AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre ekspertë të rinj për analizën financiare të Fatos Lulos

Pas përjashtimit të tre ekspertëve që kryen analizën financiare të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, gjykata caktoi tre ekspertë të rinj për pasurinë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:01 | 15/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi të mërkurën më 15 nëntor tre ekspertë të rinj për të kryer analizën financiare së ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar për fshehje të pasurive. Tre ekspertët e rinj, Valbona Kraja, Ismail Lleshi dhe Olti Visha kryen betimin dhe morën përsipër të kryejnë analizën fianciare bazuar në pyetjet e parashtruara nga prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu dhe përfaqësuesi ligjor i Lulos, avokati Klodian Skënderi.

Gjykata përjashtoi më parë tre ekspertët kontabël, Albana Beqiri, Enida Skëndaj dhe Flamur Laho, të caktuar nga prokuroria, të cilët thanë gjatë seancës së 20 shtatorit se e kishin hartuar analizën financiare të Lulos bazuar në pyetjet e prokurores Musabelliu, analizë që u kontestua i pandehuri dhe avokati i tij. Pasi analiza financiare e paraqitur në seancën paraprake ishte hartuar nga këta tre ekspertë, gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e mbrojtjes që të mos jenë të njëjtët që do të hartonin një analize të re gjatë shqyrtimit gjyqësor në themel. Rishikimi analizës u kërkua nga ekspertët e mëparshëm, të cilët pas konstatimeve të avokatit Skënderi, pranuan se mund të kishte lapsuse që duhej të trajtoheshin.

Prokurorja Doloreza Musabelliu u kërkoi tre ekspertëve të rinj që analizën ta kryenin deri në momentin e blerjes apo dhurimit të pasurive nga motra e të pandehurit – një vlere 100 mijë euro dhe një njësie që sipas aktit të blerjes ka pasur çmimin 120 mijë USD, ndërsa në hipotekë është regjistruar për shumën rreth 40 milionë lekë.

Prokurorja kërkoi që të konsiderohen të ardhura të ligjshme vetëm ato të cilat kanë origjinë të njohur. Nga të ardhurat e përfituara nga motra e të pandehurit prej dhënies së pronave me qira, prokuroria kërkoi që të konsiderohen vetëm ato për të cilat ajo zotëron certifikatë pronësie, si dhe të ardhurat për të cilat janë shlyer detyrimet tatimore.

Musabelliu u kërkoi ekspertëve të përllogarisin nëse motra e Lulos ka pasur mundësi t’i dhurojë shumën 100 mijë euro, si dhe të kryhet përllogaritje e vlerës së njësisë së dhuruar sipas çmimit të referencës.

Gjykata pyeti eksperten Kraja nëse kishte lidhje mes ekspertimit financiar dhe vlerësimit të pronës. Pasi ekspertja deklaroi se nuk ka lidhje mes tyre, gjyqtarja Elsa Ulliri e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për kryerjen e ekspertimit të vlerës së pasurisë së paluajtshme.

Avokati Skënderi kërkoi që analiza financiare të fillojë në vitin 2005, kohë kur Lulo është dekretuar në Gjykatën e Lartë. Ai e mbështeti kërkesën e tij në akuzën e ngritur për fshehje të pasurive të krijuara gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu, Skënderi kërkoi që të përllogariten vlerat në llogaritë bankare të motrës së Lulos, nga momenti krijimit të tyre, deri kur janë investuar për njësinë dhe kur i është dhuruar shuma 100 mijë euro të vëllait. Lidhur me të ardhurat e motrës së të pandehurit nga qiradhëniet, Skënderi kërkoi që përllogaritja të kryhet bazuar në përcaktimin e qirasë mujore në kontratë dhe të periudhës që kanë zgjatur.

Në përfundim, gjykata vendosi që ekspertëve t’u jepet një kopje e fashikujve të dosjes penale dhe e shtyu seancën për më datë 20 dhjetor, në orën 11:00, për t’u dhënë kohën e mjaftueshme të kërkuar prej tyre për të hartuar analizën financiare bazuar në pyetjet e prokurorisë dhe të të pandehurit.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij qindramijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

Në maj të vitit 2020, SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish- gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e Bashkim Dedja, si dhe ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lulo, 57 vjeç, pati një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar. Ai rezultoi se kishte krijuar një pasuri me vlerë prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë pretendoi se i kishte krijuar përpara fillimit të detyrës si gjyqtar.

 

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkim DedjaDoloreza MusabelliuElsa UlliriEuroFatos LuloGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarhetimi pasurorIsmail LleshiKlodian SkënderiKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseOlti VishapasuriaprocedimProkuroriaPunëRefuzimiSHShkëlzen SelimiSPAKValbonaValbona Kraja
I mëparshmi

Rrëzohet kërkesa e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka për përsëritje të gjykimit

Tjetri

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Ardian Çapjan

Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Ardian Çapjan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.