AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Autoritetet bëjnë një sy qorr ndaj sukseseve të të rinjëve durrsakë

Bashkia i kushton pak vëmendje dhe nuk i jep mbështetje të rinjëve nga qyteti bregdetar të cilët po arrijnë rezultate mbresëlënëse në sport dhe arte.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Griself Hoxha
Fotografi Griseld Hoxha

Gjatë muajit të kaluar, katër të rinj nga Durrësi u bënë fitues në kategori të ndryshme të artit dhe të sportit, duke përfaqësuar vendin në ndonjë rast edhe në shkallë evropiane. 

Megjithë rezultatet e larta, ata vetë si dhe drejtuesit e tyre janë ndeshur me indiferencën e institucioneve vendore. 

Ndërsa bashkëqytetarët e tyre shpesh herë nuk i njohin të rinjtë, që bashkë me talentet shqiptare prezantojnë edhe vlerat e qytetit 3 mijë vjeçar.

Viola dhe “Bota ime” drejt Evropianit të këngës për të rinj

Viola Gjyzeli në muajin nëntor do të përfaqësojë vendin tonë në Festivalin Evropian të Këngës për të Rinj që do të zhvillohet në Nicë, Francë. 

13-vjeçarja nga Durrësi, pasi fitoi vendin e parë në “Junior Fest 2023” të Tiranës po përgatitet për konkurimin evropian, por në qytetin e saj shumë pak specialistë kanë mësuar për suksesin.

“Po e mësoj sot rezultatin e Violës – tha për BIRN dirigjenti i Orkestrës së Harqeve të Durrësit, Petrika Afezolli. Ai e quan të kahershme indiferencën e bashkisë së qytetit, duke shtuar se bashkë me rastet e tjera të ngjashme, mungesa e vëmendjes ka krijuar një “efekt domino”, duke i mohuar talenteve të rinj mbështetjen e merituar.

Në bashkinë e qytetit askush nuk ka kontaktuar Violën apo ekipin që e përgatit atë drejt Evropianit. Duket që kjo nuk është hera e parë.

“E njejta situatë u krijua vitin e kaluar, kur kënga jonë për të rinj u paraqit në “Junior Eurovision Song Contest” në Jerevan të Armenisë me një durrsake tjetër, 11-vjeçaren Kejtlin Gjata – tha për BIRN këngëtarja lirike Olta Juba, e cila i ka përgatitur të dyja vajzat fituese.

Viola Gjyzeli
Këngëtarja Viola Gjyzeli

Njëlloj si Kejtlin, edhe Viola tashmë ka zënë vend tani në faqet zyrtare të “Junior Eurovision 2023”, por asaj i mungon ende mbështetja nga qyteti dhe bashkëqytetarët e saj. 

“Viola është një këngëtare mjaft dinjitoze, me vlera të veçanta vokali”- shkruajnë specialistët e huaj, ndërsa po punojmë fort edhe për anën interpretative – shton Olta Juba. 

Kjo kërkon që moshatarët e Violës, por edhe të rriturit që e adhurojnë këngën, të jenë pranë saj. 

Trajnerja Juba thotë se në ditët e Festivalit, që zhvillohet më 26 nëntor mbështetësit e këngës “Bota ime”, kompozuar nga Enis Mullaj, me tekst të Erion Rushitit, duhet të njohin edhe sistemin e klikimeve dhe telefonatave. 

Megjithëse 13 vjeç, Viola Gjyzeli tashmë ka kënduar në skenat e festivaleve të ndryshme kombëtare. Që prej 5 vitesh ajo ka një arkiv prej 10 këngësh, duke u shquar veçanërisht për vokalin epik, me elemente nga veriu – shprehet Olta Juba.

Sidoqoftë, ata që e përgatisin adoleshenten këngëtare nënvizojnë rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit nga qyteti dhe nga bashkia.

Shahistët, Griseldi dhe Erli, talentet shqiptarë të Evropës

Mungesa e plotë e vemendjes së bashkisë përbën shqetësim edhe për fotografin Griseld Hoxha, ekspozita e parë e të cilit është përgatitur në galerinë “Slow Mill” në Milano. 

24-vjeçari durrsak, i cili ka përfunduar studimet për informatikë po përgatitet për ceremoninë e çeljes zyrtare javën e ardhshme. 

20 punime nga periudha e post-tërmetit, e më pas nga muajt e pandemisë Covid-19 do të jenë jo vetëm një tregues profesionalizmi, por edhe një dëshmi për  Durrësin në ditët më të vështira të tij, që nga fillimi i shekullit.

“Kjo është një arsye më shumë për ta patur pranë bashkinë e qytetit dhe institucionet e saj të kulturës – tha Griseldi për BIRN. Mbaj mend se tre vjet më parë, jam ngjitur në bashki dhe u kam dhuruar drejtuesve disa foto nga ditët e tërmetit”. Kjo është një detyrë qytetare, por aktualisht kam nevojë ta ndjej unë pranë bashkinë-shton djaloshi artist.

Së bashku me tre kolegë të tjerë, që të gjithë të rinj, Griseldi hapi një ekspozitë kushtuar situatës në Durrës në periudhën 2019-2020. Por ai nuk ka guxuar të hapë një personale, për shkak të gjendjes së amortizuar të galerisë “Nikolet Vasia” të qytetit.   

Fitues i disa çmimeve në konkurimet kombëtare, javën e ardhshme Griseldi do të paraqesë punimet e tij fotografike në Qendrën Kulturore “Slow Mill” në Milano, në një veprimtari që mbështetet nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Itali.

Suksesin në një projekt rajonal e ka përjetuar një muaj më parë edhe kompozitori 21-vjeçar Erli Lila, i cili së bashku me dy kolegë nga Sllovenia dhe Italia morrën duartrokitje të gjata nga spektatorët në përfundim të operas “1991 – Viti i Aurorës”. Por Erlit duket se nuk i pëlqen indiferenca e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, ku ai u përgatit në degën e pianos.

“Do ta ndieja veten shumë mirë, po të më ftonin në shkollën ku hodha hapat e parë në fushën e muzikës – tha për BIRN kompozitori durrsak, i vetmi artist I moshës së tij që ka hedhur në pentagram mjaft kompozime, së bashku me operan që u paraqit në formë koncertale para një muaji në Tiranë.

“Këto janë pasuria e vërtetë e qytetit dhe duhen mbështetur – shprehet Mjeshtri i madh i shahut, Fatos Muço. 

Ngjyrat e “Teutës” së Durrësit i mbron që nga fillimet e saj në shah edhe kampionia evropiane për moshat, Kler Çaku-thotë me krenari Fatos Muço. Vetëm 13 vjeç Kler u shpall tre javë më parë kampione e Evropës, një sukses i madh  për shahun shqiptar, por edhe për Durrësin, të cilin ajo e ka zgjedhur si qytetin ku stërvitet dhe me fanelën e të cilit u paraqit edhe në kampionatin evropian të klubeve në fillim të këtij muaji.

Detyra e jonë si specialistë është ti trajnojmë e ti përgatisim talentet e rinj, ndërsa qyteti duhet ti mbështesë e ti promovojë me të gjitha format – përfundoi mjeshtri Muça.

Etiketa: AKUbashkiBashkiaBashkia DurrësBIRNCOVIDCOVID-19dominoDurrësEnis MullajErion RushitiErli LilaEurovisionFatos MucaGriseld HoxhaItaliItaliaJan KukuzeliKler ÇakuMilanoMjaftNikolet VasiaOlta JubaParapasuriaPetrika AfezolliSHshahshqipshqiptareTiranëViola Gjyzeli
Tjetri
Prokurori Durim Bedini konfirmohet në detyrë

Prokurori Durim Bedini konfirmohet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.