AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi kalojnë “vetingun” paralel të KLP

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elisabeta Imeraj
Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj | Foto nga : LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u hapi rrugën e promovimit prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka kaluar ende në filtrat e komisioneve të vetingut.

Elisabeta Imeraj
Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj | Foto nga : LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të premten në mënyrë unanime përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe atë të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Imeraj dhe Ajazi janë kandidatët e vetëm për postet respektive, të cilat i drejtojnë aktualisht si të caktuar përkohësisht.

Në njoftimin e KLP-së thuhet se verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn dhe Ajazin u krye nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale. Anëtarët e KLP vendosën unanimisht që t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.

Procesi i ngritjes në detyrë të prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi po kryhet pa një vendim të institucioneve të vetingut.

Imeraj po verifikohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prej shtatorit 2018, ndërsa Ajazi prej marsit 2019, por pavarësisht kohës së gjatë, asnjëri prej tyre nuk ka dalë ende në seanca dëgjimore.

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndryshoi në tetor 2020 rregulloren për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët, pa kaluar më parë testin e institucioneve të vetingut.

Nënkryetari i KLP, Alfred Balla lexoi në fillim të seancës relacionet për verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për secilin kandidat.

Për drejtuesen e Prokurorinë e Tiranës, Elisabeta Imeraj, Balla tha se ajo është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë prej anëtarëve të komisionit në KLP, që ka kryer verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

“Për verifikimin e pasurisë, kuptohet që barrën më të madhe e ka Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, tha Balla. Ai pohoi se sipas raportit të dërguar nga ILDKPKI, Imeraj ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin; se ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive; se nuk ka fshehje apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar informacione gjithashtu nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave dhe ka arritur në konkluzionin se deklarimet e pasurisë së Imerajt janë në përputhje me rezultatet e ILDKPKI.

“Në këtë mënyrë kemi konkluduar se nuk nevojitet një hetim më i thelluar nga ai i kryer nga ILDKPKI-ja”, deklaroi Balla.

Gjithashtu, institucionet e verifikimit të figurës kanë dërguar në KLP raporte pozitive për Imerajn, duke arritur në përfundimin se nuk ka të dhëna për kontakte të papërshtatshme.

Balla vijoi se u janë kërkuar informacion gjithë prokurorive për kallëzime apo procedime të mundshme ndaj Imerajt. Ai tha se ka vërejtur që thuajse për 90% të prokurorëve shikohet një korrespodencë e tillë që, shumë qytetarë që nuk pëlqejnë rezultatet e vendimeve të prokurorëve, bëjnë ankesa apo kallëzime, që sipas Ballës thuajse në të gjitha rastet janë pushuar ose mosfilluar.

Për kandidatin tjetër për drejtues në Prokurorinë e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ILDKPKI ka dërguar gjithashtu në KLP raport pozitiv. Këshilli nuk ka gjetur probleme për pasurinë dhe as për kriterin e figurës për Ajazin. Balla shpjegoi se Ajazi ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe se ka qenë pjesëmarrës në disa kurse dhe shkolla verore në disa vende.

Etiketa: Alfred BallaDrejtoria e TatimeveElisabeta ImerajGjyqHetimILDKPKIImerajkandidatëtKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKreshnik AjaziProcedimeprokurorraportSeancashkollaTiranëVendim
Tjetri
Patriarkati vdiq! Rroftë patriarkati!

Pandemi, Patriarkat, Pabarazi: Ekonomia e PPP-ve dhe kauza feministe në Shqipëri

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.