AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

E nisur katër vjet më parë nga kompania koncesionare e rrugës së Kombit, ura me hark në liqenin e Fierzës i ka dyfishuar kostot, por nuk ka ende një datë përfundimi. Kompania koncensionare thotë se nëse punët shkojnë sipas parashikimeve, ura pritet të përfundojë në fund të vitit.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
16:53 | 31/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ura e madhe e Kukësit dhe vaskat nga pjesa lindore e saj. Foto: Bashkim Shala.

Struktura gjigande prej çeliku në hyrje të qytetit të Kukësit u rikthye sërish në një kantier ndërtimi në maj, pas ndërprerjes së gjatë të punimeve,

Në ngjyrë kafe të çelët si pasojë e ndryshkjes, harku prej çeliku pritet të ngrihet mbi këmbët e urës që do të lidhë dy anët e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet vepra e dytë më e rëndësishme në rrugën e Kombit, pas tunelit të Kalimashit.

“Janë rreth 20 specialistë italianë e rumunë që po punojnë kryesisht me saldime. Nuk dihet se kur do përfundojë, por do shkojë gjatë,” thotë roja i kantierit, i veshur me një bluzë pune me mbishkrimin “Cimolai”, firmë e njohur italiane në fushën e ndërtimit.

Ndërtimi i urës së madhe të Kukësit është një premtim i hershëm i qeverisë shqiptare dhe u bë pjesë e kontratës koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë që lidh Shqipërinë me Kosovën, me një kosto të parashikuar prej 15 milionë euro.

Prej asaj kohe, kryeministri Edi Rama e ka promovuar shpesh urën e madhe të Fierzës në faqen e tij në Facebook dhe po aq shpesh i ka ndryshuar afatet për përfundimin e saj.

Në gusht të vitit 2020, Rama tha se puna për ndërtimin e rampës dhe lëshimin e harkut të urës niste në shtator të atij viti. Dy muaj më vonë, kreu i qeverisë shtoi se ura e Kukësit do të jetë e përfunduar pranverën e vitit 2021. Ndërsa mëngjesin e 23 janarit 2023, Rama shkroi se ura pritej të realizohej plotësisht deri në pranverë.

Megjithatë, BIRN mësoi se kostot janë dyfishuar, ndërkohë që punimet janë ende larg së përfunduari.

Kompania koncesionare “Albanian Highway Concession”, AHC, ka kontraktuar së fundmi kompaninë italiane “Cimolai” për të çuar përpara punën e nisur katër vjet më parë nga një tjetër kompani italiane.

“Jemi në fazën e rishikimit të saldimeve dhe të projektit në përgjithësi. Pas rreth një muaji bëhet vlerësimi final i projektit, ku përmes vaskave lundruese të betonit do të bëhet e mundur hedhja e urës në këmbët e saj. Ideja është që për një muaj do të bëhet gati,” tha Spartak Tumani, administrator i AHC.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ura do të jetë gati për qarkullim.

Strukturat e ndryshkura prej çeliku të urës së madhe të Kukësit. Foto: Bashkim Shala.

“Pas hedhjes së urës në këmbët e saj do të ketë testime të vazhdueshme, pasi është një vepër shumë komplekse që për herë të parë ndërtohet në Shqipëri. Kompanisë italiane të zbatimit të projektit, “Cimolai”, do i kërkohet disa muaj kohë që të bëjë testimet dhe vlerësimin e përgjithshëm të projektit,” sqaroi Tumani.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare AHC, i tha BIRN se preventivi i urës bashkë me TVSH kapte tashmë vlerën e 30 milionë eurove.

“Jemi të interesuar që ta mbarojmë veprën sa më shpejt, pasi kjo bëhet me financim të koncesionarit dhe financimi është i garantuar. Nëse projekti shkon sipas parashikimeve, ura mund të jetë gati në fund të vitit 2023,” tha Tumani.

Autostrada e pagëzuar si “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej në vitin 2007 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha dhe kushtoi mbi 1 miliardë euro. Ndërtimi i rrugës u shoqërua me akuza për abuzime me fondet, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Koncesioni për mirëmbajtjen e saj u dha po ashtu pas një sërë debatesh dhe akuzash në vitin 2016 nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në favor të konsorciumit të kompanive Salillari dhe Kastrati, që kontrollojnë 50 me 50 kompaninë koncesionare AHC.

Një projekt i urës së madhe mbi liqenin e Fierzës përfundoi në gusht të vitit 2009, kohë në të cilën u lëshua për qarkullim edhe autostrada Rrëshen-Kalimash-Morinë. Por projekti u ndryshua më pas nga kompania koncesionare AHC.

Inxhinieri Faruk Kaba, pjesë e ekipit të parë projektues të urës, i tha BIRN se një dekadë më parë projekti nuk gjeti zbatim për shkak të mungesës së financimit.

Kaba shtoi gjithashtu se pas dhënies së rrugës me koncesion, disa kompani të huaja, mes së cilave edhe një kompani kroate, ishin ofruar për ndërtimin e urës, por ishin refuzuar nga koncesionari për shkak të kostove më të larta nga sa parashikoheshin në kontratë.

Gjithsesi, Kaba e mburri projektin final të urës.

“Kjo do të jetë një vepër panoramike dhe mjaft e bukur. Kjo urë bashkë me aeroportin do jenë krenaria e Kukësit,”tha Kaba për projektin e ri të urës.

Por jo të gjithë janë të lumtur me projektin.

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i tha BIRN se mbyllja e urës ekzistuese dhe vënia në funksionim e urës së re do ta kthente qytetin e Kukësit në një xhep dhe pa akses në rrugën e Kombit.

Zgjidhja e ofruar nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e një rrethrrotullimi në Gostil kundërshtohet nga Gjici, pasi e orienton trafikun drejt qendrës së qytetit. Kryebashkiaku tha se kishte dërguar propozimet e tij në ministri, por nuk kishte marrë përgjigje.

“Është problematikë e vërtetë. Duhet të kemi patjetër një bypass për të aksesuar Kukësin,” tha Gjici, duke shtuar se si kryebashkiak nuk do të lejonte makinat e tonazhit të rëndë përmes qytetit.

“Ministria duhet të heqë dorë nga projekti aktual dhe t’a ndryshojë atë, në të kundërt të bëjë unazën e qytetit të Kukësit, ku kjo e fundit është shumë më e kushtueshme se sa projekti që ne pretendojmë,” përfundoi Gjici.

Ura në liqenin e Fierzës. Foto: Bashkim Shala.
Etiketa: AkuzaAlbanian Highway ConcessionautostradAutostradaBashkia e KukësitBIRNEdi RamaEuroFacebookFaruk KabaFinalfinancimKastratiKoncesionKoncesioniKorrupsionKosovëkostoKryebashkiakKryeministri Edi RamaMilotMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjetikësMjaftMorinPunaPunëQeveriaRamaRruga e KombitSafet GjiciSali BerishaSalillariShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareshtatorSpartak TumanitestimeTestimetTVSHURAUra e Drinit të Zi
I mëparshmi

Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Tjetri

Sipas KPK, Izabela Radovani dështoi të arrinte nivel kualifikues për pasurinë

Tjetri
Gjyqtarja Izabela Radovani shkarkohet nga detyra

Sipas KPK, Izabela Radovani dështoi të arrinte nivel kualifikues për pasurinë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.