AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e kompanive të Anton Gjinajt e të tjerëve

Prokuroria e Posaçme kërkoi në gjykatë konfiskim të disa kompanive të mëdha në sektorin e ndërtimit që i përkasin Anton Gjinajt, aka Pashuk Gjini, i dënuar për drogë në Spanjë, krahas kërkesës për konfiskim të pronave të disa shtetasve të tjerë apo të familjarëve të tyre, të cilat nuk justifikohen dot me të ardhura të ligjshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Kompania Alessio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është një nga kompanitë që SPAK beson se janë krijuar nga të ardhura nga aktivitetet kriminale të pronarit, Anton Gjinaj, i cili është dënuar për drogë në Spanjë, dhe që për rrjedhojë, duhet të konfiskohen për llogari të shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK bëri të ditur të hënën se ka dërguar disa kërkesa për konfiskim në gjykatë për kompani, prona të paluajtëshme apo llogari bankare, në bazë të ligjit Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar…”, quajtur ndryshe ligji “Antimafia.

Konfiskimi i pasurisë është akti final që kryhet pas sekuestrimit të përkohshëm, i cili është vendosur për këto prona më parë. Sipas ligjit antimafia, prokuroria i sekuestron dhe më pas, kërkon konfiskimin e tyre nëse ka arsye të besojë se këto prona janë produkt i aktiviteteve të jashtëligjshme dhe nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Në të shkuarën, autoritetet shqiptare janë kritikuar për përdorim të kufizuar të ligjit antimafia, një instrument i konceptuar si mjet për të hequr nga duart e organizatave kriminale mjetet ekonomike që mund të sjellin ndikim.

Prokuroria kërkon t’i sekuestrojë Anton (Pashik) Gjinaj (Gjini) dhe familjarëve të tij katër kompani nën pronësinë 100% të tij si dhe kompaninë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksioner edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Shoqëritë XYZ 08 Sh.p.k dhe Garden Residence Turdiu u kërkuan të konfiskohen pasi janë në pronësi indirekte të Gjinajt përmes Alessio 2014.

SPAK vëren se Pashuk Gjini u dënua në Spanjë në vitin 2010 si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan mbi 50 kilogramë heroinë, e cila dukej se kishte për destinacion tregun e zonave të turizmit detar në Alicante, Spanjë. Ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle dhe erdhi në Shqipëri, ku u mor me biznes dhe ku në vitin 2011 ndryshoi emrin në Anton Gjinaj.

Sipas prokurorisë, rezulton se ai dhe familja e tij “kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.”

Përveç kompanive, Gjinajt i është sekuestruar dhe kërkuar për konfiskim edhe truall e ndërtesa në Laprakë, Marikaj e Lundër si dhe katër automjete.

SPAK bëri gjithashtu kërkesë për sekuestrimin e pronave të Bardhok e Kastriot Shota të dënuar në Belgjikë si dhe të pasurive të Veip Ormënaj, gjithashtu i dënuar në Belgjikë. Ormënajt iu sekuestruan tetë apartamente me sipërfaqe 776 metra katrorë në Orikum si dhe dy llogari bankare me gjendje afro 260 mijë euro. Bardhok Shotës dhe Kastriot Shotës iu identifikuan tre apartamente në Golem dhe një objekt në Derven, Krujë.

Etiketa: Alessio 2014antimafiaAnton GjinajDrejtësiaEuroFinalForalb AlabastërGarden Residence TurdiuGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarKonfiskimLundërndikimOrikumPashuk GjiniPasuri të paluajtshmeProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarpronaSHshqipShqipërishqiptareSPAK
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sami Ujkashi – Gjykata e Kukësit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sami Ujkashi – Gjykata e Kukësit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.