AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkodra, socialistët tentojnë sërish në bashkinë që nuk i ka pranuar asnjëherë

Partia Socialiste është refuzuar gjithmonë në Shkodër, në atë që Edi Rama e quajti “votë kundër”. Ata tentojnë sërish më 14 maj me Benet Becin përballë Bardh Spahisë, pavarësisht se rezultatet zgjedhore në të shkuarën japin jashtëzakonisht shumë pak shanse.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:41 | 30/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Demokratët e kanë qeverisur bashkinë e Shkodrës gjithmonë që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistët e humbën shansin që ta marrin edhe në vitin 2019, kur nuk pati kundërshtar nga ana tjetër. Ata e humbën, pasi kandidati i tyre, Valdrin Pjetri, u zbulua si person i dënuar për trafik droge në të shkuarën, pak para se të mund të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, post që i mbeti kryebashkiakes së mëparshme demokrate Voltana Ademi.

Socialistët humbën shansin për të qeverisur Shkodrën edhe në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë.

Gati 170 mijë votues janë thirrur për të zgjedhur kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak në bashkinë e katërt më të madhe në vend më 14 maj 2023. Ata do të zgjedhin mes kryebashkiakut aktual Bardh Spahia, i cili i përket koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Benet Becit të Partisë Socialiste.

Bardh Spahia, 47 vjeç, ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ndërsa ai vetë është zgjedhur për herë të parë deputet në vitin 2017, ndërsa në vitin 2021 garoi në pozicion humbës, u rendit i pari mes kandidatëve demokratë me 7200 vota pëlqyese por nuk e theu dot herësin.*

Benet Beci ka shërbyer si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për më shumë se një dekadë para se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste. Ai është zgjedhur deputet më 2021 në qarkun Shkodër. Përballja e tyre më 2021 është një tregues më vete.

Të dy arritën të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm votash pëlqyese. Spahia fitoi 7200 vota pëlqyese, ndërsa Beci fitoi 6131 vota pëlqyese, gati 20% të të gjithë votave të socialistëve në qark.

Gara duket e fortë dhe Beci dukshëm po shfrytëzon pushtetin qendror për të bindur shkodranët se një kandidat i qeverisë u jep atyre në çdo rast, më shumë investime publike se sa një kandidat i opozitës. Vetëm se një propozim i tillë oportunist nuk duket se ketë funksionuar përballë shkodranëve në të shkuarën, kështu që mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë kësaj here. Për shembull, në vitin 2015, kur Partia Socialiste hyri në garë me pushtetin qendror dhe në aleancë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kandidatja e saj Keti Bazhdari mori vetëm 41% të votave përkundrejt 56% të fituara nga Voltana Ademi. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019, socialistët arritën të mobilizojnë vetëm 10% të votave, rezultati më i keq që patën në përpjekjen e tyre për të bindur qytetarët të votonin në zgjedhje pa garë.

Shkodra është një bashki komplekse. Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi, arriti të sigurojë dy mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit parlamentare. Doshi, i cili është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shprehur mbështetjen e tij për Benet Becin ndërsa ka shtruar iftar me kandidatin socialist për bashkinë e Vaut të Dejës. Me pak fjalë, Doshi ka një aleancë të pashpallur me socialistët, kryetari i të cilëve thotë se nuk bashkëpunon me non-gratat e opozitës, pra me kryebashkiakët e Berishës për këtë arsye.

Doshi duket se ka një makineri politike të fuqishme në Shkodër, e cila arriti me efikasitet të lartë të grumbullojë 9,800 vota në zgjedhjet e vitit 2021. Por duket e pagjasë që kjo të mjaftojë për të sjellë socialistët në pushtet në këtë bashki për herë të parë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PSD-ja e Doshit dhe PS-ja e Ramës morën sëbashku në territorin e Bashkisë Shkodër më pak se 26 mijë vota. Rezultati i tyre bashkë ishte në fakt pa ndonjë përmirësim të dukshëm edhe në krahasim me rezultatin që PS ka arritur në të shkuarën në këtë bashki. Përkundër kësaj, demokratët arritën të mbledhin edhe më shumë vota se sa në të shkuarën. Ata fituan 55% të votave, një rezultat mëse i mjaftueshëm për t’i dhënë optimizëm për zgjedhjet e 14 majit.

Numri i votuesve të regjistruar në Shkodër është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin 2011, në qytet dhe në komunat përbërëse të bashkisë së re kishte 150 mijë votues ndërsa në 14 maj në lista gjenden gati 170 mijë votues. Si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, numri i votave të hedhura nuk e ka ndjekur numrin e votuesve, duke sugjeruar, ose zhgënjim dhe mospjesëmarrje në zgjedhje, ose emigrim. Numri i votuesve në Shkodër është rritur nga 64 mijë në vitin 2011, në 69 mijë më 2021. Nga këto 5 mijë vota shtesë, demokratët kanë kapur 4,700 vota ndërsa socialistët, pjesën e mbetur.

Bashkia e Shkodrës ka 51 anëtarë të këshillit bashkiak. Në garë janë 12 parti me 625 kandidatë.

Bashkia e Shkodrës shtrihet në një territor të ngushtë dhe të gjatë prej 872 kilometrash nga bregdeti i Velipojës në Adriatik deri në Alpet e Shqipërisë në Theth. Bashkia e re e Shkodrës kanë përbërjen e saj 11 njësi administrative, të cilat janë: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh dhe Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra.

Një bashki me burime natyrore të jashtëzakonshme, Shkodra gjendet mes tre lumenjve, Drin, Bunë dhe Kir si dhe liqenit të Shkodrës. Ajo ka njëkohësisht resurse natyrore për turizëm detar dhe turizëm të natyrës krahas turizmit të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Industria konsiston përgjithësisht në industrinë fason, prodhim veshjesh dhe këpucësh me materjal të sjellë nga importi dhe me destinacion porositësin si dhe në industrinë ushqimore si prodhimi i vezëve. Zona fushore e nën-Shkodrës është një tokë pjellore ndërsa në pjesën e sipërme, ku toka është jo aq e pasur, përgjatë viteve të fundit është zhvilluar bujqësia e bimëve medicinale dhe e rrushit për verë, krahas kultivimit tradicional të duhanit.

Shkodra është zonë e njohur për praninë e grupeve të ndryshme kriminale, të cilat prej vitesh shpesh angazhohen në fushatat elektorale të partive të ndryshme.

*Ky shkrim u amendua më 3 maj për të korrigjuar faktin që Bardh Spahia nuk i zgjodh deputet në vitin 2021. Kërkojmë ndjesë për pasaktësinë.

Etiketa: ademiAdministrativeAdriatikAli SpahiaBardh SpahiabashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBenet BecibregdetidemokrateDepartamenti Amerikan i ShtetitdeputetDrogefasoninvestimekryetarMjekmjekënon grataOpozitaParaPartiaPartia SocialistePjetriprodhimPSPSDPushteti vendorSHShkodërshqipTom DoshiTrafikTrafik DrogeValdrin PjetriVoltana AdemiVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Klosi, tradicionalisht i djathtë, por rezultati është ngushtuar

Tjetri

Berisha punëson lobues “pro bono” në Uashington

Tjetri
Berisha mbetet pa vulë, opozita hyn e ndarë në zgjedhje

Berisha punëson lobues “pro bono” në Uashington

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.