AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të prokurorit të Tiranës, Ritvan Suka për blerjen e dy apartamenteve dhe një automjeti, gjetje që u kundërshtuan prej tij me pretendimin se kishin pasur të ardhura të mjaftueshme familjare- edhe pse një pjesë informale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:00 | 05/12/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ritvan Suka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Tiranës, Ritvan Suka u përball të martën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në blerjen e dy apartamenteve, pasuri për të cilat tha se njërën e kishte blerë për llogari të babait, pasi ky i fundit punonte si emigrant në atë periudhë. Shpjegimet e subjektit për të ardhurat e bashkëshortes nga puna si gazetare në disa medie, ekspozuan faktin se për një periudhë të gjatë nuk i janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore nga ana e punëdhënësve. Në seancë u konstatua se gjashtë çështje të hetuara nga subjekti që janë verifikuar për figurën, janë trajtuar në aspektin profesional.

Procesi i vetingut për prokurorin Suka po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Ritvan Suka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Tropojë, ndërsa në vitin 2008 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Prej majit të vitit 2023, Suka e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Konstatimet për pasuritë

Si burime krijimi për një apartament në Tiranë me sipërfaqe 91.7 m2 të blerë në vitin 2015 kundrejt çmimit 48 mijë e 800 euro, subjekti ka deklaruar kursime në shumën 19 mijë e 800 euro, kredi 25 mijë euro dhe 4000 euro të dhuruara nga babai, me të ardhura nga emigracioni.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se apartamenti është porositur në vitin 2013, kur dhe është paguar në disa këste shuma 44 mijë euro. Po në këtë vit është revokuar porosia për blerjen e një apartamenti tjetër në një objekt tjetër, ku ndër të tjera është shënuar se shuma e paguar do të kalonte për llogari të banesës së re. Në vitin 2015 është likujdur gjithë çmimi i kësaj pasurie.

Nga analiza e burimeve, KPK ka konstatuar se Suka nuk ka arritur të justifikojë një pjesë të kursimeve të deklaruara dhe për rrjedhojë nuk janë konsideruar në analizën financiare.

Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme për shumën e marrë kredi që i ka kaluar shoqërisë ndërtuese, si dhe ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mundësi për dhurimin vlerës 4800 euro, me të ardhurat e siguruara në emigracion.

Prokurori Suka ka rezultuar në pamundësi për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2013 me të ardhurat nga pagat.

Po ashtu, KPK konstaton mungesë financiare për blerjen e një apartamenti nga subjekti në vitin 2008 për çmimin 61 mijë e 900 euro, pasuri për të cilën ai ka deklaruar se e ka blerë për llogari të të atit, pasi ky i fundit ishte në emigrim.

Veç të ardhurave të babait nga emigrimi dhe pensioni, Suka ka deklaruar si burim për këtë apartament, edhe një kredi të marrë në 2008-ën. Sipas relatores Qirko, duket se ka indicie se babai i subjektit ka qëndruar në Greqi dhe në Itali, por me dokumentacion ligjor janë vërtetuar të ardhura vetëm në shtetin italian në vlerën totale rreth 61 mijë euro.  Nga analiza financiare e kryer në KPK, ka rezultuar bilanc negativ në shumën 2.6 milionë lekë.

Nga analiza financiare për periudhën 2002-2016 janë konstatuar bilance negative në disa vite në shumën totale 4.5 milionë lekë, rezultat që është kundërshtuar nga subjekti i cili ka dorëzuar edhe prova të reja ndaj barrës së provës.

Prokurori Suka shpjegoi se bashkëshortja ka punuar si gazetare në disa medie dhe se gjatë disa viteve kur ajo e ka ushtruar këtë profesion, nuk i janë paguar kontributet nga ana e punëdhënësve. Por, ai theksoi se vërtetohej se bashkëshortja e kishte ushtruar profesionin e gazetares me anë të shkrimeve të publikuara në emër të saj për vite me radhë në disa gazeta që ai tha se i kishte dorëzuar si prova.

Në vijim, Suka deklaroi se që kur kishte filluar të ushtronte detyrën e prokurorit dhe deri në vitin 2008 kishte mbajtur prej pagës së tij vetëm sa i nevojiteshin për shpenzimet e jetesës, kurse pjesën tjetër e dorëzonte tek familja prindërore, ku të gjitha të ardhurat administroheshin sipas tij nga e ëma e cila kishte depozitë bankare dhe mbante edhe gjendje cash.

Ai pretendoi se në vitin 2008 e kishte administruar vetë pagën e tij dhe se kishte arritur të kursente 700 mijë lekë. Sipas subjektit, ai dhe bashkëshortja kishin kursyer së bashku 2.3 milionë që kanë shërbyer për investimet e kryera.

Suka kundërshtoi edhe pamundësinë e konstatuar për blerjen e apartamentit tjetër në vitin 2008. Sipas tij, babai kishte qenë emnigrant në Greqi dhe Itali ku ka siguruar të ardhura të konsiderueshme. Po ashtu, ritheksoi se një pjesë të pagës së tij e dorëzonte tek e ëma. Ai pretendoi se vetëm për periudhën 2002-2007, mundësia e kursimeve cash ishte 4.3 milionë lekë.

Lidhur me të ardhurat e babait në emigracion gjatë periudhës kur nuk ishte i regjistruar si punëmarrës, subjekti deklaroi se i ati i kishte dërguar gjithmonë paratë me transferta. Por, sipas Sukës, agjencitë e transferimit të parave e ruajnë dokumentacionin vetëm për pesë vjet dhe se nuk ka mundur t’i sigurojë të dhënat zyrtare për trasfertat e të atit.

“Nuk kemi balanca negative. Të ardhurat tona janë të mjaftueshme për krijimin e pasurive”, pohoi Suka.

Në fund të seancës, vëzhguesi ndërkombëtar, Gerrit Sprenger e pyeti subjektin lidhur me një çështje penale të hetuar prej tij kur e ushtronte detyrën në Prokurorinë e Elbasanit.

Suka shpjegoi se e kishte ndryshuar akuzën nga “vrasje e mbetur në tentativë” në “kanosje”, pasi autori nuk kishte qëlluar të dëmtuarin edhe pse gjendeshin pranë pesë metra dhe ky i fundit kishte qëndruar. Sipas tij, për shkak se autori nuk kishte vijuar veprimin e tij, kishte ndryshuar akuzën, vlerësim që ishte i gjetur e drejtë edhe nga gjykata.

Në përfundim, prokurori Ritvan Suka kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të mërkurën më 6 dhjetor, në orën 09:45.

Etiketa: Alma FaskajAnaliza financiareAnalizëemigracionEmigrimiEurogazetagazetareGerrit SprengerGjykataGjyqGreqiItalikanosjeKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediPagatPamela QirkoProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëPunaPunëRitvan SukaSHTiranëTransfertaVendimiVëzhguesitvrasjeXhensila Pine
I mëparshmi

SPAK dërgon për gjykim një tjetër të dyshuar për blerje votash

Tjetri

Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

Tjetri
Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.