AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Çfarë alternativash ka ndaj forcimit të lekut?

Vende të ndryshme përdorin regjime të ndryshme të kursit të këmbimit, si kurs fiks, shportë apo luhatje brenda një bande. Këto janë alternativat ndaj kursit të lirë luhatës që Shqipëria përdor që nga viti 1992.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:36 | 29/04/2023
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Në vitin e largët 1992, në një zyrë të Bankës së Shtetit Shqiptar një grup ekspertësh shqiptarë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar u përballën me një dilemë. Cili do të ishte regjimi i kursit të këmbimit të vendit pas rënies së komunizmit?

Alternativat nuk ishin të shumta. Në fakt, janë gjithsej dy, ku njëra ka nënvariante. Opsioni i parë është ai që u zgjodh: kurs i lirë luhatës në varësi të kërkesës dhe ofertës në treg, me ndërhyrje nga banka qendrore vetëm në rastin ekstrem të manipulimit të tregut. Opsioni i dytë: kurs fiks këmbimi me një monedhë të huaj, të tillë si dollari amerikan. Opsioni i tretë, që në fakt është variant i opsionit të dytë: një regjim me bandë luhatëse, në të cilën, leku lejohet të këmbehet lirisht nga një minimum në një maksimum, me ndërhyrje nga autoriteti monetar në rast se një nga dy limitet preket.

Ekspertët në atë sallë, (njëri prej tyre i tha këtij gazetari më vonë), nuk është se kishin mundësi zgjedhjeje. Ata u detyruan të zgjedhin kursin e lirë luhatës, me të mirat dhe të këqijat e tij dhe të mos sikletosnin veten për të shqyrtuar të mirat dhe të këqijat e dy opsioneve të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: vendi ishte i falimentuar, nuk kishte kurrfarë rezerve valutore dhe as nuk kishte shpresa për të ndërtuar një të tillë në një të ardhme të afërt.

Nëpër të gjithë Evropën Lindore, pak më herët se sa Shqipëria, një vendim i ngjashëm u mor nga autoritetet monetare përkatëse. Bullgaria vendosi të zgjedhë kurs fiks këmbimi me markën gjermane dhe po kështu edhe Maqedonia.

Polonia zgjodhi kursin e lirë luhatës si Shqipëria. Kroacia, pasi zgjodhi një kurs të lirë luhatës “të menaxhuar”, në të cilin, monedha e vet lejohej të luhatej jo më shumë se sa +-4.5%, u anëtarësua në sistemin ERMII në vitin 2020, si parapërgatitje për anëtarësim në euro. ERMII në praktikë lejon monedhat e vendeve kandidate për anëtarësim luhatje +-15%.

Kursi i lirë luhatës është një opsion i mirë në shumë drejtime. Më e mira nga të gjitha është që një regjim i tillë nxjerr qeverinë zbuluar. P.sh., nëse qeveria ndërmerr politika populiste dhe rrit borxhin publik për të bërë rrugë elektorale, apo, siç ka premtuar Rama sot, për të rritur rrogat shumë më shumë se sa rritja ekonomike e vendit, kursi i këmbimit automatikisht reflekton duke zhvlerësuar monedhën kombëtare, duke rritur çmimet dhe duke i bërë të ditur lehtësisht popullsisë së gjerë që asnjë gjeni nuk është në gjendje të rrisë rrogat me 10 apo 20% në vit, e aq më pak, që t’i dyfishojë brenda dy vitesh, sepse ekonomia zakonisht rritet me 3 apo 5% në vit.

Shqipëria e përjetoi një situatë të tillë në vitin 2008 e 2009, kur qeveria e kohës luajti mendsh dhe shkoi të ndërtojë një rrugë me vlerë një miliardë euro, në një vend që nuk ia lejonte dot vetes, sepse nuk kishte ekonomi për ta bërë. Kursi i këmbimit të lekut fluturoi, nga 120 lekë për euro që ishte më parë, në 140 lekë për euro më pas.

Kursi fiks i këmbimit valutor ka gjëra jashtëzakonisht shumë të mira sa i përket zhvillimit ekonomik, me përjashtim të kësaj që thamë më sipër. Nëse kursi është fiks, fjala vjen, një euro 120 lekë, atëherë të gjithë aktorët ekonomikë punojnë me marzhe rreziku më të reduktuara. Për shembull, një eksportues që e di që kursi i këmbimit do të jetë kaq edhe pas një apo dy apo dhjetë vjetësh, të gjitha llogaritë mbi sasinë e investimit, kostot e çmimet, i bën bazuar në këtë faktor të rëndësishëm. Nëse jo, ai merr parasysh rrezikun, shton marzhet e fitimit për të mbuluar rrezikun dhe, në finale, shkakton rritje ekonomike më të ngadaltë për vendin.

Problemi i dytë është që në një vend në zhvillim, kursi i lirë luhatës të mundëson të ndjekësh një politikë inflacionare, e cila, në fund të fundit, lejon aktorët ekonomikë të investojnë më shumë. Dhe nëse je një vend në zhvillim, siç është Shqipëria, zhvlerësimi gradual i monedhës ndihmon. Problemi i tretë, dhe problemi kryesor që i ndaloi ekspertët më 1992 që të vendosin kurs fiks këmbimi në Shqipëri, është që një regjim i tillë kërkon një rezervë valutore të konsiderueshme, për ta mbajtur në gadishmëri për të mbrojtur kursin fiks, nëse diçka e papritur ndodh. Dhe mbajtja e rezervës valutore, përveçse kërkon sakrifica për t’u krijuar, kushton gjithashtu.

Shqipëria ndodhet sot në një situatë të çuditshme. Leku është forcuar nga 140 në 110 lekë. Forcimi i lekut, sipas të gjitha gjasave, është shkaktuar nga orteku i parave të pista. Këto para vijnë nga Evropa në formë eurosh, zakonisht të mbledhura në treg në shkëmbim të drogës. Hyjnë ilegalisht në Shqipëri përmes çantave të udhëtarëve apo të fshehura në makina që importohen dhe pastaj shiten te agjencitë e këmbimit valutor përkundrejt lekëve. Agjencitë ua shesin me çmim shumice bankave. Tipikja është që bankat i dërgojnë këto para me thasë në Vienë, ku përpunohen më tutje për t’u kthyer në para elektronike.

Njëra zgjidhje është ligjore. Paratë e pista duhet të sekuestrohen nga autoritetet dhe vendi duhet t’i mbyllë derën krimit, qoftë ky vendës apo i huaj. Kjo zgjidhje nuk është me gjasë tani për tani. Qeveria duket shumë e lumtur me këto para dhe nuk ngurron të japë leje ndërtimi për kompani që nuk kanë asnjë kapital të ligjshëm të deklaruar. Opozita nuk duket se ka reputacionin e nevojshëm për një axhendë të besueshme antikrim.

Zgjidhja tjetër e mbetur është ndërhyrja nga banka qendrore. Ajo ka ndërhyrë edhe më parë. Vetëm se ndërhyrja, nëse bëhet, do të duhet të shoqërohet edhe me ndryshim të regjimit të kursit të këmbimit, nga i lirë luhatës në “të menaxhuar” ose “me bandë”. Ndryshe nga viti 1992, kur Shqipëria ishte me zero rezervë valutore, sot prania e tepërt e euros është problemi, kështu që krijimi i një rezerve tjetër, (përveç asaj që BSH ka) për të ruajtur kursin e këmbimit nuk ngjan e vështirë.

Kursi i lirë luhatës është zgjidhje shumë e mirë për çdo vend dhe shumë ekonomistë mendojnë se kostot e këtij kursi janë ku e ku më të ulëta se sa përfitimet, si sa i përket zhvillimit ekonomik ashtu edhe sa i përket mbrojtjes që kursi i lirë u jep qytetarëve nga qeveritë e papërgjegjshme.

Vetëm se situata konkrete nuk duket e përkohshme dhe, për shkak se vijon prej vitesh, pa zgjidhje në rrugë tregtare tani për tani, rrezikon ta kthejë Shqipërinë në një rezervat natyror për kontinentin, të zbrazur nga njerëzit, të cilët, (jo për shkak të vetëm kursit të këmbimit, sepse keqqeverisja është shkaktare ku e ku më e madhe e bërjes së vendit të pajetueshëm, por në një farë mase edhe për shkak të kursit të këmbimit), zgjedhin të punojnë kamerierë në Greqi në vend që të punojnë në Shqipëri, zgjedhin të vjelin ullinjtë nën pronësinë e të tjerëve në vend që të vjelin ullinjtë e vet. Kursi i këmbimit po e bën qumështin italian pothuajse po aq të lirë sa qumështin shqiptar. Djathi feta i sjellë nga Greqia konkurron në çmim, ndonëse jo në cilësi, djathin që normalisht duhej t’i siguronte jetesë të mirë blegtorëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, alternativa e ndryshimit të regjimit të kursit të këmbimit nuk ka pse të jetë tabu.

Etiketa: BankatBullgariaDollariekonomiEkonomiaEuroEvropaForcimi i lekutGreqiGreqiaKandidateKeqqeverisjaKroaciaKursiLeje ndërtimiMakinaMaqedoniaOpozitaParaPoloniaQeveriaRamarezervat natyrorRritja ekonomikeSHshqipShqipëriShqipëriaTregvariantVendimzhvillim
I mëparshmi

“Dhurimi” i një fëmije në Shqipërinë e shekullit të 20-të

Tjetri

Klosi, tradicionalisht i djathtë, por rezultati është ngushtuar

Tjetri
Klosi, tradicionalisht i djathtë, por rezultati është ngushtuar

Klosi, tradicionalisht i djathtë, por rezultati është ngushtuar

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.