AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP dëgjon mes debateve kandidatët për kreun e prokurorisë së Fierit

Prokurorët Elida Hoxhaj, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli, që garojnë për postin e drejtuesit të prokurorisë së Fierit premtuan të bënin më të hapur prokurorinë dhe të fitonin besimin e publikut. KLP shtyu pas debateve procedurale pikëzimin dhe vendimmarrjen. 

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre kandidatët para KLP. Nga e djathta e ekrnait Elion Mustafaj, Elida Hoxhaj dhe Suela Beluli. Foto:BIRN

Tre prokurorë që garojnë për vendin e drejtuesit në prokurorinë e Fierit, e bashkuar së fundmi me atë të Lushnjes, prezantuan një situatë apokaliptike para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa folën për mbi 2400 dosje të mbartura, numër të kufizuar prokurorësh, mungesë hapësire dhe probleme organizimi. Prokurorët Elida Hoxhaj, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli garojnë për postin e drejtuesit të prokurorisë së Fierit, shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por para se të niste intervistimi i prokurorëve, KLP u përfshi për një orë në debate të ashpra mes anëtarëve, për procedurën dhe mënyrën e trajtimit të dy kërkesave që kërkonin shtyrje të seancës. Kërkesa e parë vinte nga prokurorja në garë Elida Hoxhaj, që kërkonte marrjen parasysh të një dokumenti që ajo e kishte siguruar me vonesë. E dyta nga një prokuror që ishte skualifikuar dhe që kërkonte shtyrjen e seancës deri në vendim të gjykatës.

Shumica dërrmuese e KLP-së, 9 anëtarë, i kundërshtuan kërkesat duke referuar faktin se plotësimi i dokumentacionit bëhej në një afat të caktuar dhe se KLP nuk mund të tërhiqej nga vendimmarrja e mëparshme.

Por anëtarja Nurihan Seiti dhe kryetari i KLP, Alfred Balla këmbëngulën që kërkesat të merreshin parasysh. Seiti disa herë iu drejtua Këshillit, duke pasur kryesisht në vëmendje kërkesën e prokurores Hoxhaj, ajo kërkoi mirëkuptimin për pamundësinë objekive të dorëzimit të dokumentit. “E keni kolege, është magjistrate,” përsëriti ajo disa herë.

Por kur pjesa tjetër arsyetoi shkurt se afati për plotësim dokumentacioni kishte kaluar dhe se dosjet nuk plotësoheshin në tejkalim të afatit, mes Seitit dhe prokurorit Bujar Sheshi pati debate të ashpra. “Nuk është tallava këtu,” tha Sheshi në përgjigje të këmbënguljes së Seitit. Kjo e fundit e konsideroi fyese gjuhën. “Çfarë është ky fjalor me tallava,” tha ajo. Ndërsa të dy palët iu drejtuan njëri tjetrit me tone të larta dhe kërkesa për të ulur zërin.

Kur shtyrja u refuzua me votë, KLP dëgjoi fillimisht Elida Hoxhajn, që deri sëfundmi kryente detyrën e komanduar në Prokurorinë e Apelit Vlorë.  Hoxhaj premtoi një organizim më të mirë të prokurorisë. Ajo vuri në dukje eksperiencën e gjatë në këtë prokurori dhe njohjen me problematikat e saj. Ajo shtoi se kandidatët e tjerë nuk i plotësonin kriteret, por nuk tha se çfarë kriteresh. Po ashtu ajo këmbënguli për një prokurori që ndërmerrte më shumë hetime kryesisht. Hoxhaj po ashtu tha se do të synonte një prokurori më të hapur me publikun. Ajo vuri theksin te promovimi publik i punës së prokurorëve për të rritur besimin te publiku.

Elion Mustafaj, i cili vinte nga prokuroria e Lushnjes, dhe që nga ana e tij theksoi ngarkesën e madhe në dosje të prokurorëve dhe vuri në dukje nevojën për një organizim më të mirë të punës. Ai theksoi se do të bashkëpunonte me kolegët, policinë dhe institucionet për efikasitet më të madh të punës së prokurorisë, ndërsa tha se kërkohej edhe ndihma e KLP-së.

Njëlloj si pararendësja edhe Mustafaj i kushtoi vëmendje të veçantë hapjes së prokurorisë me publikun. Më shumë se Hoxhaj ai premtoi që publiku të njihej si me arritjet ashtu edhe me dështimet e prokurorisë, ndërsa tha se prokurorit për mediat dhe një oficeri të policisë gjyqësore do t’i jepej detyrë të ndigjte publikimet për të vlerësuar nisjen e çështjeve kryesisht nëse do të ishte ai rasti.

Prokurorja Suela Beluli e fokusoi prezantimin te organizimi i punës brenda prokurorisë. Ajo foli pë mungesë regjistrash dhe për moskordinim të punëve, duke sjellë më pas që dosjet të vonoheshin apo zvarriteshin. Ajo premtoi një menaxhim më të drejtë të çështjeve.

Beluli po asht premtoi angazhim më të madh me publikun, ndërsa tha se do këmbëngulte që prokurorët të nisnin më shumë çështje kryesisht sidomos sa i përket krimeve mjedisore. Beluli vuri në dukje se hetime të tilla kërkonin angazhim të shumë institucioneve, por tha se qarku i Fierit ishte i prekur nga kjo problematikë.

Anëtarët e KLP-së që bënë kryesisht komente të gjata lavdëruese për prezantimet, me një farë ndarje preferenciale për kandidatët, nuk e pritën me entuziazëm premtimin e kandidatëve për hapje me publikun. Prokurorja Ledina Riza tha duke iu drejtuar Mustafajt se rritja e besimit te publiku bëhet me “vepra dhe jo me fjalë”, ndërsa vuri në dukje se rregullat e komunikimit me mediat ishin të përcaktuara.

Në fund KLP, edhe pse nuk u votuar arriti në një dakordësi për të rifilluar seancën të martën në orën 9.00, ku do të njoftohet pikëzimi i kandidatëve dhe më pas votohet për drejtuesin e ri.

KLP ka ndjekur të njëjtën skemë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaccme, SPAK, por ndryshe nga ai rast zgjedhja e drejtuesve të prokurorive në rrethe nuk ka pasur interes. Kjo është hera e parë që në Këshill ka tre kandidatë për një pozicion. Për prokuroritë e Tiranës dhe Elbasanit, gara ka qenë vetëm me një kandidat.

Etiketa: Alfred BallaBujar SheshidebatedosjeelbasanElida HoxhajElion MustafajEloida GoxhiEsmeralda Cami.FierGjykatëGjykatësGjyqhetimekandidatëtKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPLedina RizaMirela P. BogdanindarjeNurihan SeitiParaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit FierPunëSHShtyrjeSokol StojaniSPAKSuela BeluliTartar BazajTiranëVendimZeqir Hoda
Tjetri
‘Faji i mbetet viktimës’; aksidentet në punë të nënraportuara në Shqipëri

Dy punëtorë ndërtimi janë vrarë në pesë ditët e fundit në Tiranë dhe Vlorë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.