AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

E investuar siç pati deklaruar për një garë “të pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”, ambasadorja amerikane ndoqi nga afër votimin e Altin Dumanit si kreu i ri  i SPAK ndërsa vlerësoi procesin. Ndërkohë shumica qeverisëse dhe opozita dolën me qëndrime të ndryshme pas përzgjedhjes.  

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KLP gjatë seancës dëgjimore. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Gjatë një mbledhje plenare maratonë që zgjati afro gjashtë orë të premten më 16 dhjetor 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit.

Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm.

Vota i dha fund disa javëve me spekulime, që filluan në fund të nëntorit kur ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vuri alarmin për përpjekje për një garë “të pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”.

Kim nuk përmendi askënd në akuzat e saj, por gishtat u drejtuan ndaj shumicës qeverisëse sidomos pasi Ministria e Jashtme njoftoi në Twitterin e saj fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores një procedurë që kryhet në Uashington e jo në Tiranë, e që u lexua nga disa analistë si mesazh për anëtarë të KLP-së.

Por pas përfundimit të votimit ambasada lëshoi një deklaratë që vlerësonte procesin. “Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës, i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore”, thuhej në deklaratë.

Kryeministri, i cili i mohoi akuzat për ndikim në proces dhe i cilësoi si thashetheme, u shfaq po ashtu i dakordësuar me zgjedhjen. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!”, shkroi Rama, pas votimit.

Në krahun tjetër pjesa e Partisë Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pati paralajmëruar paraditen e të premtes fitoren e një kandidati tjetër, të zgjedhur sipas Berishës prej kryeministrit, e cilësoi garën sërish të ndotur dhe SPAK “një seksion të Partisë Socialiste”.

Ndërkohë Gazmend Bardhi, deputet i pjesës së Partisë Demokratike të ndarë nga Berisha, ishte më neutral në qëndrim. Ai bëri thirrje që SPAK të mbështetej për të qëndruar “jashtë kontrollit të politikës”, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit ishte e vetmja shpresë për shqiptarët.

Prokurori Altin Dumani në KLP: Foto Nensi Bogdani/BIRN

Platformat

Nën këtë frymë u zhvillua mbledhja plenare e KLP-së të premten. Ajo u transmetua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë Këshilli, si dhe u lejuan të ishin të pranishëm përfaqësuesit e mediave dhe vëzhguesit ndërkombëtar të EURALIUS dhe OBDAT. Rreth mesditës mbërriti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi deri në momentin e përfundimit të votimit për kreun e ri të SPAK.

KLP kishte njoftuar se kriteret bazë mbi të cilat u vlerësuan tre kandidatët e që kishin të bënin me aftësitë e spikatura në rolin drejtues; ato profesionale në cilësinë e prokurorit; aftësitë menaxheriale e organizative si dhe vizionin dhe objektivat e tyre nëse do të zgjidheshin.

Altin Dumani, i cili u përzgjodh drejtues, u shpreh se vlerësonte se çelësi suksesit ishte bashkëpunimi cilësor dhe institucional, integriteti profesional i çdo anëtari të SPAK dhe i institucionit në tërësi. Ai parashtroi se kishte nisur si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999 në Sarandë dhe më pas ishte emëruar si drejtues i Prokurorisë së Tropojës në një periudhë mjaft të vëzhtirë. Dumani pohoi se në vitin 2004 ishte emëruar pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda ku pas tetë muajve ishte caktuar si zëvndës drejtues; në 2007-ën si drejtues i njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës dhe para se të caktohej në SPAK, për tetë vjet në ish-Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

“Nuk e shoh SPAK si një vend pune, por si një mission”, pohoi Dumani dhe parashtroi punën e tij si prokuror dhe zëvendës drejtues i SPAK për tre vjet. “Garancia e kandidimit tim është edhe bilanci i punës sime në SPAK. Ndonëse kam qenë zëvendësdrejtues kam marrë ngarkesa edhe në hetime, duke shqyrtuar 99 çështje penale”, pohoi Dumani dhe vërejti se kishte krijuar klimë bashkëpunimi si brenda institucionit, ashtu edhe me partnerët e huaj.

Prokurori Dumani u ndal edhe në aspektin organizativ. Ai theksoi se një nga hapat e parë që do të ndërmerrte nëse do të përzgjidhej si drejtues, ishte miratimi i një rregulloreje të brendshme për SPAK, që mungonte.

Dumani cilësoi të nevojshëm miratimin e një udhëzimi për standardizimin e shkresave, të një udhëzimi për renditjen e akteve në dosje; për mundësimin e shortimit transparent të dosjeve dhe shpërndarjen e drejtë të tyre. Sipas tij, e rëndësishme ishte që t’i nënshtroheshin analizës dosjet e mbartura.

Po ashtu, ai konsideroi të nevojshme krijimin e një fryme bashkëpunimi me Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërmjet komunikimeve të përhershme, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit me vendet partnere.

Si një instrument të rëndësishëm për hetimin ai konsideroi bashkëpunimin me institucionet vendase për aksesimin e drejtpërdrejtë të regjistrave elektronikë, me qëllim shmangien e burokracive dhe të mundësisë së nxjerrjes së sekretit hetimor. Dumani garantoi se do të ishte transparent me publikun dhe median, por sipas tij, kjo nëpërmjet kanaleve zyrtare. Ai premtoi se një herë në muaj do të zhvillonte takime informale me gazetarët.

Konkurentët e Dumanit folën pak a shumë mbi të njëjtat vija. Adnan Xholi, i cili parashtroi fillimisht karrierën e tij profesionale 24 vjeçare,  premtoi se nëse do të zgjidhej do të insistonte që të vihej në eficencë policia gjyqësore, se do të ishte transparent në shpërndarjes e punës dhe se do të insistonte për krijimin e skuadrave të përbashkëta të hetimit.

Prokurori Edvin Kondili u shpreh në fillim të fjalës së tij, se kishte kandiduar pasi kishte vlerësuar se plotësonte kriteret e nevojshme për drejtimin e SPAK. Ai shtoi se kishte hetuar me sukses edhe çështje në bashkëpunim me homologë të huaj. Kondili shprehu vlerësime maksimale për kreun e parë të SPAK, prokurorin Arben Kraja dhe tha se do ta ruante praktikën e krijuar prej tij. Në vijim, Kondili theksoi se vizioni i tij konsistonte në pasjen e objektivave konkrete në aspektin administrtiv dhe në atë të hetimit.

Momenti i votimit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Foto:Edmond Hoxhaj, BIRN.

Votimi

Pas bërjes publike rreth një muaj më parë të tre kandidaturave për kreun e SPAK-ut, pati spekulime të njëpasnjëshme në medie që sugjeronin se procesi po ndikohej për të zgjedhur një kryeprokuror special të dobët, i tillë që të siguronte që korrupsioni të mos luftohej.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi të mërkurën më 14 dhjetor se ajo po e monitoronte nga afër procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të SPAK, me qëllim që të sigurohet se “reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë më pas duke thënë se ai nuk ka rol në zgjedhjen e shefit të ardhshëm të SPAK, ndërsa duket se i cilësoi shqetësimet e amerikanëve si “thashetheme të katundit politik e mediatik.”

Të premten para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të votonte ambasadorja e SHBA u paraqit vetë në sallën ku bëhej mbledhja.

Gjatë një prej pushimeve të mbledhjes plenare, ambasadorja Yuri Kim u shpreh para medieve se, për shkak të teorive konspirative që qarkullonin, donte të shpjegonte arsyen e mbërritjes aty. “Nuk jamë këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë ose për kë nuk duhet të votojë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, tha ajo.

Por nga ana tjetër u mëshoi mesazheve që kishte dhënë më herët se votimi duhej të ishte objektiv. “Nuk duhet në fakt të bazohet nga perceptime kërcënimi ose premtime për favore. Kushdo që do zgjidhet duhet marrë në konsideratë faktin se ‘pronari’ i vetëm i tij është ligji”, tha ajo.

Gara pas kësaj ishte e ngushtë. Dumani u votua nga anëtarë prokurorë Elojda Goxhi, Bujar Sheshi, Ledina Rizo e Zeqir Hoda dhe pedagogia Arta Mandro. Prokurori Edvin Kondili u rendit i dyti me votat e anëtarëve jo prokurorë, Nurihan Seiti, Mirela Bogdani, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj – ndërsa Adnand Xholi arriti të sigurojë vetëm votën e Sokol Stojanit. Anëtarja prokurore Esmeralda Cami nuk ishte e pranishme në mbledhje.

E pyetur nga BIRN për mos praninë e saj që e la KLP me numër çift votash, Cami sqaroi se bashkëshorti i saj ka konkurruar për një pozicion si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe për këtë arsye procedura për verifikimin e pasurisë dhe figurës së tij kryhet nga Komisioni i Posaçëm pranë SPAK. Ajo sqaroi se kishte vlerësuar se gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe prandaj kishte vendosur të mos merrte pjesë në votim.

KLP njoftoi se prokurori Altin Dumani do të prezantohet në rolin e drejtuesit në SPAK më datë 19 dhjetor, në orën 09:00.

Etiketa: Adnan XholiAlfred BallaAltin DumaniAnalizëArben KrajaBIRNBujar SheshideputetdosjeEdi RamaEdvin KondiliEuraliusgazetarGjyqhetimeKLPKorrupsioniKrimeKryeministri Edi RamaLuftaMbledhjeMirela BogdanindikimParaPoliciaprokurorProkuroreProkuroriRamaReformaSali BerishaSHBASPAKTartar BazajTiranëVotavotimVotimiYuri KimZeqir Hoda
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Kledian Llaho – Prokuroria e Sarandës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kledian Llaho – Prokuroria e Sarandës

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.