Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Ndryshimet klimatike dhe ndotësit kryesorë

Sado joshëse është të mbështetemi te multilateralizmi për të zgjidhur një problem të përbashkët global siç janë ndryshimet klimatike, bota thjesht nuk ka kohë për një qasje të tillë. Një strategji shumë më pragmatike dhe efikase është përqendrimi te ndotësit më të mëdhenj që kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në emetimet totale të gazrave serrë.

Pinelopi Koujianou GoldbergNgaPinelopi Koujianou Goldberg
12:26 | 22/05/2023
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Ndryshimet klimatike dhe ndotësit kryesorë

Foto ilustruese: Pixabay.

Share on FacebookShare on Twitter

Tani që gënjeshtrat dhe konfuzioni i mohimit të klimës më në fund janë heshtur, adresimi i ndryshimeve klimatike është bërë prioriteti kryesor i botës. Por koha në dispozicion po mbaron dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se çdo vonesë e mëtejshme në zbatimin e politikave për të zbutur ngrohjen globale thjesht do të rrisë koston ekonomike të tranzicionit në një ekonomi me emetime të ulëta. Më keq akoma, na mungon ende një strategji konkrete, pragmatike për trajtimin e problemit. Megjithëse ekonomistët kanë argumentuar fuqishëm se pse taksat e karbonit janë zgjidhja më e mirë, ky opsion ka rezultuar i pamundur politikisht, të paktën në ato vende që kanë disa nga emetimet më të larta (domethënë, Shtetet e Bashkuara).

Komentuesit kanë theksuar gjithashtu se ndryshimet klimatike janë një problem i përbashkët që përfshin eksternalitete të rëndësishme ndërkufitare që duhet të adresohen përmes një qasjeje shumëpalëshe ndaj koordinimit global. Por, ashtu si me taksën karbonit, edhe ky argument ka rënë në vesh të shurdhër. Dhe, duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike dhe fragmentimin në rritje të ekonomisë globale, ka pak shpresë që mesazhi të arrijë rezultatin e dëshiruar.

Duke u angazhuar për të ndihmuar ekonomitë në zhvillim ndërsa ato përballen me ndryshimet klimatike, Banka Botërore e gjen veten të kufizuar nga modeli i bazuar në vend që qëndron në themel të operacioneve të saj financuese. Ajo po peshon me zell opsionet e saj dhe po shqyrton se si mund të koordinojë financimin e lidhur me klimën përtej kufijve. Por, ndërkohë që përpjekje të tilla janë dashamirëse dhe në përputhje me frymën e multilateralizmit, ato në mënyrë të pashmangshme do të vonojnë veprimin konkret. Financimi i Bankës Botërore do të duhet të ristrukturohet plotësisht dhe koordinimi i veprimeve në shumë vende që kanë burime të kufizuara financiare dhe shpesh interesa konfliktuale duket një detyrë e pamundur. Për shembull, ndërsa disa ekonomi në zhvillim janë të pasura me lëndë djegëse fosile, disa të tjera janë të uritura për burime energjie.

Duke pasur parasysh këto kufizime, pragmatizmi dikton fokusimin te ndotësit më të mëdhenj. Emetimet globale të dioksidit të karbonit janë të përqendruara vetëm në një pjesë të vogël të vendeve dhe rajoneve. Kina, SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Rusia së bashku përbëjnë 63% të totalit dhe asnjë nga këta ndotës kryesorë nuk është vend me të ardhura të ulëta. Kina, më e varfra e grupit, përbën rreth 30% të të gjitha emetimeve, duke e bërë atë ndotësin më të madh aktual në botë në terma absolutë. Por qeveria e saj po ndërmerr hapa për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së gjelbër – një strategji fituese, duke pasur parasysh bollëkun e metaleve të rralla të tokës që ka ky vend.

India, emetuesi i tretë më i madh, aktualisht përbën afërsisht 7% të emetimeve globale të CO2, dhe madhësia dhe trajektorja e rritjes së emetimeve nënkuptojnë se ajo mund t’ia kalojë lehtësisht Kinës si ndotësi kryesor. Në fakt, kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendet në zhvillim që të ulin emetimet e tyre të dioksidit të karbonit, progres i konsiderueshëm mund të arrihet thjesht duke synuar vetëm Indinë. Avantazhi i madh i kësaj strategjie është se ajo do të shmangte paralizën e lidhur me përpjekjet për të adoptuar një qasje shumëpalëshe në një botë gjithnjë e më të fragmentuar.

Kjo nuk do të thotë që ne duhet të shmangim projektet që synojnë zbutjen ose përshtatjen e klimës në vende të tjera. Por nuk do të kemi nevojë të presim derisa të gjithë të jenë në një mendje përpara se të bëjmë diçka. Ata që këmbëngulin në një qasje shumëpalëshe duhet të mësojnë nga përvoja e institucionit përfundimtar shumëpalësh: Organizatës Botërore të Tregtisë. Kërkesa e saj që çdo dispozitë e vetme në çdo marrëveshje shumëpalëshe të fitojë mbështetje unanime e ka lënë atë gjithnjë e më të paralizuar, duke nxitur kërkesat për reforma institucionale.

Sigurisht, India nuk është objektiv që realizohet lehtë. Ajo është e pasur me qymyr dhe ka pak nxitje (përveç shëndetit të qytetarëve të saj) për të përshpejtuar kalimin drejt energjisë së gjelbër. Kur fokusohemi tek India, do të na duhet të përdorim shpërblimin, jo ndëshkimin.

Meqenëse ndëshkimi në përgjithësi merr formën e presionit për të zbatuar taksimin e karbonit, ai është një dështim. Një taksë do të ishte joefikase, sepse do të nxiste opozitë masive të brendshme (siç ka qenë rasti në SHBA). Do të ishte gjithashtu moralisht e kundërshtueshme, sepse është e padrejtë t’i kërkohet një vendi me të ardhura të ulëta të mesme të mbajë barrën e reduktimit të emetimeve të CO2 kur vendet e pasura (si SHBA-ja) nuk kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë. Për më tepër, edhe nëse Kina dhe India janë tani dy nga ndotësit më të mëdhenj të botës, ato mbajnë pak përgjegjësi për të kaluarën, emetimet kumulative që çuan në krizën klimatike aktuale.

Kështu që mbetet shpërblimi, i cili do të vinte në formën e stimujve tatimorë ose subvencioneve për të mbështetur energjinë e gjelbër. Kur kombinohen me politika të tjera, këto mund t’i lehtësojnë firmat që të përshtaten me standardet më të larta mjedisore. Por politika të tilla janë të shtrenjta, që do të thotë se trajtimi i ndryshimeve klimatike do të kërkojë që vendet më të pasura të ndihmojnë në financimin e tyre. Pavarësisht nëse India bëhet apo jo Kina e re, mundemi ende të garantojmë që ajo të mos bëhet ndotësi i ri i madh.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Climate Elephants in the Room

Etiketa: BEdioksid karboniemetimeenergji e gjelbërFMNgazra serrëIndiJaponiKinendryshime klimatikeOBTRusiSHBA
Tjetri
KLP dëgjon mes debateve kandidatët për kreun e prokurorisë së Fierit

KLP dëgjon mes debateve kandidatët për kreun e prokurorisë së Fierit

Më të lexuarat

Ndryshimet klimatike dhe ndotësit kryesorë

Ndryshimet klimatike dhe ndotësit kryesorë

12:26 | 22/05/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.