AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Eksportuesit i luten qeverisë dhe bankës qendrore të ndërhyjnë kundër forcimit të lekut

Monedha shqiptare është forcuar përkundrejt të gjitha pritshmërive, me mbi 20% përgjatë pesë viteve të fundit. Ndërsa qeveria dhe opozita kanë opinione të ndryshme mbi shkaqet e forcimit, kompanitë eksportuese dhe prodhuese të vendit po shohin se si aftësia e tyre konkurruese për të prodhuar diçka, po gërryhet. Të premten, shtatë shoqata iu drejtuan autoriteteve me lutje për ndihmë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke vizituar një fabrikë veshjesh më 6 qershor 2017. Foto” Facebook

Shtatë shoqata shqiptare të biznesit iu drejtuan me një letër lutëse guvernatorit Gent Sejko të Bankës së Shqipërisë dhe ministres së Financave Delina Ibrahimaj, duke i paralajmëruar se forcimi i lekut po eliminon aftësinë e vendit për të prodhuar gjërat më bazë dhe po e kthen Shqipërinë në një vend importues edhe më të madh nga sa ka qenë më parë.

“Rënia e monedhës euro në raport me monedhën vendase (lek) në nivelet më të ulëta historike, ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë rëndë një pjesë të konsiderueshme të subjekteve të biznesit, gjë e cila shoqërohet me impakte shumë negative në ekonominë e vendit në përgjithësi,” shkruhet në letër.

“Zhvlerësimi i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit,” shkruhet më tej në letër. “Ky fenomen negativ ju kushton masivisht qytetarëve shqiptarë humbjen e vendeve të punës, reduktimin e mundësive për vende të reja pune dhe në mënyrë të pashmangshme, mosrritjen në vazhdimi të pagës,” shënohet më tej në letër.

Shoqatat reaguan pasi monedha shqiptare pësoi një forcim të ri gjatë javëve të fundit, duke shënuar një rekord të ri historik. Euro kushton aktualisht 111 lekë ndërsa dollari amerikan, 101 lekë. Euro pati kushtuar 140 lekë deri në vitin 2016, kur filloi të forcohej për të shënuar rekorde të njëpasnjëshme.

Në vitin 2018, Banka e Shqipërisë ndërhyri duke blerë qindramilionë euro përkundrejt lekëve, me synimin për të ndaluar forcimin e mëtejshëm. Ndërhyrja nuk është se ndihmoi shumë ndërsa normalisht, nën regjimin monetar të vendit, i zgjedhur në vitin 1992 dhe që përcakton kurs të lirë luhatës, nuk rekomandohen ndërhyrje të tilla.

Nga ana tjetër, shkaqet e forcimit janë të debatueshme. Shumë bëjnë me shenjë nga deficiti tregtar dhe deficiti i llogarisë korrente të vendit, të cilat sugjerojnë se zyrtarisht në Shqipëri dalin qindramilionë euro për importe mallrash dhe shërbimesh nga sa hyjnë nga eksportet, si tregues i mungesës së shpjegimeve të forcimit me burime të ligjshme. Për më tepër, forcimi i monedhës duket se nisi në vjeshtën e vitit 2016, periudhë gjatë së cilës Shqipëria u bë e famshme për prodhim masiv të kanabisit në të gjithë territorin e vendit.

Forcimi i monedhës si pasojë e flukseve të tilla hyrëse të papritura është një fenomen ekonomik i studiuar në shumë vende. Ekonomistët e konsiderojnë si një lloj mallkimi. Emri zyrtar i fenomenit është “sëmundja holandeze”. Këtë emër e ka marrë për shkak se një fenomen i tillë goditi Holandën në fillim të viteve 1950. Në Holandë në atë kohë u zbulua një rezervë gazi, e cila, duke u eksportuar, solli të ardhura të stërmëdha. Të ardhurat në valutë të fortë sollën rrjedhimisht forcimin e monedhës vendëse ndërsa forcimi i monedhës, i bëri eksportet e Holandës për mallra të tjera shumë të kushtueshme dhe importet, shumë të lira.

Efekti final është që importet e lira të sjella nga monedha vendëse e fortë, eliminojnë në konkurrencë të hapur prodhimin vendës. P.sh., sot në Tiranë, një litër qumësht importi kushton pothuajse po aq sa edhe një litër qumësht prodhim vendës. Nëse leku forcohet më tej, qumështi i importit do të eliminojë aftësinë prodhuese të vendit.

Fenomeni duket se mund të zgjidhet vetëm me luftë kundër parave të pista. Në të kundërt, importi i mallrave do të bëhet aq i lirë sa prodhimi vendës thjeshtë do të mbytet nga konkurrenca.

Etiketa: 111Delina IbrahimajDollariEkonomiaEmriEuroFinalForcimi i lekutGent SejkoHolandëImportetKursi i KembimitliraMonedha shqiptareprodhimPunëraportSejkoSHshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Dibra, bashkia e trazuar nga krimi zgjedhor pret votimet e 14 majit

Dibra, bashkia e trazuar nga krimi zgjedhor pret votimet e 14 majit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.