AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ amniston Ramën për shpërblimin e pensionistëve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të premten që të pushojë hetimin administrativ ndaj Këshillit të Ministrave lidhur me shpërblimin prej 5 mijë lekësh për pensionistët në prag të zgjedhjeve lokale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:58 | 05/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

“Nuk jemi në kushtet e shkeljes së Kodit Zgjedhor, për më tepër që në rastin konkret flitet për një vendimmarrje për të cilën fondet janë përcaktuar në ligjin për buxhetin dhe programin buxhetor të qeverisë,” tha Celibashi, duke lajmëruar pushimin e shqyrtimit administrativ për kërkesën për sanksion ndaj Këshillit të Ministrave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Qeveria vendosi të akordonte në fund të muajit prill një shpërblim prej 5 mijë lekësh për të gjithë pensionistët, pavarësisht qëndrimit të disa organizatave se kjo sjellje binte ndesh me Kodin Zgjedhor dhe po përdorej për të ndikuar zgjedhjet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Denoncimi pranë KQZ-së u bë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila kërkoi marrje të masës administrative ndaj qeverisë për shkelje të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në fushatë elektorale.

Në një mbledhje të mëparshme, Këshilli i Ministrave argumentoi se akti ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe se nuk binte në kushtërshtim me asnjë prej pikave të tij dhe se vendimi ishte planifikuar në planin buxhetor të qeverisë.

Këshilli i Ministrave solli si provë relacionin shoqërues të vendimmarrjes, ku  thuhet se efekti financiar është parashikuar në buxhetin e qeverisë për vitin 2023.

Ndërsa hetimi administrativ i KQZ-së doli në konstatimin se “Kodi Zgjedhor nuk ka ndalim specifik për miratimin e akteve për kategori të caktuara të popullsisë në rastin e zgjedhjeve vendore”.

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.

Etiketa: AdministrativeEdi RamaKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKodi ZgjedhorKQZLigjMASMbledhjendalimPartiapensionistëQëndresa QytetareQeveriaSHshqipShqipëriVendimiZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Faqet e ministrive dhe bashkive përdoren për propagandë elektorale

Tjetri

‘Akt1visti’ lë në baltë Erion Veliajn në betejën virtuale për Tiranën

Tjetri
‘Akt1visti’ lë në baltë Erion Veliajn në betejën virtuale për Tiranën

‘Akt1visti’ lë në baltë Erion Veliajn në betejën virtuale për Tiranën

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.