AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Viktimat e shpërthimit të Gërdecit fitojnë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Shtatëmbëdhjetë viktima të një shpërthimi në një depo municionesh në Gërdec, Shqipëri, në vitin 2008, duke përfshirë një çift, fëmija shtatëvjeçar i të cilit u vra, fituan çështjen e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati Gërdec, 12 vite pas shpërthimit vdekjeprurës. Foto: BIRN

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, vendosi të martën se 17 viktima të një shpërthimi në një depo municionesh në Gërdec në mars 2008 u “privuan nga mundësia për të marrë pjesë në mënyrë efektive në gjyqin penal” të ministrit të Mbrojtjes së vendit, i cili u akuzua për shpërdorim detyre për shpërthimin.

Në mesin e paditësve ishin edhe prindërit e Erison Durdajt, 7 vjeç në atë kohë, i cili mbeti i vrarë nga shpërthimi. Kushërira e tij, Roxhens Durdaj, atëherë 11 vjeç, pësoi djegie të rënda.

Shpërthimi, i cili vrau 26 persona, ndodhi ndërsa municionet e periudhës komuniste në Shqipëri po çmontoheshin. Më vonë u mësua se puna po bëhej nga një kompani private pa garancitë e nevojshme – një nga shumë skandale korrupsioni që prekën qeverinë e qendrës së djathtë të asaj kohe.

Pas shpërthimit, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen dhe deputetët e koalicionit qeverisës ranë dakord të votonin për heqjen e imunitetit të tij.

Megjithatë, ai u rizgjodh deputet në vitin 2009 dhe pas kësaj, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen, duke pretenduar se parlamenti duhej të votonte sërish për heqjen e imunitetit të tij. Prokurorët nuk e shtynë çështjen dhe çështja nuk shkoi më tej.

Kjo bëri që GJEDNJ të vendosë se paditësve iu është hequr e drejta për të marrë pjesë në një proces ligjor.

“Autoritetet e prokurorisë nuk kishin dhënë shpjegime bindëse për dështimin e tyre për të rifilluar hetimin menjëherë pas rizgjedhjes së Mediut si deputet, duke ngritur kështu pikëpyetje serioze për gatishmërinë dhe zellin e tyre për të ndjekur çështjen dhe duke krijuar një potencial për mosndëshkim”, thuhet në vendimin e GJEDNJ-së.

“Ndërsa gjykata nuk po mbante qëndrim në lidhje me përgjegjësinë e tij penale, ajo konsideroi se aplikuesit, si dhe publiku i gjerë kishin të drejtë të dinin jo vetëm rrethanat në të cilat kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit, por edhe rolin e saktë që ish-ministri i Mbrojtjes kishte luajtur në të”, shtoi ajo.

Shqipëria rihapi çështjen kundër Mediut në vitin 2021 dhe ajo është ende në vazhdim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky nuk është rasti i parë që viktimat e shpërthimit të Gërdecit fitojnë në GJEDNJ. Në vitin 2021, gjykata vendosi në favor të një burri, çështja e dëmshpërblimit të të cilit nuk u shqyrtua nga një gjykatë shqiptare për shkak se ai nuk mund të paguante dot shpenzimet e kërkuara ligjore.

Etiketa: deputetFatmir MediuGërdecGJEDNJGjykataGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykatëKorrupsioniprokurorPunaShpërdorim detyreshqipShqipëriShqipëriashqiptareTragjedia e Gerdecitviktima
Tjetri
Qeveria e mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Marrëveshja Rama-Meloni kritikohet si e paligjshme, jofunksionale

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.