AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Arrogancë dhe ndëshkim në Izrael

Duke përjashtuar çdo proces politik në Palestinë dhe duke pohuar me guxim se "populli hebre ka një të drejtë ekskluzive dhe të patjetërsueshme për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit", qeveria fanatike e kryeministrit Binyamin Netanyahu e bëri të pashmangshme gjakderdhjen. Por kjo nuk e shpjegon dështimin e Izraelit për të parandaluar sulmin e Hamasit.

Shlomo Ben-AmingaShlomo Ben-Ami
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Wikimedia.

Herët a vonë, magjia shkatërruese politike e kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu, e cila e ka mbajtur atë në pushtet për 15 vjet, do të sillte një tragjedi të madhe. Një vit më parë, ai formoi qeverinë më radikale dhe më të paaftë në historinë e Izraelit. Mos u shqetësoni, i siguroi ai kritikët e tij, se kam “e kam në dorë situatën”.

Por duke përjashtuar çdo proces politik në Palestinë dhe duke pohuar me guxim, në udhëzimet detyruese të qeverisë së tij, se “populli hebre ka një të drejtë ekskluzive dhe të patjetërsueshme për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit”, qeveria fanatike e Netanyahu-t e bëri gjakderdhjen të pashmangshme.

Pa dyshim, gjak rrodhi në Palestinë edhe kur paqekërkuesit si Yitzhak Rabin dhe Ehud Barak ishin në detyrë. Por Netanyahu ftoi në mënyrë të pamatur dhunën duke u paguar partnerëve të tij të koalicionit çdo çmim për mbështetjen e tyre. Ai i la ata të rrëmbejnë toka palestineze, të zgjerojnë vendbanime ilegale, të përçmojnë ndjeshmëritë myslimane në lidhje me xhamitë e shenjta në Malin e Tempullit dhe të promovojnë iluzionet vetëvrasëse për rindërtimin e tempullit biblik në Jerusalem. Ndërkohë, ai mënjanoi gjithashtu lidershipin më të moderuar palestinez të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor, duke forcuar në mënyrë efektive Hamasin radikal në Gaza.

Sipas logjikës së shtrembëruar të Netanyahu-t, sundimi i fortë islamik në Gaza do të ishte argumenti përfundimtar kundër një zgjidhjeje politike në Palestinë. Duke shpërblyer ekstremistët dhe duke dënuar të moderuarit, Netanyahu besonte se ai, ndryshe nga të majtët e butë, më në fund kishte gjetur zgjidhjen e konfliktit të Palestinës. Marrëveshja e Abrahamit, e cila normalizoi marrëdhëniet e Izraelit me katër shtete arabe (dhe ndoshta së shpejti do të përfshijë Arabinë Saudite), e verboi atë ndaj vullkanit palestinez nën këmbët e tij.

Por, në masakrën e pamëshirshme dhe barbare të civilëve izraelitë në fshatrat përreth Gazës, mendjemadhësia e Netanyahu-t u përball me armikun e tij në formën e egërsisë së Hamasit. Pesëdhjetë vjet e një ditë pasi Egjipti dhe Siria filluan sulmin e tyre të befasishëm në atë që u bë e njohur si Lufta e Yom Kipurit, Hamasi sulmoi kufijtë e Gazës me Izraelin dhe vrau qindra civilë të pambrojtur. Në rrjetet sociale janë regjistruar pamje të vajzave të reja të përdhunuara pranë trupave të miqve të tyre. Rreth njëqind njerëz – mes tyre familje të tëra, gra të moshuara dhe fëmijë të vegjël – janë rrëmbyer dhe dërguar në Gaza.

Shumë kanë shprehur habinë që Hamasi depërtoi aq lehtë në mbrojtjen e Izraelit përgjatë kufirit me Gazën. Por nuk kishte mbrojtje të tilla. Kur Hamasi filloi të masakronte qindra civilë të pambrojtur, ushtria e Izraelit ishte vendosur diku tjetër. Shumë prej tyre ishin vendosur në Bregun Perëndimor për të mbrojtur kolonët fetarë në përleshjet (nganjëherë të iniciuara nga vetë kolonët) me palestinezët vendas dhe në festivalet rreth faltoreve të shenjta të shpikura. Për orë të gjata, burra dhe gra të dëshpëruar bërtisnin për ndihmë dhe ushtria më e fortë në Lindjen e Mesme nuk shihej askund.

Gjithmonë është supozuar se Gaza nuk ishte një prioritet jetik. Një mur nëntokësor me sensorë dhe i fortifikuar me beton që Izraeli ka ndërtuar rreth enklavës supozohej të bllokonte tunelet përmes të cilave Hamasi u përpoq në të kaluarën të depërtonte në fshatrat kufitare izraelite. Kjo nuk pati asnjë dobi. Milicitë e Hamasit thjesht kapëcyen gardhin nga lart.

Nuk kishte asnjë informacion nga inteligjenca as për qëllimet e Hamasit. Ky komb, njësitë e sofistikuara kibernetike të të cilit mund të zbulojnë edhe lëvizjen e një gjetheje në një pemë në një bazë iraniane në Siri, nuk dinte asgjë për planet e Hamasit. Fiksimi i Izraelit me shpërthimin e mundshëm bërthamor të Iranit dhe fokusi i shërbimeve të tij të brendshme të sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar e shpjegojnë pjesërisht këtë neglizhencë.

Sulmi nga ana e Hamasit nuk ishte vetëm një surprizë taktike, por edhe një bombë strategjike. Kjo ishte e dukshme në vendimin e llogaritur të grupit për të mos marrë pjesë në asnjë nga përleshjet e dy viteve të fundit midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik, një tjetër grup militant në Gaza. Hamasi po krijonte përshtypjen se po bëhej një qeveri më e interesuar në përmbushjen e nevojave materiale të popullit të saj sesa në rezistencën e armatosur në dukje jo efikase. Dhe izraelitët besuan atë që donin të besonin: se subvencionet nga Katari dhe gjestet e tyre do ta largonin Hamasin nga aventurat e ardhshme ushtarake.

Po tani? Të rivendoset parandalimi? Si, saktësisht? Vetëndëshkimi në formën e një okupimi të ripërtërirë të Gazës? Një pushtim tokësor është i vështirë të imagjinohet. Niveli mizor i shkatërrimit dhe i viktimave që do të sillte kjo gjë është një arsye, me pengjet e shumta izraelite tani në Gaza që ofrojnë sigurime shtesë. Rreziku që Hezbollahu të hapë një front shtesë nga Libani në veri është një tjetër. Aftësitë e Hezbollahut janë më të mëdha se ato të Hamasit dhe një luftë me dy fronte, me Iranin që ndoshta mbështet armiqtë e Izraelit, është një skenar apokaliptik.

Kjo është pikërisht arsyeja pse presidenti amerikan Joe Biden i paralajmëroi armiqtë e Izraelit “të mos e shfrytëzojnë krizën”. Për të arritur qëllimin, Biden ka urdhëruar aeroplanmbajtësen më të re dhe më të avancuar të marinës amerikane në Mesdheun lindor.

Por, gjithsesi, kur i është përgjigjur ndonjëherë logjikës karteziane konflikti Izrael-Palestinë?

Ne mësuam nga Clauseëitz se lufta supozohet të ketë kuptim në kontekstin e një objektivi politik. Lufta aktuale e Hamasit ka objektiva të tillë: sigurimin e hegjemonisë së tij në lëvizjen kombëtare palestineze, lirimin e njerëzve të tij nga burgjet izraelite duke shkëmbyer pengje për ta dhe parandalimin e vuajtjes së Palestinës që të braktiset nga “vëllezërit arabë” në nxitimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet me shtetin hebre. Për qeverinë e Netanyahu-t, megjithatë, kjo është një luftë thjesht reaktive, pa asnjë objektiv politik përtej arritjes së një pauze deri në raundin tjetër të armiqësive.

Një vend që nuk i mbajti përgjegjës liderët e tij për një rezultat si ai që pamë në skenat e tmerrshme rreth Gazës, do të humbiste pretendimin e tij për të qenë një demokraci e vërtetë. Por makina e dezinformimit helmues politik e Netanyahu-t i është futur tashmë punës duke shpërndarë një teori konspirative sipas së cilës oficerët e majtë të ushtrisë ishin përgjegjës për neglizhencën që çoi në këtë luftë të pistë. Askush nuk duhet të habitet që Netanyahu do të përdorte narrativën famëkeqe të “thikës pas shpine” – një teori konspirative e përdorur gjithashtu nga nazistët në vitet 1920 dhe 1930. Si mund ta shpjegonte ndryshe ai neglizhencën e tij kriminale?

Kur luftimet të mbarojnë, negociatat për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve janë të pashmangshme. Ndoshta, bllokada qartësisht joefektive ndaj Gazës duhet të hiqet. Gjithsesi, një pyetje tjetër do të mbetet: nëse barbaria që shfaqën milicitë e Hamasit në fushat e vrasjeve rreth Gazës është rruga e duhur drejt shëlbimit të Palestinës. Momenti i tyre i lavdisë së supozuar do të jetojë në turp për shumë vite në vijim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Hubris Meets Nemesis in Israel

Etiketa: BidenBinyamin NetanyahudemokraciDhunëFamiljegazGazaGazëgraHamasihebreHezbollahIzraelIzraeliJoe BidenKibernetikekonfliktLuftaMakinaMarrëveshjambrojtjemyslimanenazistPalestinaProject SyndicatePunëpushtimQeveriaRrjetet socialeSHSiriSiriateori konspirativeTokaUshtria
Tjetri
Favorizimi i kultivuesve të hashashit, gjykata lë në burg 2 oficerë policie

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri me vlerë 3 milionë euro

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.