AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Një propagandë transadriatike me refugjatë

Marrëveshja Rama-Meloni për procesimin e kërkesave për azil në Shqipëri të refugjatëve që mbërrijnë në Itali vështirë se do të zgjidhë problemin italian apo evropian të azilkërkuesve, por dukshëm do të ndihmojë qeverinë italiane që të karikojë votuesit e vet, ndërsa arsyet se pse Rama sillet në këtë mënyrë mbeten për t’u parë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:30 | 08/11/2023
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.

Le ta nisim nga shifrat. Këtë vit, në brigjet e Italisë kanë mbërritur 127 mijë refugjatë. Ata që mbërrijnë, aplikojnë për azil. Autoritetet italiane marrin gjashtë muaj deri në një vit për të procesuar kërkesat dhe për të gjykuar nëse azilkërkuesi është një person të cilit i rrezikohet jeta në vendin e origjinës dhe ka nevojë për mbrojtje në bazë të ligjit ndërkombëtar, apo është një emigrant ekonomik, kërkesa e të cilit refuzohet dhe ai urdhërohet të kthehet në vendin e vet apo kthehet me forcë. Sipas kryeministrit Edi Rama, Italia ka në plan që rreth tre mijë njëherësh nga këta azilkërkues, të kalojnë kohën e pritjes së tyre jo në Itali, por në Gjadër, në Shqipëri. Dhe nëse marrim parasysh afatin gjashtëmujor të procesimit, kjo është një shifër e papërfillshme në raport me numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve që mbërrin në Itali. Por edhe nëse koha e trajtimit të kërkesave shkurtohet dhe vendimet merren, fjala vjen, brenda një muaji, sërish në një vit në Shqipëri do të “procesohen” një pjesë shumë e vogël e azilkërkuesve.

Shifrat janë problemi i parë. Problemi i dytë, të cilit Rama dhe Meloni nuk i kanë dhënë përgjigje është: pse në Shqipëri dhe jo në Itali? Çfarë logjike ekonomike ka që Italia të investojë për ndërtim kampi refugjatësh në Shqipëri, të paguajë koston e transportit të tyre nga Italia në Shqipëri dhe nga Shqipëria e kthim pas, (në rast përgjigjeje pozitive), në një kohë që azilkërkuesi është sakaq në Itali?

Të sugjerosh se pjata e supës apo kostoja e strehimit të një refugjati në Shqipëri është më e lirë se sa në Itali, aq më e lirë sa të justifikojë edhe koston e transportit, ky duket një ushtrim aritmetikor paksa i pagjasë.

Por fakti që Meloni ka zgjedhur Gjadrin në vend të Barit, Napolit apo një nga qindra qytetet e fshatrat e Italisë dhe fakti tjetër që shifra e azilkërkuesve të transferuar kurrsesi nuk e zgjidh problemin, gjasat janë që kjo është një masë për konsum politik të brendshëm.

Meloni, kryeministre e Italisë dhe drejtuese e një partie të etiketuar gjerësisht si ekstrem i djathtë, është duke masturbuar votuesit e vet me idenë se ajo ka forcë t’i hedhë azilkërkuesit e padëshirueshëm në anën tjetër të Adriatikut, ku miku i saj, Edi Rama, i cili supozohet se është kryetar i një partie të majtë, është shumë i lumtur t’ia presë topin e propagandës Melonit.

Rama nuk ka shprehur ndonjë shqetësim për shtetasit e vet që rrezikojnë jetën me gomone për të kaluar La Manche. Për rrjedhojë, vështirë të presësh ndonjë ndjeshmëri në lidhje me të drejtat e refugjatëve më së shumti afrikanë që mbërrijnë në Itali. Vetëm se përpjekja e tij për ta paraqitur këtë si veprim human është diçka që të bën për të vjellë. Të gjitha aktet e bëra nga qeveria e tij dhe ajo paraardhëse, si pranimi i refugjatëve iranianë apo atyre nga Afganistani janë gjëra të cilat meritojnë lavdërim. Janë veprime humane në një botë aspak humane. Kjo e fundit nuk ka kurrfarë lidhjeje me to. Kjo nuk është të mikpresësh refugjatë, por të dhunosh refugjatë.

Rama, kryeministër i një qeverie të korruptuar, dukshëm është në pozicion komod politik për të bërë edhe këtë dhunim të të drejtave të azilkërkuesve që synojnë të mbërrijnë në Bashkimin Evropian dhe jo në parajsën imagjinare të propagandës së tij në Shqipëri.

Ai është në gjendje ta bëjë këtë edhe duke parë se si, një pjesë e popullsisë, përfshirë disa politikanë të opozitës që po ushqejnë fobitë e zakonshme të shqiptarëve ndaj të huajit, veçanërisht azilkërkuesit afrikan, në një vend që sot e kësaj dite vijon të prodhojë edhe vetë azilkërkues falsë në vendet e BE-së. Veçanërisht fabula e “koshit të mbeturinave” është e neveritshme, pasi i vë refugjatët në kategorinë e mbeturinave. Shqiptarët duhet të kundërshtojnë marrëveshjen jo për të refuzuar refugjatët, por për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Por në finale, gjithçka duket e lidhur me propagandën dhe asgjë me zgjidhjen reale të problemit të azilkërkuesve, të cilin, Italia, pasi ka tentuar pa sukses ta zgjidhë në kuadër të BE-së, po përpiqet ta zgjidhë me propagandë. Meloni po kërkon t’i thotë votuesve të vet të ekstremit të djathtë: “shikoni, problemin me refugjatët, e zgjidha, po i dërgoj në Shqipëri te miku im Edi Rama,” pavarësisht se në praktikë, shumica dërrmuese e azilkërkuesve do të mbeten në Itali.

Etiketa: AfganistaniAfrikanazilazilkërkuesAzilkërkuesitBashkimi EvropianBashkimin EvropianBEEdi RamaGiorgia MeloniGjadergomoneItaliItaliakryetarLa MancheMarreveshja Shqiperi-ItaliMASmbrojtjeMeloniQeveriaRamaraportSHshqipShqipëriShqipëriaTe drejtat e NjeriutVendimetvotuesit
I mëparshmi

Protokolli me Italinë parashikon ngritjen e ‘kampeve- burgje’ në Shqipëri

Tjetri

Inflacioni bie brenda objektivit, ushqimet mbeten të shtrenjta

Tjetri
Inflacion i lartë dhe rrezik stanjacioni

Inflacioni bie brenda objektivit, ushqimet mbeten të shtrenjta

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.