AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli tërhiqet të marrë vendim për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka e akuzuar për korrupsion kërkoi pafajësi së bashku me të pandehurit e tjerë, duke pretenduar se janë dënuar pa prova, ndërsa SPAK kërkoi lënien në fuqi të dënimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:08 | 06/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto Ilustruese.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u njoh të mërkurën më 6 nëntor me konkluzionet dhe kërkimet e fundit në çështjen në ngarkim të ish-gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj dhe tre të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion të cilët të gjithë kërkuan pafajësi. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të dënimit të tyre në shkallë të parë.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh. Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022, por për Margjekën, Demirin dhe Balin u pezullua dënimi dhe u caktuan në shërbim prove.

Margjeka nuk ishte e pranishme në seancën e të mërkurës, por avokatja e saj, Margarita Kola u shpreh se u qëndronin gjithë kërkesave. Kola solli në vëmendje se kërkesa për përsëritje të pjesshme të rishqyrtimit të çështjes dhe marrjen e provave të reja e kishin kryer në Apel me qëllim zbulimin e të vërtetës. Ajo theksoi se kishin kërkuar marrjen si provë të pamjeve nga kamerat e sigurisë së një hoteli ku janë kryer vëzhgimet nga hetuesit.

Sipas mbrojtjes së Margjekës, pamjet provojnë pafajësinë e ish-gjyqtares jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm. “Nuk ka asnjë të dhënë tek përgjimet që Mimoza Margjeka ka marrë para,” tha ajo.

Në seancat e mëparshme, kërkuan pafajësi edhe të pandehurit e tjerë, duke pretenduar se nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte se ishte kryer korrupsion në këtë rast.

Ndërsa prokurorët Enkeleda Millonai dhe Sotir Kllapi kërkuan lënien në fuqi të vendimarrjes së shkallës së parë.

Një prej anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtari Florian Kalaja i pyeti prokurorët se përse të pandehurit Skënder Demiraj dhe Klaudio Zhilla nuk u akuzuan për ndikim të paligjshëm, por për korrupsion, kur sipas tij duket se veprimin e ka kryer i pandehuri Nejton Bali. Sipas prokurorit Sotir Kllapi, do të bëhej fjalë për ndikim të paligjshëm nëse korrupsioni pasiv nga ana e gjyqtares nuk do të ishte konsumuar. Ai tha se vlerësonin se paratë kishin shkuar tek të pandehurët Cara dhe Margjeka.

Në përfundim, trupi gjykues u tërhoq për vendim që u bë me dije se do të njoftohet më datë 12 dhjetor, në orën 10:30.

 

Etiketa: ApelApeliArben CaraEnkeleda MillonaiEuroFlorianFlorian KalajaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëKlaudio ZhillaKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivMASMimoza MargjekandikimNejton BaliParaPogradecprokurorProkuroriaSHshtatorSkënder DemirajSotir KllapiVendim
I mëparshmi

Gratë e kthyera nga Siria, në gjyq për ‘pjesmarrje në organizatë terroriste’

Tjetri

Pa kurrfarë nxitimi, 2/3 e fondit të Rindërtimit mbetet i pashpenzuar

Tjetri
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Pa kurrfarë nxitimi, 2/3 e fondit të Rindërtimit mbetet i pashpenzuar

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.