AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

AKSHI njofton për “sulme masive” kibernetike ndaj faqeve publike

Një numër institucionesh shtetërore dhe të pavarura po përballen të mërkurën me një sulm të fortë kibernetik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi të mërkurën se faqet publike të institucioneve shtetërore po sulmohen nga hakerat, por se nuk është prekur siguria e të dhënave.

“Aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike”- thuhet në njoftimin e AKSHI-it, pa përmendur emrat e faqeve të sulmuara.

Agjencia thotë më tej se situata është rikthyer në normalitet dhe se faqet janë në funksion të plotë duke theksuar se “sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemit.”

Të mërkurën disa faqe institucionesh publike patën probleme, ndërkohë që vijon të jetë jashtë funksionit faqja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI dhe ajo e Parlamentit.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi të martën se “nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibernetik” ndërsa pranoi se sulmi kibernetik ka tentuar fshirjen e tyre, por  AKSHI sqaron se nuk administron faqet e institucioneve të pavarura si Kuvendi, apo ato të kompanive private, duke mos mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj tyre.

Ditën e Krishtlindjeve, një grup në Telegram me emrin Homeland Justice publikoi të dhëna mbi sulme të reja kibernetike ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, parlament.al, si dhe një kompanie të telefonisë celulare.

Ndërkohë, AKSHI sqaron se nuk administron faqet e institucioneve të pavarura si Kuvendi, apo ato të kompanive private.

Agjencia pranon më tej se vendi ynë “ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë”, por nuk e drejton gishtin e përgjegjësisë për sulmin në asnjë grup apo shtet.

Homeland Justice, një grup hakerash që besohet se kanë origjinë iraniane, sipas rezultateve të raporteve të FBI-së dhe Microsoft, ka kryer një seri sulmesh ndaj rrjeteve dhe shërbimeve online të qeverisë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 7 shtator 2022 dhe dëboi diplomatët e tij, duke fajësuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik të vitit të kaluar. Sulmet kibernetike ekspozuan problemet me sistemet e sigurisë online dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAKSHIDDoSdiplomatFBIHomeland JusticeILDKPKIIraniKibernetikekonflikKPKkrishtlindjeKuvendiMicrosoftparlamentSHshqipShqipëriashqiptareshtatorSiguriaSulmSulm kibernetikSulmi kibernetikTelegram
Tjetri
Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuse lë në fuqi hartën e re gjyqësore

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.