AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dibra, bashkia e trazuar nga krimi zgjedhor pret votimet e 14 majit

Socialistët kanë qeverisur bashkinë e Dibrës që nga viti 2015 mes skandaleve të njëpasnjëshme, përfshirë historinë famëkeqe të blerjes masive të votave në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016. Rezultatet e dy zgjedhjeve të tjera, më 2021 dhe 2022, japin rezultate krejt të kundërta. Njëra u fitua nga opozita me shumicë të madhe, tjetra, nga maxhoranca me shumicë po aq të madhe.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:07 | 28/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
591
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Bashkia e Dibrës ka një elektorat në rritje dhe pjesëmarrje pothuajse të qëndrueshme, ndërsa zgjedhjet e së shkuarës kanë favorizuar me marzhe të mëdha Partinë Demokratike në opozitë. Megjithatë, bashkia është nën kontrollin e socialistëve që nga viti 2015, pasi u fitua fillimisht nga koalicioni PS+LSI si dhe u rifitua me më shumë vota, por me një shkallë blerjesh masive të dokumentuara në përgjime të prokurorisë në vitin 2016. Në vitin 2019, socialistët arritën ta mbajnë pushtetin falë zgjedhjeve pa garë, duke ruajtur votat që kanë pasur tradicionalisht në këtë qark, ndërsa në vitin 2021, opozita PD dhe LSI arriti të marrë sëbashku mbi 4,500 vota më shumë. Jo vetëm kaq, por socialistët morën në ato zgjedhje parlamentare, praktikisht më pak vota nga sa kanë marrë tradicionalisht në territorin e kësaj bashkie. Për shembull, kandidatët socialistë morën në zgjedhjet e vitit 2011 mbi 13 mijë vota, ndërsa PS mori në zgjedhjet e vitit 2021, 11,500 vota.

Rezultatet e së shkuarës gjithsesi lënë hapësirë për surprizë. Kandidati socialist aktual, Rahim Spahiu, e mori mandatin në zgjedhje të parakohshme të zhvilluara në vitin 2022. Opozita ishte e përçarë dhe dibranëve nuk ua ndjeu të marrin pjesë masivisht në ato votime, ndërsa maxhoranca duket se u angazhua maksimalisht, duke mbledhur edhe më shumë vota nga sa kishte marrë në zgjedhjet parlamentare. Rezultati final, me një pjesëmarrje shumë të ulët prej 42%, socialisti Spahiu mori 59% të votave, ndërsa të dy kandidatët e opozitës, Premtim Kryemadhi nga Partia e Lirisë dhe Luan Haka nga Partia Demokratike, morën të dy bashkë 37% të votave.

Në zgjedhjet e 14 majit, opozita garon sërish e ndarë: koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili përbëhet nga mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të dy ish-kryeministra dhe ish-presidentë, garon me Ismail Ukën, një avokat, ndërsa Partia Demokratike zyrtare garon me Naim Gazideden. Rruga e socialistëve drejt fitores në këtë qark kalon nga pjesëmarrja e ulët ose përçarja në shkallë të gjerë në vota mes të dy kandidatëve të opozitës.

Dibra është një zonë e varfër kodrinore dhe malore me territor të gjerë prej 938 kilometrash. Zona është përgjithësisht rurale dhe përbëhet nga 15 njësi administrative: Peshkopi, Tomin, Melan, Kastriot, Lurë, Maqellarë, Muhurr, Luzni, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Fushë Çidhën dhe Arras. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Dibrës dhe qarkut të Dibrës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 141 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Qyteti i Peshkopisë ka rreth 26% të banorëve ndërsa pjesa tjetër jetojnë në zonat rurale.

Numri i votuesve të regjistruar në Dibër është rritur nga 48 mijë në vitin 2007 në gati 57 mijë në zgjedhjet e këtij viti. Numri i votuesve ka qëndruar relativisht stabël, 31 mijë në vitin 2007, 30 mijë në vitin 2021. Pjesëmarrja ka rënë nga 65% në vitin 2007, në 53% në vitin 2021, duke reflektuar me gjasë shkallën e emigrimit mes popullsisë së Dibrës.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëDibraFinalkandidatëtkrimikrimi zgjedhorLSIMaxhorancaOpozitaPartiaPartia DemokratikePDPeshkopiPremtim KryemadhipresidentPSPushteti vendorRahim SpahiuVotazgjedhjeZgjedhje 2023zgjedhje parlamentarezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Eksportuesit i luten qeverisë dhe bankës qendrore të ndërhyjnë kundër forcimit të lekut

Tjetri

Pastrim parash Itali-Shqipëri, nëpërmjet tregut fiktiv të arit të përdorur

Tjetri
Pastrim parash Itali-Shqipëri, nëpërmjet tregut fiktiv të arit të përdorur

Pastrim parash Itali-Shqipëri, nëpërmjet tregut fiktiv të arit të përdorur

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.