AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gratë e kthyera nga Siria, në gjyq për ‘pjesmarrje në organizatë terroriste’

Gjykata e Posaçme nisi procesin gjyqësor ndaj nëntë grave të kthyera nga Siria dhe Iraku, të cilat po akuzohen nga SPAK edhe për pjesmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:58 | 06/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në sheshin përpara kryeministrisë protestuan qytetarë të thjeshtë, klerikë dhe familjarë të fëmijëve të cilët ndodhen në kampet e Sirisë tashmë prej 7 vitesh, kur prindërit e tyre i tërhoqën atje me vete. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nisi më 6 dhjetor shqyrtimin gjyqësor për çështjen penale në ngarkim të 9 grave të riatdhesuara nga Siria, të cilat akuzohen për pjesmarrje në organizatë terroriste dhe pjesmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Në seancë ishin të pranishme shtatë nga nëntë gratë e akuzuara, shumica me fytyrë të mbuluar. Gjyqtarja Rudina Palloj u kërkoi të pandehurave të pranishme të zbulonin të gjitha fytyrën për të kryer procedurën e verifikimit.

Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Në sallën e gjyqit, ato konfirmuan se ishin dakord me vijimin e gjykimit të shkurtuar. Dy të pandehurat e tjera që nuk ishin të pranishme kishin deklaruar në seancën e mëparshme se do të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, të cilët kërkuan gjithashtu gjykim të shkurtuar.

Prokurorja Elida Kaçkini paraqiti parashtrimet lidhur me akuzat e ngritura ndaj të pandehurave. Sipas Kaçkinit, nëntë të pandehurat i janë bashkuar me vullnet të lirë në vitet 2013-2014 dy organizatave terroriste në Siri, të njohura si të tilla nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB. Prokurorja shpjegoi se të pandehurat janë larguar nga Shqipëria drejt Sirisë për t’iu bashkuar bashkëshortëve, fillimisht në organizatën Al Nusra.

“Është e provuar se të pandehurat u janë bashkuar bashkëshortëve duke mbështetur ideologjinë e organizatës terroriste. Po ashtu janë rimartuar atje për të shtuar popullatën e organizatës terroriste,” tha ndër të tjera prokurorja Kaçkini dhe shtoi se është vërtetuar se ato janë paguar nga organizata terroriste për të qenë pjesë e saj.

Prokurorja evidentoi se të pandehurat kishin marrë me vete edhe fëmijët e mitur në Siri, si edhe gjatë riatdhesimit.

Gjyqtarja Palloj vendosi të pranojë kërkesën për vijimin me gjykim të shkrtuar dhe i dha kohë prokurores Kaçkini për të përgatitur me shkrim konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten në seancën e radhës më datë 18 dhjetor, në orën 14:30.

Më 1 gusht 2021, Shqipëria riatdhesoi 19 persona nga kampi Al-Hol në Siri, 14 prej të cilëve ishin fëmijë dhe 5 gra. Operacioni i riatdhësimit u krye për shkaqe humanitare. Para riatdhesimit në gusht të 2021-it, SPAK kishte filluar një hetim për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

 

Etiketa: Al NusraElida KaçkiniGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargjykimGjyqgraGrate e xhihadisteveHetimISISOKBoperacioniParaRithimi nga SiriaRudina PallojshqipShqipëriaSiriSiriaSPAK
I mëparshmi

Studimi i UN Women: Teknologjia përhap dhunën ndaj grave

Tjetri

Apeli tërhiqet të marrë vendim për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Tjetri
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Apeli tërhiqet të marrë vendim për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.