AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Qeveria njoftoi të mërkurën se ka vendosur mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologike, duke e kaluar nën varësi të Akademisë së Shkencave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë konferencës jubilare për 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. | Foto: LSA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi të mërkurën vendimin e qeverisë për mbylljen e Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke hedhur një dyzinë akuzash për paligjshmëri.

“Ne sot me vendim të qeverisë po e riorganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranë Akademisë së Shkencave”, u shpreh Kushi pas mbledhjes së qeverisë.

Ajo e referoi vendimin në një kontroll të ministrisë në janar të këtij viti, që sipas saj, kishte konstatuar parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore në organizimin e strukturës dhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

“Edhe pse u mbështet nga ministria, ajo nuk arriti asnjëherë të riorganizohej për të qenë në respekt të ligjit”- tha Kushi.

Sipas ministres shkeljet thelbësore kanë të bëjnë me mungesën e një fakulteti të ASA-s. “Nuk ka mësimdhënie në njësitë përbërëse të saj, është e paakredituar në programet e studimit”- tha ajo duke shtuar se lëshimi i diplomave pa akreditim është shkelje e rëndë ligjore.

Por, nga ana tjetër ajo pretendoi se ASA nuk regjistron asnjë student prej 8 vitesh dhe kjo sipas saj e bën të pamundur ekzistencën si institucion i arsimit të lartë.

Kushi pretendoi se me shkrirjen e ASA-s si pjesë të Akademisë së Shkencave, e cila drejtohet nga Skënder Gjinushi, një ish-politikan komunist, albanologjia do të ngrihet në një nivel më të lartë.

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike u shpreh kundër këtij vendimi duke e cilësuar atë një vendim si ndërhyrje të institucioneve politike mbi veprimtarinë kërkimore.

Nëpërmjet një deklarate publike ASA thotë se “është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave”.

“Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri; Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë”- thuhet në reagim duke lajmëruar një betejë ligjore për të mbrojtur “lirinë akademike”.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Etiketa: Akademia e Studimeve AlbanologjikeakademikeAkademisë së Studimeve AlbanologjikeASAEvis KushiIAKSAInstituti i Antropologjisë KulturoreInstituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të ArtitInstituti i ArkeologjisëInstituti i Gjuhësisë dhe i LetërsisëInstituti i HistorisëKëshillit të MinistraveMinistria e Arsimit dhe ShkencësQendra e Antropologjisë Kulturore dhe e Studimit të ArtitQendra e Enciklopedisë ShqiptareQeveriaSenatishqipShqipërishqiptareSkënder GjinushistudentVendimVendimi
Tjetri
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.