AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studimi i UN Women: Teknologjia përhap dhunën ndaj grave

Një studim rajonal i UN Women që përfshin edhe Shqipërinë gjeti se teknologjia dhe rrjetet sociale ndihmuan në përhapjen e dhunës ndaj grave. 41 për qind e grave në Shqipëri raportuan se kishin përjetuar dhunë përmes teknologjisë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Një studim rajonal i UN Women i publikuar së fundmi, në të cilin përfshihet edhe Shqipëria, gjeti se teknologjia dhe rrjetet sociale ndihmuan në përhapjen e dhunës ndaj grave.

Sipas studimit 41 për qind e grave në Shqipëri raportuan se kishin përjetuar dhunë përmes teknologjisë, ndërsa mesatarisht në vendet e përfshira në studim 52% e grave kishin përjetuar dhunë përmes internetit dhe platformave të rrjeteve sociale.

“Më se një e treta e grave që përjetojnë dhunë përmes teknologjisë përballen me të në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Instagram. Në Shqipëri dhe Turqi Instagrami u identifikua si media sociale ku ushtrohet më së shumti kjo lloj dhune”, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga UN Women.

Veç Shqipërisë në studim u përfshin edhe  Bosnje dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Taxhikistani, Turqia dhe Ukraina. Studimi ka përfshirë 12 mijë gra në të gjithë rajonin.

Ndër të tjera studimi gjeti se pjesa më e madhe e dhunës ndaj grave përmes teknologjisë kryhet nga persona të panjohur (50,3%), ndërsa në 32,1% të rasteve ajo ushtrohet nga persona të afërt me gratë, si partnerë, familjarë, miq, të njohur, eprorë ose kolegë.

Sipas studimit kjo gjetje tregon se dhuna në vendin e punë apo ajo në shtëpi është shtrirë në rrjetet sociale. “Të anketuarat në Shqipëri raportuan se autorët kryesorë të kësaj dhune janë partneri aktual ose ish-partneri (pasuar nga një anëtar i familjes dhe eprori)”, thuhet në njoftimin mbi studimin.

Studimi u prezantua online në praninë e 100 përfaqësuesve nga organizata të shoqërisë civile, mekanizmat kombëtarë për barazi gjinore, institucione të të drejtave të njeriut, partnerë zhvillimi, kompani teknologjike, institucione të arsimit të lartë, dhe ekspertë nga fusha të ndryshme.

“Në peizazhin gjithnjë në evoluim të shekullit të 21-të, digjitalizimi vazhdon të formësojë botën tonë. Ky studim, i kryer në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, na ndihmon të kuptojmë më mirë dhunën ndaj grave përmes teknologjisë. Dhuna përmes teknologjisë, në të gjitha format e saj, ushtrohet për të njëjtat arsye: për të mbajtur nën kontroll dhe margjinalizuar gratë, si dhe për të kufizuar lirinë e tyre”, vuri në dukje gjatë prezantimit Gülden Türköz-Cosslett, Drejtoresha Rajonale në detyrë e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Në aktivitetin prezantues mori pjesë edhe Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. “Ky studim na ndihmon të advokojmë për politika dhe strategji, duke bashkuar perspektivat kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Shqipëri ndeshemi me sfida për shkak të moskuptimit dhe të mungesës së kapaciteteve për ta trajtuar këtë problem”, tha Gajda.

Etiketa: barazi gjinoreBosnjedhunaDhunëFacebookFushaGjeorgjiagraGülden Türköz-CosslettInstagramKazakistaniKirgistaniKomisioneriKosovaMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMediaMoldaviaRobert GajdaRrjetet socialeSerbiashqipShqipëriShqipëriasnje dhe HercegovinaTaxhikistaniTurqiTurqiaUkrainaUN Women
Tjetri

Gratë e kthyera nga Siria, në gjyq për ‘pjesmarrje në organizatë terroriste’

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.