AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Klosi, tradicionalisht i djathtë, por rezultati është ngushtuar

Socialistët garojnë për herë të dytë me mjeken Valbona Kola përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, një ish-deputet që më 2019 pati kandiduar si i pavarur.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:33 | 30/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Lajme
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e Klosit në zonën e Matit ka votuar opozitën e djathtë me rezultat të konsiderueshëm prej kohësh. Ajo ishte nga të paktat bashki që mbeti në duart e demokratëve në vitin 2015, kur koalicioni PS+LSI, zyrtarisht i njohur si Aleanca për Shqipërinë Europiane, fitoi shumicën dërrmuese të votave dhe bashkive në ato zgjedhje. Kandidatja e këtij koalicioni, Valbona Kola, një mjeke, humbi përballë kandidatit të PD-së, Basir Çupa me rezultatin 55% me 44%.

Socialistët kanë vendosur të garojnë sërish Valbona Kolën në zgjedhjet e 14 majit 2023, kësaj here përballë ish-deputetit dhe ish-kandidatit për kryetar, Bedri Hoxha. Hoxha garoi në zgjedhjet e vitit 2019 si kandidat i pavarur dhe humbi, duke marrë 32% të votave përballë kandidatit të PS-së, Ilmi Hoxha.

Pasja nën kontroll të bashkisë, e cila, më vete numëron një administratë prej 230 vetësh, nuk  e ndihmoi dot PS-në as në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ata humbën me 176 vota diferencë përballë koalicionit aktual opozitar, të përfaqësuar nën siglën Bashkë Fitojmë.

Siç shihet, e djathta vijon të ketë avantazh në këtë bashki, por largimi i popullsisë dhe rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje e ka gërryer avantazhin e saj. Kandidatët socialistë për kryebashkiak e kryekomunarë patën marrë sëbashku 3700 vota në zgjedhjet e vitit 2011. Socialistët morën vetëm 8 vota më pak në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Demokratët dhe LSI morën 3900 vota në zgjedhjet parlamentare të 2021 ndërsa patën marrë më 2011 4700 vota. (Demokratët dhe LSI garuan në koalicion të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2011 pasi ishin në koalicion të përbashkët në qeverinë qendrore). Pjesëmarrja në votime mes dy zgjedhjeve, pra mes vitit 2011 dhe 2021, ka rënë në territorin e kësaj bashkie me gati 1200 vota, por këto votat e të larguarve duket se kanë tendencën të kenë qenë mbështetës së opozitës dhe jo të maxhorancës.

Bashkia Klos përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: qyteti i Klosit dhe ish-komunat: Xibër, Suç dhe Gurrë. Bashkia shtrihet përgjatë lumit Mat në një territor kodrinor dhe malor. Ajo ka një sipërfaqe prej 357 kilometrash katrore. Bashkia është lidhur së fundmi me Tiranën me një rrugë të shkurtër, e cila kalon përmes Qafës së Murrizit.

Klosi është një qytezë e ndërtuar si pjesë e industrisë së kromit dhe të bakrit në kohën e Komunizmit.

Etiketa: AdministrativebashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia Vorëe djathtakandidatëtKryebashkiakkryetarLSIMatPDPSPushteti vendorSHshqipTiranëValbonaVotazgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Çfarë alternativash ka ndaj forcimit të lekut?

Tjetri

Shkodra, socialistët tentojnë sërish në bashkinë që nuk i ka pranuar asnjëherë

Tjetri
Shkodra, socialistët tentojnë sërish në bashkinë që nuk i ka pranuar asnjëherë

Shkodra, socialistët tentojnë sërish në bashkinë që nuk i ka pranuar asnjëherë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.