AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dhomat e huaja të Tregtisë kërkojnë përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e biznesit të huaj kritikojnë mjedisin aktual të të bërit biznes në Shqipëri dhe i kërkojnë qeverisë reforma thelbësore për përmirësimin e kushteve për investimet e huaja.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:47 | 11/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Përfaqësuesit e Dhomave të huaja të Tregtisë në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë përmes një deklarate të përbashkët të martën që të përmirësojë klimën e biznesit si dhe të ndërmarrë reforma të qënësishme për nxitjen e investimeve të huaja.

Deklarata është nënshkruar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Gjermane e Tregtisë, ajo Italiane, Confindustria Albania si dhe Dhoma Franceze e Tregtisë.

“Ne pranojmë potencialin e vendit për biznes dhe investime të huaja për shkak të vendndodhjes strategjike, burimeve natyrore dhe forcës së talentuar të punës. Megjithatë, anëtarët tanë vazhdimisht e vlerësojnë mjedisin e biznesit si një prej tre sfidave kryesore të të bërit biznes në Shqipëri, dhe ne besojmë se mjedisi aktual është jo efektiv dhe kërkon përmirësim të dukshëm,” thuhet në deklaratë.

Duke e konsideruar Shqipërinë si një vend aspirant për Bashkimin Europian, ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare, parlamentit dhe agjencive shtetërore të tjera përgjegjëse për t’u angazhuar ndaj reformave ekonomike dhe të investimit në fusha të tilla si implementimi i një pakete anti-korruptive, krijimi i një procesi efektiv të konsultimit publik, modernizimi i sistemit të taksave, adoptimi i një strategjie investimi si edhe krijimi i një Këshilli Kombëtar Ekonomik të ri.

Gjithashtu, përfaqësuesit e biznesit të huaj kërkojnë adoptimin e një strategjie investimi që përfshin edhe reduktimin e pengesave burokratike si dhe rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë së sistemit të Prokurimit Publik në vend.

Mes kërkesave është edhe “zbatimi i një pakete me qëllim luftën kundër korrupsionit që forcon masat kundër rryshfetit me standardet e OECD-së dhe që siguron transparencë në veprimtaritë e agjencive publike”.

Sipas deklaratës, kjo do të rriste ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht të kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri.

Së fundmi, dhomat e huaja të tregtisë inkurajojnë krijimin e një Këshilli të ri Kombëtar Ekonomik me fokus të veçantë te investimet e huaja të drejtpërdrejta.  “KEK-u mund të shërbejë si platformw për dialog dhe bashkëpunim midis sektorëve publikë dhe privatë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e një klime më të favorshme investimesh,” përfundon deklarata.

Etiketa: Confindustria AlbaniaDhoma Amerikane e Tregtisë në ShqipëriDhoma Franceze e TregtisëDhoma Gjermane e TregtisëDhoma Italiane e TregtisëdialogFushainvestimeKlima e biznesitklimeMjedisiOECDPunëReformaSHshqipShqipërishqiptare
I mëparshmi

Seanca dëgjimore e gjyqtarit Taulant Tafa shtyhet me kërkesë të tij

Tjetri

‘Kërkesat abuzive’ hiqen me keqardhje nga draftligji për të Drejtën e Informimit

Tjetri
‘Kërkesat abuzive’ hiqen me keqardhje nga draftligji për të Drejtën e Informimit

‘Kërkesat abuzive’ hiqen me keqardhje nga draftligji për të Drejtën e Informimit

spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.