AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A është shkatërruar Evropa?

Vendimi i Këshillit Evropian për të nisur bisedimet e pranimit me Ukrainën është pritur me shumë bujë. Por ai jo vetëm që ishte thjesht një zhvillim simbolik, por ky vendim kërkoi gjithashtu një shpërblim për kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke konfirmuar kështu se nuk ka asnjë llogaridhënie për qeveritë e shteteve anëtare që shkelin rregullat.

Jan-Werner MuellerngaJan-Werner Mueller
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: Wikimedia Commons.

Javën e kaluar, në një fitore të madhe politike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Këshilli Evropian vendosi të hapë bisedimet e pranimit me vendin e tij. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte “një ditë që do të mbetet e gdhendur në historinë e Bashkimit tonë”. Në fakt, fituesi i vërtetë ishte kryeministri anti-BE i Hungarisë, Viktor Orban.

Pasi kërcënoi për javë të tëra se do ta bllokonte vendimin, Orbani, me sa duket, u dorëzua duke u larguar thjesht nga dhoma në mënyrë që liderët e tjerë të arrinin në një marrëveshje zyrtarisht unanime. Ai jo vetëm që do të ketë ende shumë mundësi për të sabotuar pranimin e Ukrainës në të ardhmen, por gjithashtu arriti të zhvaste fondet e BE-së që Komisioni Evropian i kishte mbajtur për shkak të shqetësimeve rreth korrupsionit në vend.

Si për ironi, ky rezultat përforcon më tej argumentet kundër zgjerimit evropian. Në fund të fundit, siç ka treguar qeveria hungareze për të gjithë botën, pasi të jeni brenda klubit evropian, duket se askush nuk mund t’ju detyrojë të respektoni rregullat e klubit. Sa më shumë që Ukraina t’i afrohet anëtarësimit, aq më i zhurmshëm do të jetë kori që na kujton se – në kundërshtim me të gjitha traktatet dhe retorikën moraliste nga elitat evropiane – nuk ka kufij realë për korrupsionin dhe autokratizim brenda bllokut.

Të gjithë në Bashkimin Evropian e kuptojnë se Orban po sillej në mënyrë agresive për të zhbllokuar fondet e BE-së. Ai shpaloste vazhdimisht arsye të reja për moshapjen e bisedimeve të pranimit, duke përmendur gjithçka, nga shqetësimet për pakicën etnike hungareze të Ukrainës deri te shqetësimet për korrupsionin (që ishte vërtet për të qeshur e thënë kjo nga lideri i një autokracie kleptokratike).

E gjendur përfundimisht përballë nevojës për të marrë që ajo e quajti një “vendim strategjik”, von der Leyen pranoi ndryshime kozmetike në sistemin gjyqësor hungarez. E megjithatë, një ditë para se qeveria hungareze të spastrohej, ajo prezantoi një ligj drakonian që i mundësonte asaj të gjuante OJQ-të në emër të “mbrojtjes së sovranitetit kombëtar”.

Zhvatja e Orbanit jo vetëm që funksionoi, por ajo që u vlerësua si një zgjidhje dinake do të rezultojë shumë e kushtueshme për Evropën në tërësi. Për këtë, evropianët mund të falënderojnë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili lindi pati idenë ta nxirrte homologun e tij hungarez jashtë për një kafe, ndërsa 26 qeveritë e mbetura të shteteve anëtare votonin.

Për më tepër, megjithëse fillimi i bisedimeve të pranimit është i një rëndësie të madhe simbolike, ai nuk do t’i ndihmojë ukrainasit të kalojnë dimrin. Ukraina është ende duke luftuar për mbijetesën e saj kundër një krimineli lufte rus, i cili ka riafirmuar qëllimin e tij për ta fshirë atë nga harta. Orban e di mirë se 50 miliardë euro (55 miliardë dollarë) të premtuara Ukrainës nga BE-ja janë veçanërisht kritike tani që republikanët e Kongresit po vënë në dyshim angazhimet e vetë Amerikës për furnizimin me armë dhe ndihmë. Megjithatë, ai u sigurua ta pinte kafenë e tij në sallë kur iu dha rasti ta mohonte këtë mbështetje jetëshpëtuese.

Liderët evropianë ende nuk kanë gjetur një strategji për t’u marrë me praninë e Putinit me të drejtë vetoje në mesin e tyre. Besimi se një vend relativisht i vogël mund të nxitet gjithmonë të ofrojë atë që politologët e quajnë “pëlqimi i humbësit” mund të ketë qenë i arsyeshëm kur BE-ja punonte siç duhet si një makineri për ndërtimin e konsensusit për çështje materiale. Por ato ditë kanë ikur.

Një qasje mund të jetë që Evropa t’i bëjë të përhershme pushimet e Orbanit për kafe. Ekziston tashmë një precedent për të punuar rreth vetos për të arritur marrëveshje për çështje të tilla si bashkimi i burimeve. Në fillim të viteve 2010, kryeministri britanik David Cameron mësoi se kundërshtimi britanik ndaj përgjigjeve të BE-së ndaj krizës së euros mund të anashkalohej.

Komisioni Evropian është e qartë se po dështon të përmbushë rolin e tij si “ruajtës i traktateve”. Siç kanë vënë në dukje kritikët prej vitesh, të gjitha bisedat për “instrumente” dhe “mekanizma” të rinj (vini re fjalorin teknokratik) errësojnë problemin e vërtetë. Ajo që i mungojnë BE-së nuk janë mjetet ligjore, por gatishmëria për t’u përballur me qeveritë e shteteve anëtare që synojnë të minojnë themelet e integrimit evropian: sundimin e ligjit.

Sigurisht, të pretendosh se një problem është teknik dhe jo politik, ndonjëherë është një mënyrë e zgjuar për të ndihmuar palët në konflikt të shpëtojnë fytyrën. Por Orbani nuk dëshiron të shpëtojë fytyrën. Përkundrazi, ai po e pozicionon veten si primus inter pares mes një grupi të ri populistësh evropianë të ekstremit të djathtë. Ndryshe nga euroskeptikët e mëparshëm, qëllimi nuk është largimi nga BE-ja, por shfrytëzimi i kësaj deri në fund. Siç tha Orbani në një fjalim muajin e kaluar, ideja është ta trajtojmë presidenten e Komisionit Evropian si “punonjësen tonë” dhe të nxjerrim avantazhin maksimal kombëtar. Kjo përmbledh platformën populiste të krahut të djathtë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit të ardhshëm.

Mund të ketë pasur një kohë kur BE-ja ishte mjaft e fortë për t’u marrë me një qeveri që po fiton përfitimet e anëtarësimit pa respektuar rregullat. Në kontekstin aktual, disa kanë gjetur shpresë në triumfin e fundit të partive opozitare liberale të Polonisë ndaj qeverisë së mëparshme populiste. A mund ta zgjidhë vetë populli problemin, duke hequr qafe populistët e ekstremit të djathtë anti-evropianë në kutitë e votimit?

Për fat të keq, një optimizëm i tillë anashkalon faktin se autokracia e Orbanit tani është e rrënjosur thellë dhe se një kalbje e vazhdueshme brenda institucioneve nuk mund të frenohet lehtësisht. Evropa mund të bëhet akoma më e madhe, por ajo do të bëhet gjithnjë e më e fragmentuar dhe e paaftë për veprim të përbashkët të vendosur. Do të ketë një periferi të madhe ku të gjithë e dinë se gjërat nuk po funksionojnë siç duhet dhe se askush nuk ka vullnetin politik për t’i rregulluar ato.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Is Europe Broken?

Etiketa: Bashkimi EvropianBashkimin EvropianBEDavid CameronEuroEvropafitoreGjyqHungariKomisioni EvropiankonfliktLigjLuftemarrëveshjembështetjeMjaftOLAFOlaf ScholzOrbanParapopulistProject SyndicateQeveriaSHUkrainaUkrainëUrsula von der LeyenVendimViktor OrbanVolodymyr ZelenskyZgjedhjet
Tjetri
Parlamenti autorizon SPAK për masë sigurie ndaj Berishës

Parlamenti autorizon SPAK për masë sigurie ndaj Berishës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.