte vendim ishin jashtë objektit.

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë e mbrojtën draftin duke e paraqitur atë si përmirësim të nevojshëm të ligjit. Ata u fokusuan kryesisht sa i përket kompetencave të koordinatorit dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe shpërndarjen e masave ndëshkuese te zyrtarë të tjerë që mund të ishin pengesë për zbatimin e ligjit.

Ndryshimet parashikojnë që Komisioneri për të Drejtën e Informimit pas hetimit administrativ mund të vendosë gjoba ndaj titullarit të institucionit apo zyrtarit që është bërë pengesë për dhënien e informacionit në zbatim me ligjin. Derivishi tha se ky ndryshim i bënte të zbatueshme masat administrative dhe më të efektshëm procesin.

 

 

Etiketa: AdministrativeAvokatja e PopullitBesnik DervishiErinda BallancagazetarKomisioneriKomisioneri per te Drejtën e InformimitLigjMASministria e drejtesiseUlsi ManjaVendim
I mëparshmi

Dhomat e huaja të Tregtisë kërkojnë përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri

Tjetri

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?

Tjetri
Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?

cover

Përpjekja e një profesoreshe për të shpëtuar kulturat bujqësore tradicionale të Maqedonisë së Veriut

10:55 | 20/07/2026
herbert2512 jet boat 2779896

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

08:20 | 20/07/2026
plazhi i durresit

Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon

07:20 | 19/07/2026
Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

07:46 | 18/07/2026
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

21:05 | 17/07/2026
Ilir Beqaj

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

16:40 | 17/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.