AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mozaiku romak i shekullit të parë zbulohet në Durrës

Punimet e rindërtimit të një shkollë të mesme të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2019, kanë nxjerrë në dritë një vilë romake me mozaik, e ngritur pranë amfietratrit antik në shekullin e parë.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mozaiku romak i shekullit të parë i zbuluar në Durrës. Foto: Gezim Kabashi.

Mozaiku i zbuluar ditën e mërkurë gjatë punimeve për ndërtimin e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës mund të jetë më i madhi që është zbuluar deri tani në qytetin antik dhe konservimi i tij në të ardhmen mund t’i shtojë një vlerë të rëndësishme objekteve arkeologjike të deritanishme.

Prof. Luan Përzhita, i cili drejton mbikqyrjen arkeologjike gjatë ndërtimit të objektit, tha për BIRN se përveç fragmenteve të mozaikut, në dy ditët e fundit kanë dalë në dritë edhe bazamente, kolona dhe pllaka mermeri të fasadës, çka do të thotë se bëhet fjalë për një vilë luksoze, me mjaft elemente të tjerë që presin të zbulohen.

Sipas prof. Përzhitës, mozaiku me gurë të punuar me ngjyrë blu dhe bezhë u zbulua në thellësinë 6 metra.

Aktualisht, është hapur vetëm një qoshe e tij, e cila jep mjaft të dhëna lidhur me sipërfaqen e përgjithshme.

Një pjesë e mozaikut, që përfaqëson dyshemenë e një sallë të madhe të vilës luksoze, ka dizenjo me formë ekzagonale, gjashhtëkëndëshe, ndërsa pjesa tjetër është dekoruar me forma floreale në formën e rozetës.

“Ndërtimi duket se i përket shekullit të parë të erës sonë dhe vila ka të njejtën moshë me amfiteatrin antik”, shton prof. Luan Përzhita. “Punimi i mozaikut të bind jo vetëm për nivelin e lartë ndërtimor, por edhe për nivelin ekonomik të qytetit në fillim të erës së re.”

Godina e zbuluar ndodhet vetëm disa qindra metra larg amfiteatrit dhe nga zbulimet e deritanishme pranë tij duket se niveli i jetesës ishte mjaft i lartë.

“Amfiteatri ishte një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e Dyrrahut antik dhe zbulimet arkeologjike pranë tij janë një dëshmi e dukshme e jetës së lulëzuar të qytetit”, tha prof. Përzhita.

Njëlloj si pranë stadiumeve të sotme, edhe atëherë pranë amfiteatrit ngriheshin objekte me qëllim  tregtimi, argëtimi apo bujtina. Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se qyteti ka jetuar me një nivel të lartë mirëqënieje deri në shekullin e katërt.

Rindërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe monitorimi nga ana e ekipit të arkeologëve krijoi mundësinë e këtij zbulimi të rëndësishëm.

Ky është një nga objektet e dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pak javë më parë kanë nisur punimet për ringritjen e tij.

Shkolla e mesme u ndërtua në vitin 1967, por, sipas specialistëve, themelet e saj nuk i kalojnë dy metër thellësi. Kjo është arsyeja që mozaiku është ruajtur në një thellësi më të madhe dhe doli në dritë vetëm tani.

“Dëmtimet e mundshme të mozaikut dhe godinës antike mund t’i ketë shkaktuar vetëm shkatërrimi i një bunkeri masiv 100-vjeçar prej betoni”, tha prof. Përzhita.

Ai ndihet i kënaqur për vlerat që ka zbulimi, për bashkëpunimin e firmës ndërtuese, si dhe për interesimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale dhe atyre të kulturës.

“Ne do të punojmë për zbulimin e plotë të mozaikut, proces që kërkon financime shtesë”, tha Përzhita. Ai shtoi se vendimet për gërmimin dhe të ardhmen e objektit arkeologjik pritet’ ti marrë ministria e Kulturës.

Fati i ndryshëm i mozaikëve të Durrësit

Mozaikët e zbuluar deri tani në Durrës nuk kanë patur të njejtin fat.

Gjendja e tyre në disa raste është përkeqësuar për shkak të kushteve në themelet e banesave ku ato ruhen, ose janë rimbuluar për të siguruar konservimin e tyre.

Njëlloj si mozaiku i zbuluar në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti”, edhe mozaikët e tjerë të Durrësit i përkasin periudhave të ndryshme të jetës së qytetit antik.

Ato janë zbuluar kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, ndërsa gjatë hapjes së themeleve të pallateve të shumta në 20 vitet e fundit janë gjetur edhe fragmente mozaikësh të tjerë.

Shumica e mozaikëve të Durrësit nuk mund të vizitohen nga vendasit apo të huajt e interesuar për historinë e qytetit.

Një pjesë e tyre ndodhen pas portave metalike me dryn dhe hyrja në to është gati e pamundur.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të vizitueshme.

“Mozaiku me Meandër”, i njohur si mozaiku me kryqe, në një pjesë të madhe të vitit është i mbuluar me ujë, që vjen kryesisht nga kanalizimet e amortizuara.

Dyert e mbyllura të zbulimeve pengojnë edhe në rastin e mozaikut me Rozetë, si dhe në vendzbulimin e monumentit të Geas, në qendër të qytetit.

Në lagjen 9 të qytetit arkeologët zbuluan në vitin 1988 një tjetër mozaik, atë që njihet  si mozaiku i Orfeut. Ai vazhdon të jetë nën dyshemenë e një kuzhine familjare dhe nuk mund të vizitohet.

Mozaikë të tjerë ndodhen të mbuluar pas zbulimit në kryqëzimet e lagjes 11, si dhe në afërsi të Pallatit të Sportit, zbulime të arkeologur të shquar Vangjel Toçi.

I vemti mozaik në kushte të mira ruajtjeje, “Bukuroshja e Durrësi” ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Duke nisur që nga shek. 4-3 para erës sonë, mozaikët janë dëshmi e historisë së qytetit në periudha të veçanta të tij.

Etiketa: AmfiteatriarkeologBIRNDurrësLokaleLuan PërzhitaMinistria e KulturësMjaftMonitorimimozaikParaSHshkollaVangjel ToçIVendimet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Rrudha– Prokuroria e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Rrudha– Prokuroria e Durrësit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.