AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e PD

Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën që të prishë vendimin e Apelit për konfiktin mes dy grupimeve në Partinë Demokratike për logon dhe emrin e partisë dhe ta rikthejë për rishqyrtim çështjen në këtë gjykatë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:48 | 27/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Berisha dhe mbështetësit e tij protestuan të mërkurën më 27 dhjetor 2023 përpara Gjykatës së Lartë. Foto: LSA.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji i Gjykatës së Lartë në një njoftim për mediat thotë se ka konstatuar se Gjykata e Apelit “nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim”.

Sipas Gjykatës së Lartë, pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura mund të zgjidheshin vetë nga “Apeli”. Në këto kushte ajo vendosi “prishjen e vendimit” dhe “kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një trupë tjetër gjykuese”.

Rekursi i çështjes në Gjykatën e Lartë u bë nga Grupi i Rithemelimit, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon të legjitimojë vendimet e Kuvendit Kombëtar që e zgjodhën atë kryetar të partisë, ndërkohë që logon dhe vulën ligjërisht i mban kundërshtari i tij, Lulzim Basha.

Ndërsa Kolegji Civil i kësaj gjykate po shqyrtonte çështjen në dhomë këshillimi, jashtë godinës dhjetra demokratë mbështetës të Berishës po protestonin.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi gjykatën si “vegël e Edi Ramës” për të goditur opozitën.

“Vetëm skllavi do pranonte që gjykatat, që shkelin ligjin, që shtypin lirinë e tij, të përcaktojnë fatin e tij,” iu drejtua ai protestuesve, duke pyetur, “a ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, si lider të PD-së, Sali Berishën?”

Konflikti mes dy grupimeve në PD nisi në shtator të vitit 2021, kur Basha vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u emërtua si person i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I zemëruar, Berisha nisi një fushatë të cilën e emëroi “Rithemelimi” me thirrjen e Kuvendit të Partisë jashtë strukturave ekzistuese, duke u zgjedhur kryetar.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e Tiranës, e përfaqësuar nga gjyqtari Agron Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, por vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit. Apeli vendosi të kthejë në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës dhe të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili kishte njohur si legjitim vendimet e Kuvendit të mbledhur nga Berisha dhe mbështetësit e tij më 11 dhjetorit 2021.

Zyra e shtypit të PD-së zyrtare që përfaqësohet nga Basha e cilësoi vendimin e së mërkurës si “hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar”.

“Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës,” thuhet në njoftim.

Grupi i Bashës vijon të mbajë logon zyrtare të Partisë Demokratike, që u themelua me lëvizjen e Dhjetorit 1990 pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, edhe pse është dobësuar në mbështetës dhe është në minorancë brenda grupit parlamentar.

 

Etiketa: Agron ZhukriAnkimApeliBashaDepartamenti Amerikan i ShtetitEdi RamGjykataGjykata e ApelitGjykata e LarteGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqKolegjiKolegji iKorrupsionkorrupsion madhorkryetarLigjLulzim BashaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDRithemelimiSali BerishashtatorTiranëVendimetVendimi
I mëparshmi

Shkëlzen Berisha dëshmon në gjyqin kundër Fatmir Mediut

Tjetri

AKSHI njofton për “sulme masive” kibernetike ndaj faqeve publike

Tjetri
AKSHI njofton për “sulme masive” kibernetike ndaj faqeve publike

AKSHI njofton për “sulme masive” kibernetike ndaj faqeve publike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.