AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

Prokurori i Durrësit, Edmond Koloshi dha shpjegime lidhur me konstatimet shtesë të Komisionit bazuar në disa denoncime për pasurinë dhe profesionalizmin, të verifikuara pas seancës së parë dëgjimore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:29 | 05/12/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Edmond Koloshi pas seancës së dytë dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Durrësit, Edmond Koloshi u përball të martën më 5 dhjetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për hetimet shtesë të kryera në funksion të riçeljes së hetimit administrativ, pas përfundimit të seancës së parë të zhvilluar më 13 nëntor.

Gjatë seancës së parë, Koloshi u përball me pyetje për dy apartamente të blera nga prindërit para fillimit të detyrës dhe transaksionet mbi këto apartamente, si dhe dha shpjegime për disa denoncime dhe gjetje në kriterin profesional.

Rihapja e hetimit u krye bazua në denoncime të reja. Në një denoncim janë ngritur pretendime për korrupsion të subjektit në hetimin e një çështje për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Por, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo çështje është hetuar nga një tjetër prokuror.

KPK ka verifikuar edhe një denoncim të njoftuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku janë ngritur pretendime se subjekti e ka blerë apartamentin më lirë se të tjerët. Sipas denoncueses, çmimi i blerjes ka qenë 1000 euro për m2 dhe jo sa e ka blerë subjekti.

Relatorja Shuli sqaroi se i janë kërkuar shoqërisë ndërtuese të vendosë në dispocion kontratat e shitjeve, prej nga ka rezultuar se çmimi për m2 për blerjen e apartamentit nga subjekti në vitin 2009 është më i lartë se çmimi i shitblerjes së apartamentit në të njejtën godinë të kompleksit dhe në të njëjtin vit.

KPK i ka kërkuar edhe subjektit që të dorëzojë kontrata të ngjashme për blerjen e apartamenteve në të njëjtën periudhë e godinë.

Prokurori Koloshi tha se ka dorëzuar si prova kontratat e kërkuara. Ai sqaroi se për çmimin e apartamentit janë dakordësuar me shoqërinë ndërtuese edhe nisur nga fakti se ka dy veranda me sipërfaqe totale 23 m2, që sipas tij kanë gjysmën e vlerës së pjesës së brendshme.

Ai vërejti se nuk rezulton të jetë në konflikt interesi me palën shitëse dhe këmbënguli se çmimi i blerjes së apartamentit të tij është sa vlera mesatare e apartamenteve të tjerë.

Gjatë verifikimeve shtesë janë administruar dy denoncime në lidhje me ngjarjen e tërmetit të ndodhur në vitin 2019, që kanë të bëjnë me hetimet e kryera nga prokuroria, ku subjekti ka qenë një prej tre prokurorëve të grupit hetimor.

Një prej denoncuesve nga ngritur pretendime për favorizime të disa shtetasve të cilët kanë qenë pjesë e hetimeve të dosjes së tërmetit.

Lidhur me hetimet e kryera për çështjen e pasojave të tërmetit, subjekti sqaroi se në gjykatë janë dërguar 18 të pandehur, një prej të cilëve ka ndërruar jetë, kurse një nuk është pranuar nga gjykata të kalohet për gjykim. Sipas Koloshit, prokuroria ka kërkuar pezullim të dënimit vetëm për një grua, kurse për të pandehurit e tjerë është kërkuar burgim.

KPK njoftoi se vendimi për prokurorin Edmond Koloshi do të njoftohet më datë 7 dhjetor, në orën 09:55.

 

 

Etiketa: DenoncimEdmond KoloshiEuroFirdes ShuliGjykatagjykimHetimetKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKorrupsionKPKoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParaprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit DurrësVendimi
I mëparshmi

Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

Tjetri

Nxënësit e Evropës Juglindore shënojnë rënie në performancë në testet PISA

Tjetri
Nxënësit e Evropës Juglindore shënojnë rënie në performancë në testet PISA

Nxënësit e Evropës Juglindore shënojnë rënie në performancë në testet PISA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.