AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkëlzen Berisha dëshmon në gjyqin kundër Fatmir Mediut

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha pranoi se kishte pasur biseda telefonike me Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin ditën e shpërthimit në Gërdec, por mohoi që bisedat të kishin lidhje me ngjarjen.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:01 | 27/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkëlzen Berisha pas dëshmisë në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dha dëshminë e tij të mërkurën më 27 dhjetor në procesin kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu – ky i fundit i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Prokurori Klodian Braho i drejtoi Berishës një seri pyetjesh lidhur me dijeninë për shpërthimin e ndodhur në Gërdec; takimet me ish-ministrin e Drejtësisë dhe atij të Mbrojtjes në atë periudhë si dhe për arsyen e bisedave telefonike të kryera me Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin, administratorin e një kompanie private që kishte angazhuar banorë të fshatit, mes të cilëve gra e fëmijë për demontimin e predhave.

Berisha deklaroi se ditën e ngjarjes në Gërdec ndodhej jashtë shtetit me familjen e tij dhe nuk i kujtohet saktësisht se si kishte marrë dijeni. Ai pohoi se e njeh ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi që prej vitit 2004 për shkak të angazhimit politik dhe se kishin marrëdhënie miqësore. Po ashtu, pranoi se kishte takuar Bumçin në zyrën e këtij të fundit, por këmbënguli se bisedat mes tyre kishin qenë familjare dhe personale.

I pyetur nga prokurori Braho nëse kishte diskutuar ndonjëherë për ndonjë vendim qeverie me Bumçin, Berisha e mohoi një gjë të tillë. Për një shkresë të dërguar me fakt nga Ministria e Drejtësisë, tek ajo e Mbrojtjes, me shënimin për “z.Shkëlzen Berisha”, djali i ish-kryeministrit Berisha tha se një gjë të tillë e kishte mësuar në media, duke e cilësuar si shpifje. Ai sugjeroi që të verifikohet se i kujt është shkrimi në shënimin e bërë në emrin e tij.

Ngjashëm ai u shpreh dhe për njohjen me Mediun, përpara se ky i fundit të bëhej ministër. Dëshmitari Shkëlzen Berisha pranoi se kishte pasur bisedë telefonike me Mediun ditën e shpërthimit në Gërdec. Sipas tij, arsyeja e bisedës kishte të bënte me një çështje shëndetësore për një familjar të Mediut. Berisha theksoi se nuk mbante mend që të kishin diskutuar për Gërdecin.

Shkëlzen Berisha pranoi edhe njohjen me Mihal Delijorigjin, duke shpjeguar se një klient kishte dashur të blinte diçka në kompleksin e tij. Ai pohoi se kishte pasur dijeni të përgjithshme lidhur me aktivitetin që Delijorgji ushtronte në Gërdec, por pa ditur detaje. Për telefonatën e kryer me Delijorgjin ditën e ngjarjes, Berisha deklaroi se e kishte kryer për ta pyetur për një familjarin e tezes që punonte atje dhe nuk përgjigjej. Por, ai mohoi që biseda të kishte pasur lidhje me shpërthimin.

Në funksion të pyetjeve të drejtuara nga mbrotjësi i viktimave, avokati Dorian Matlija, dëshmitari Berisha pohoi se kiste marrë dijeni nga media lidhur me deklarimet e të ndjerit Kosta Trebicka për një telefonatë të regjistruar me Efraim Diverolin, si dhe për të dhënat e në databazën e Wikileaks ku thuhet se ish-shefi Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha ka përmendur emrin e tij.

Berisha pohoi se vetë Hoxha e ka përgënjeshtruar publikisht një gjë të tillë.

Bazuar në deklarimet e ish-ministrit Aldo Bumçi, se me Shkëlzen Berishën kishin pasur diskutime politike gjatë takimeve në zyrë, prokurori Braho e pyeti dëshmitarin nëse kishte ndonjë funksion politik.

Berisha sqaroi se nuk kishte ndonjë funksion politik, por ishte mbështetës. Në vijim pyeti edhe përfaqësuesi ligjor i Mediut, avokati Henrik Ligori, nëse kishte interesa politikë, nisur dhe nga fakti se kishte pasur të atin kryeministër.

Pas kësaj pyetje, Berisha pohoi se kishte pasur interes politik dhe se diskutimet kishin qenë gjithmonë në këtë kontekst.

Pas përfundimit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës, i pandehuri Mediu parashtroi një deklaratë, përmes së cilës pohoi se kishte një familjar me probleme shëndetësore që nuk mund të kurohej në Shqipëri dhe se ky kishte qenë dhe objekti i bisedës ditën e shpërthimit.

Dy dëshmitarët Jorgo Mingo dhe Luan Marku, të dënuar për “shpërdorim detyre” në procesin e zhvilluar për tragjedinë e Gërdecit, ushtruan të drejtën për të heshtur. Ata sugjeruan që të merren dëshmitë e tyre të dhëna gjatë procesit të mëparshëm.

Megjithëse avokatët kërkuan që të merren deklarimet e këtyre dy personave gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjyqtarja Irena Gjoka e rrëzoi këtë kërkesë duke argumentuar se në rast të ushtrimit të të drejtës së heshtjes nga të bashkëpandehurit, atëherë administrohen për t’u lexuar deklarimet e dhëna gjatë hetimit të kryer nga prokuroria. Në seancë u tha se Mingo dhe Marku ishin  pyetur fillimisht si persona që kishin dijeni mbi ngjarjen.

Tre dëshmitarë nuk u paraqitën të mërkurën dhe e u vendos ripërsëritja e njoftimit të tyre. Po ashtu, u njoftuan dhe pesë dëshmitarë të tjerë të kërkuar nga prokuroria, për t’u pyetur në seancën e radhës që u caktua të zhvillohet më datë 10 janar, në orën 09:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Etiketa: Aldo BumçidëshmitarëDorian MatlijaFatmir MediuGërdecGjokaGjyqgraHenrik LigoriIrena GjokaJorgo MingoKlodian BrahoLuan HoxhaLuan MarkuMediaMihal DelijorgjiProkuroriProkuroriaSali BerishaSHShkelzen BerishaShpërdorim detyreShpifjeshqipShqipëriSPAKTragjedia e GerdecitVendimWikileaks
I mëparshmi

Privilegje pas hekurave: Të dënuarit VIP i kthejnë qelitë në apartamente private

Tjetri

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e PD

Tjetri
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e PD

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e PD

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.