AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Berisha punëson lobues “pro bono” në Uashington

Një kompani amerikane lobimi bëri të ditur se ka vendosur të ofrojë shërbim falas për ish-kryeministrin e emërtuar nga Departamenti i Shtetit si “i përfshirë në korrupsion madhor”. Synimi i kontratës është “advokimi i këndvështrimit të klientit mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, ndërsa emërtimi i Berishës si i korruptuar nuk përmendet.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i opozitës Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë më 3 mars 2023. Foto: LSA

Ish-kryeministri Sali Berisha lidhi një kontratë lobimi me kompaninë Prime Policy Group për të advokuar për llogari të tij pranë qeverisë amerikane në Uashington, një shërbim që kompania pranoi ta kryejë “pro bono”, pra, pa pagesë.

Berisha, i cili u emërtua si “person i përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021, vendim që përfshin ndalimin e hyrjes së tij dhe të familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, pretendon se është viktimë e lobimit në SHBA të kundërshtarit të tij politik Edi Rama.

Prime Policy Group është një kompani e madhe lobimi me dhjetëra klientë dhe prezanton si kartë të fortë të vetën aftësinë për të punuar me të dy krahët e politikës amerikane, Republikanët dhe Demokratët.

Gjithsesi, problemi kryesor i Berishës, emërtimi nga Departamenti i Shtetit, gjë që në Tiranë është bërë togfjalësh politik “non grata”, duket se nuk preket drejtpërsëdrejti në kontratën e lobimit.

Sipas kontratës, shërbimi konsiston në: “advokimin për këndvështrimet e klientit mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet rajonale në Ballkan.”

Disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë janë emërtuar “të përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe nga Departamenti Amerikan i Thesarit, si pjesë e politikës së SHBA-së për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit në botë.

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla mori një dekoratë të tillë në vitin 2018. Ai shpenzoi dhjetë mijë dollarë më vonë për një kompani ligjore në SHBA në përpjekje për të luftuar emërtimin.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pasoi në vitin 2019.

Politikani nga Shkodra Tom Doshi, aktualisht drejtues i Partisë Socialdemokrate dhe një mbështetës i hapur i socialistëve të kryeministrit Edi Rama, u sanksionua në vitin 2018 ndërsa në prill të vitit 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara emërtoi dhe sanksionoi biznesmenin politikan nga Elbasani Aqif Rakipi për korrupsion dhe përfshirje në struktura të krimit të organizuar në Elbasan dhe në Tiranë.

Pasi u “emërtua” nga Departamenti i Shtetit, Berisha u rikthye në politikë aktive dhe aktualisht është drejtuesi de-facto i grupimit kryesor opozitar që garon në zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 majit.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë një fushatë personale, duke i kërkuar qytetarëve të mos votojnë opozitën pikërisht për shkak se Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga amerikanët, por ndërkohë, kjo nuk e ka ndaluar Tom Doshin të shprehë mbështetjen e tij të hapur për socialistët ndërsa së paku një kandidat socialist për zgjedhje është shfaqur duke shtruar iftar elektoral krahas Doshit.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAqif RakipiBallkanDakoDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti amerikan i ThesaritDepartamenti i ShtetitEdi RamaelbasanKorrupsionkorrupsion madhorKryeministri Edi RamaLobiminon grataProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëRamaSali BerishaSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraTom DoshiVangjush DakoVendimzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Mati, garë e hapur mes demokratëve dhe socialistëve

Mati, garë e hapur mes demokratëve dhe socialistëve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.