AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Media shqipfolëse e mbytur nga disinformimi mbi luftën në Ukrainë

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se pas agresionit rus të Ukrainës në vitin 2022, mediat shqiptare u pushtuan nga lajme të rreme dhe pohime disinformuese nga zyrtarë të lartë rus.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrese nga Pixabay

Me 24 mars 2022, pak më shumë së katër javë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, media kryesore shqipfolëse në rajon raportuan se Hunter Biden – djali i presidentit të ShBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë në NATO, financonte laboratorë me armë biologjikë në Ukrainë.

Sipas databazës kundër disinformimit të Task Forcës për Komunikim Strategjik të BE-së, EuvsDisinfo, ky lajm është pjesë e një narrativë e përsëritur disinformuese pro-Kremlinit, cila synon të justifikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Edhe pse publiku dhe qeveria shqiptare e kundërshtojnë me forcë agresionin rus të Ukrainës, kjo nuk i ndaloi 30 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ta ndanin këtë lajm të rremë, duke e shpërndarë në faqjet e tyre në internet dhe në media sociale.

Fatkeqsisht, ky nuk ishte lajm i vetëm i rremë që ka qarkulluar në mediat shqipfolëse mbi luftën në Ukrainë. Një analizë e thelluar e ndërmarrë nga BIRN e lajmeve mbi luftën në Ukrainë të publikuara nga mediat shqiptare gjatë 8-muajve të parë të vitit 2022, tregon se ato u përmbytën me lajme të rreme dhe disinformim rus.

Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Lajmet e rreme mbi pushtimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse.’ Në këtë raport analizohen lajmet e rreme, të bazuara në falsifikime të qëllimshme, dhe imazhet dhe videot e nxjerra jashtë kontekstit mbi pushtimin rus, të shpërndara nga media shqipfolëse në internet dhe rrjetet sociale, kryesisht ‘Facebook’ dhe ‘Youtube’.

Në këto media bëjnë pjesë faqet e internetit të mediave digjitale në vend, televizionet, radiot dhe gazetat, si dhe kanalet e tyre në rrjetet sociale. Mediat digjitale, të cilat në vend njihen shpesh si portale lajmesh, priren të kenë një numër më të madh të ripublikimeve të lajmeve të rreme në krahasim me mediat standarde – kanalet televizive ose shtypin e shkruar, kjo për faktin se numri i tyre është më i madh.

BIRN arriti të indentifikonte gjatë kësaj periudhe mbi 41 lajme të rreme, si dhe foto dhe video të dekontekstualizuara të qarkulluara në media shqipfolëse dhe platformat e rrjeteve sociale. Ngjashëm me pretendimet për lidhjen e Hunter Biden me laboratorët e paqenë të armëve biologjike në Ukrainë, këto lajme janë publikuar nga më shumë se një media, për një total prej 793 ripublikimesh të regjistruara.

Mediat që kanë botuar më shumë lajme të rreme janë mediat që kanë botuar më shumë lajme në tërësi mbi pushtimin rus të Ukrainës. Megjithatë, frekuenca e publikimit të lajmeve të rreme mbi pushimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse është e ulët. Shumica e mediave të monitoruara në gjuhën shqipe (58.5 për qind) kanë publikuar vetëm një lajm të rremë dhe vetëm një grusht mediash (3) kanë publikuara më shumë se 10 artikuj të rremë.

Mediat shqiptare kanë në përgjithësi struktura të dobëta editoriale, ndërkohë që strukturat editoriale në mediat e sapokrijuara digjitale janë pothuajse inekzistente, gjë që shpjegon sasinë e lajmeve të rreme që përkthehen dhe ripublikohen në to. Duke qenë se shpesh lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.

Është e rëndësishme të theksohet se numri i lajmeve të rreme është një fraksion i numrit të përgjithshëm të lajmeve të publikuara nga mediat shqipfolëse mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Përveç lajmeve të rreme dhe fotove jashtë kontekstit fillestar, në shumë raste mediat shqiptare kanë botuar dhe artikuj verifikues që i demaskojnë lajmet e rreme mbi agresionin rus. Fatkeqësisht, siç ndodh dhe në kontekste të tjera mediatike, lajmet e rreme janë shumë herë më virale në mediat sociale se artikujt që i demaskojnë ato.

Pjesa më e madhe (61 për qind) e lajmeve të rreme që qarkulluan në mediat në gjuhën shqipe dhe në kanalet e mediave sociale në lidhje me pushtimin e Ukrainës kishin mesazhe pro-ukrainase dhe 39 për qind përçonin mesazhe pro-ruse.

Të dhënat tregojnë se lajmet e rreme në gjuhën shqipe me mesazhe pro-ukrainase kishin një shkallë më të lartë ndërveprimi/angazhimi në mediat sociale krahasuar me ato me mesazhe pro-ruse. Kjo sugjeron që orientimi ideologjik i lexuesve shqiptarë është thellësisht pro-Ukrainës dhe aleancës së vendeve Perëndimore që po e mbështesin Kievin të përballet me agresionin rus.

Disinformimi i mediave të Kremlinit

Rusia përdor metoda të drejtpërdrejta dhe të fshehta për të përhapur narrativat e saj dhe për të zgjeruar shtrirjen e fushatave të saj të disinformimit në Perëndim dhe në mbarë botën. Përveç lajmeve të rreme që qarkullohen kryesisht nëpërmjet platformave të mediave sociale, mjetet kryesore të fushatave të disinformimit të Rusisë janë mediat e saj të financuara nga shteti, ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’.

‘Russia Today’ ka një rrjet prej tetë kanalesh televizive – i fundit i hapur në Beograd, Serbi – ndërsa Sputnik kontrollon rreth 30 faqe interneti në gjuhë të ndryshme. Ky ekosistem mediatik konsiderohet si një mjet strategjik i politikës se jashtme të Kremlinit dhe në mënyrë të qëndrueshme shpërndan fushata disinformuese, lajme të rreme dhe propagandon teori konspirative.

‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ nuk kanë transmetime dhe publikime në gjuhën shqipe. Megjithatë, narrativat ruse, disinformimet dhe keqinformimet e shpërndara prej tyre apo nga zyrtarët e lartë rusë në media ndërkombëtare, arrijnë tek audienca dhe lexuesit shqiptarë.

Edhe pse këto lajme në shumicën e tyre mbështeten në deklaratat e zyrtarëve të lartë rusë, ato shpërndajnë narrativa ose pohime të pambështetura në fakte ose të nxjerra jashtë kontekstit, shpeshherë duke synuar të manipulojnë publikun e gjerë mbi politikat revanshiste dhe jodemokratike të Kremlinit.

Si pjesë e një përpjekje për të studiuar dhe hartëzuar format e ndryshme të disinformimit në platforma të ndryshme komunikimi, BIRN monitoroi publikimin në mediat shqipfolëse të narrativave të pavërteta ose disinformuese ruse gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022. Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Narrativat disinformuese ruse në mediat shqiptare.’

Nga hulumtimi i artikujve të publikuara në mediat shqipfolëse, BIRN zbuloi se në total 156 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut publikuan në tetë muajt e parë të vitit 2022 artikuj që përmbanin narrativa disinformuese ruse.

Nga ky grup, vetëm katër media kishin dhjetë ose më shumë artikuj të botuar, ndërsa 152 mediat e tjera kishin më pak se dhjetë lajme, çfarë sugjeron se shumica e mediave kanë një frekuencë të ulët të publikimit të lajmeve me përmbajtjen e narrativave disinformuese pro-Kremlinit.

Përveç informacioneve të rreme të shpërndara nga ekosistemi mediatik pro-Kremlinit, hulumtuesit analizuan edhe postimet apo mesazhet e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, Ambasada Ruse ka bërë 322 postime në Facebook në shqip, anglisht dhe  rusisht, nga të cilat hulumtuesit identifikuan 127 postime me informacione të rreme.

Rreth 74 për qind e postimeve me narrativa disinformuese erdhën nga deklaratat e bëra nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Ministria e Mbrojtjes, Presidenti rus Vladimir Putin, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Etiketa: Ambasada RuseArmëBEBeogradBidenBIRNFacebookfushataGazetatHunter BidenKievlajmeMaria ZakharovaMediaMediat socialeMinistria e MbrojtjesMonitorimiMoskaNATOpostimePutinQeveriaQeveria shqiptarerajonraportRrjetet socialeRusiRusiaSerbiSergey LavrovSHBAshqipShqipërishqiptareSputnikTelevizionetteori konspirativeUkrainaUkrainëvideoVladimir Putin
Tjetri
KPA gjen probleme në vlerësimin pasuror të gjyqtarit Aleks Nikolli

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e Aleks Nikollit

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.