AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Faqet e ministrive dhe bashkive përdoren për propagandë elektorale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi urdhëroi të premten heqjen e të gjitha postimeve me slogane elektorale nga faqet e institucioneve publike, duke e konsideruar këtë përdorim të aseteve publike për qëllime elektorale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:32 | 05/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: LSA.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi urdhëroi të premten heqjen e postimeve dhe përdorimin e hashtagëve me slogane politike nga faqet zyrtare në rrjetet sociale të ministrive, bashkive dhe çdo institucioni shtetëror dhe propozoi sanksione për personat përgjegjës.

“Udhërojmë të hiqen të gjitha postimet që përmbajnë slogane elektorale,” tha ai.

Urdhëri i Komisionerit mori shkas nga denoncimet e organizatës KRIIK që monitoron procesin zgjedhor, sipas së cilës ishin konstatuar postime të shoqëruara me hashtag-e me sloganë elektoralë të Partisë Socialiste, “ska kohë për pushim” dhe ‘Shqipëria e ardhmja jonë” dhe përdorimi i faqes zyrtare të bashkisë Kamëz për të reklamuar fushatën e kandidatit socialist për bashkinë.

Ndërkohë, KQZ po shqyrton denoncime të tjera me të njëjtin objekt, ku kjo organizatë ka konstatuar se faqet zyrtare të ministrive, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë shtetërore po përdorin edhe sloganet e fushatës “ #VetëmPërpara #kurrëmëmbrapa” që identifikohen direkt me Partinë Socialiste.

“Këto slogane shoqërojnë thuajse çdo postim, pavarësisht se ato janë me natyrë institucionale, në faqet zyrtare në rrjetin social Facebook të Kryeministrit, Ministrave, Deputetëve, Kryetarëve të Bashkive, etj., të cilët kanë llogari aktive në rrjetet sociale,” thuhet në denoncim.

Sipas KRIIK, përdorimi i tyre nga institucionet publike dhe drejtuesit e tyre në faqet zyrtare në Facebook, përbën shpërdorim të autoritetit shtetëror si dhe përdorim të aseteve publike për qëllime elektorale.

Denoncimi i referohej postimeve në disa faqe zyrtare në Facebook, të tilla si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministria e Brendshme, Ministria e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në faqet e të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar.

Administrata e KQZ-së konfirmoi se përdorimi i sloganeve të ndryshme politike që identifikoheshin me Partinë Socialiste ishte konstatuar nga verifikimi i rrjeteve sociale të këtyre institucioneve.

Në një urdhër të mëparshëm, Celibashi u kërkonte krerëve të institucioneve publike që të mos përdorin faqet zyrtare për shpërndarje politike, ndërsa i cilësoi  “personale” faqet e ministrave dhe titullarëve të tjerë.

Por KRIIK i kërkoi komisionerit që t’i trajtojë këto faqe si faqe zyrtare të ministrave me pretendimin se “nuk janë profile private, të mbyllura, por janë faqe ‘page’ publike si persona publikë për hir të funksionit shteteror që mbajnë”.

Në proces hetimi administrativ në KQZ është një tjetër denoncim i kësaj organizate për Agjencinë për Media dhe Informim (MIA), një institucion në varësi të Kryeministrisë, e cila i shoqërohen me slogane politikë të Partisë Socialiste postimet në faqen zyrtare në Facebook dhe se ka postuar gjithashtu  një aktivitet elektoral të kësaj partie, me praninë e Kryeministrit Rama.

Etiketa: AdministrataDenoncimdeputetFacebookIlirian CelibashiKamëzKomisioneriKQZKRIIKkryetarMediaMinistria e BrendshmeMinistria e FinancaveMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMinistrisë për Evropën dhe Punët e JashtmeMjedisitPartisë SocialistepostimePunëRamaRrjetet socialesanksioneSHshqipShqipëria
I mëparshmi

Domino dhe zhgënjim: Elbasani i pret zgjedhjet pa shpresë te politika

Tjetri

KQZ amniston Ramën për shpërblimin e pensionistëve

Tjetri
Ekonomistët e cilësojnë “jorealist” zotimin për “pagat e reja” të kryeministrit Rama

KQZ amniston Ramën për shpërblimin e pensionistëve

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.