AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Irena Brahimi

Shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerësoi se bilanci negativ i konstatuar në vite, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit nuk mund të sillte penalizim për gjyqtaren e Apelit, Irena Brahimi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:22 | 24/07/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi, duke rrëzuar kërkimin përfundimtar të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për shkarkimin e saj.

Gjyqtarja Irena Brahimi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 21 korrik 2022, por vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa me argumentin se në shkallën e parë të vetingut nuk ishin vlerësuar drejt mungesat e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008, kohë kur gjyqtarja Brahimi bleu një apartament dhe një njësi shërbimi në Gjirokastër.

Komisioneri pretendoi gjithashtu se KPK nuk hetoi në thellësi pretendimet e subjektit për kursimet familjare dhe kërkoi rihapjen e hetimit për të tre kriteret e rivlerësimit.

Ankim paraqiti edhe gjyqtarja Brahimi, e cila megjithëse e konsideroi të drejtë konfirmimin e saj, kontestoi disa gjetje të Komisionit. Gjithashtu, ajo paraqiti në KPA kundërankim ndaj shkaqeve të ngritura prej Komisionerit.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Ballhysa kërkoi shkarkimin e gjyqtares Brahimi, ndërsa kjo e fundit lënien në fuqi të konfirmimit të saj, si dhe ndryshimin e arsyetimit të Komisionit, duke konsideruar si të ligjshme të ardhurat nga shitja e një automjeti në vitin 2007, si dhe të ardhurat nga dhënia në përdorim e një njësie.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se ishte vendosur të mos konsideroheshin si të ligjshme të ardhurat e deklaruara nga subjekti se ishin krijuar nga marrëdhënia e punës së bashkëshortit si drejtues teknik i një laboratori privat për periudhën 2006-2007. Ndërkohë, janë konsideruar si të ligjshme të ardhurat nga veprimtaria në këtë laborator privat për vitet 2014-2016, në shumën e vërtetuar sipas dokumentacionit të përcjellë prej institucioneve shtetërore.

KPA ka vendosur të mospërfshijë në shpenzimet e udhëtimit e bashkëshortit sipas sistemit TIMS, lidhur me kalimet e tij drejt Janinës në Greqi dhe kthimet brenda ditës, duke konsideruar se janë kryer në funksion të marrëdhënies së tij me laboratorin privat.

Përllogaritja e shpenzimeve të jetesës për vitin 2007 është kryer sipas standartit të ILDKPKI-së dhe nuk është pranuar pretendimi i subjektit për rillogaritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin 2014-2016.

Po ashtu, nuk është pranuar pretendimi për të konsideruar si shpenzim arredimi vlerën prej 900 mijë lekësh si pjesë përbërëse e punimeve shtesë për një apartament në Gjirokastër, të deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2008 dhe atë të pasurisë “veting”. Në shpenzim është përfshirë shuma 900 paund britanikë për shkollimin e vajzës në vitin 2016.

Kolegji ka konsideruar si të ardhur të ligjshme shumën prej 760 mijë lekë të krijuar nga shitja e automjetit në vitin 2007, si dhe nga dhënia me qira e njësisë së shërbimit në Gjirokastër në vitet 2010 dhe 2014, respektivisht në shumat 295 mijë lekë dhe 432 mijë lekë.

Mulaj tha se bazuar në këto konkluzione, KPA ka kryer analizën financiare për periudhën 2003-2016, nga ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në shumën 1 milion e 170 mijë lekë. Trupi gjykues ka konsideruar edhe balancën negative para vitit 2003 në shumën 301 mijë lekë, por ka arritur në konkluzionin se rezultati negativ në vlerën totale 1 milion e 472 mijë lekësh, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të vlerësimit të situatës faktike të çështjes objekt gjykimi, nuk e cënon besueshmërinë e gjyqtares Brahimi, lidhur me vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Po ashtu, është arritur në përfundimin se gjetjet në kriterin profesional nuk e cënojnë vendimin e Komisionit.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash ka vendosur të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi.

 

Etiketa: AnalizëAnkimFlorianFlorian BallhysaGjykata e Apelit GjirokastërGjyqtareGreqiILDKPKIIrena BrahimiKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKNatasha MulajParaPunëSHVendimiVeting
I mëparshmi

Memolla i PS fiton zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë

Tjetri

SPAK kërkon konfiskimin e kompanive të Anton Gjinajt e të tjerëve

Tjetri
‘Piratët” e Spanjës: Drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim

SPAK kërkon konfiskimin e kompanive të Anton Gjinajt e të tjerëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.