AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bullizmi online ndaj fëmijëve është në rritje alarmante – vlerëson raporti

Raporti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Fëmijëve në Shqipëri evidenton tendencën në rritje të fenomenit të bullizmit online dhe gjuhës së urrejtjes, të cilat shënojnë numrin më të lartë të raportimeve nga fëmijët dhe adoleshentët që kanë qenë viktimë e abuzimeve në hapësirën kibernetike.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:00 | 07/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët gjatë një proteste për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, së bashku me Linjën Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët “iSigurt.al” prezantoi të mërkurën raportin e Sigurisë Kibernetike të Fëmijëve në Shqipëri për vitin 2023.

Ky raport bazohet në të dhëna të mbledhura që prej vitit 2015 nga CRCA dhe “iSigurt.al”, me një fokus kryesor të analizës për vitin që lamë pas.

Sipas raportit, bullizmi online i raportuar ka shënuar një rritje me 160% në krahasim me vitet e kaluara dhe përbën shqetësimin kryesor të abuzimit me fëmijët.

“Bulizmi online është incidenti më i raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët, në rreth 35% të rasteve, të ndjekur në 21% të rasteve nga gjuha e urrejtjes dhe 15% shantazhe dhe kërcënime online,” tha Borjana Dine, psikologe pranë CRCA.

Gjatë vitit 2023, pranë platformës iSIGURT.al janë bërë 244 raportime të incidenteve të ndeshura online nga fëmijët apo prindër, mësues, kujdestarë të tyre. Në ndryshim me vitin e kaluar, dhuna, ngacmimet dhe shfrytëzimi seksual online kanë kaluar në vend të katërt si incidente të raportuara.

Sipas ekspertëve të mbrojtjes së fëmijëve, një tjetër fakt shqetësues është se këtë vit ka raportime edhe nga fëmijë të moshës nën 11 vjeç, fenomen që nuk është vënë re në vitet e kaluara. Ekspertët ngritën alarmin dhe u bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse për të marrë masa parandaluese për këto abuzime online.

“Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike AKCESK dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve janë dy institucionet kryesore që duhet të ndërmarrin masa sa më të shpejta për mbrojtjen e fëmijëve, së bashku me shoqërinë civile dhe ekspertët në këtë fushë, për të ndërtuar një arkitekturë tërësisht të re ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike,” tha Altin Hazizaj, drejtues i qendrës CRCA.

Gjetjet e raportit vënë gjithashtu në pah se raportimet vijnë kryesisht nga vajzat, me 62% të rasteve të denoncuara.

“Për herë të parë vajzat po raportojnë thuajse dy herë më shumë se djemtë incidente gjatë navigimit të tyre online”, citojnë gjetjet e raportit.

Lidhur me platformat ku hasen shkeljet dhe incidentet e raportuara nga viktimat, TikTok dhe Instagram kryesojnë listën e raportimeve, respektivisht me 47% dhe 27% të rasteve.

 

Etiketa: adoleshentëAgjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të FëmijëveAKCESKAltin HazizajAnalizëBorjana DinebullizmiBullizmi onlineCRCAdhunaGjuha e urrejtjesInstagramiSigurt.alKibernetikeMasamasa parandalueseQendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në ShqipëriraportRaportiSHshqipShqipëriTikTok
I mëparshmi

Prokuroria merr në hetim për kallëzim të rremë gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Tjetri

Pas Magjistraturës, edhe KLGJ ndryshon kriterin e mesatares për ndihmësit ligjorë

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

Pas Magjistraturës, edhe KLGJ ndryshon kriterin e mesatares për ndihmësit ligjorë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.