AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria merr në hetim për kallëzim të rremë gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi, e cila para pak javësh u mor në mbrojtje nga KLGJ, akuzohet nga Prokuroria e Tiranës se bëri kallëzim të rreme dhe se kishte shkruar vetë letrën kërcënuese. Këlliçi këmbëngul se është kërcënuar dhe akuzon prokurorinë për sajesë. KLGJ vendosi pezullimin e gjyqtares.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi akuzohet nga Prokuroria e Tiranës se bëri kallëzim të rreme dhe se kishte shkruar vetë një letër kërcënuese që u përdor si provë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i dhënë asaj dhe familjes mbrojtje fizike.

Në një njoftim për mediat të ndarë nga Prokuroria e Përgjithshme të mërkurën bëhet me dije se pas hetimit të rastit të denoncuar në 20 janar nga Këlliçi, prokuria e Tiranës e gjeti pretendimin e gjyqtares të rremë.

“Në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.”, njofton prokuroria.

Sipas prokurorisë së Tiranës pas këtij rezultati ndaj Këlliçit është ngritur akuza e kallëzimit të rremë. “Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale”, thuhet në njoftim.

Për shkak se letra u përdor për të përfituar mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor prokuroria po ashtu ka ngritur akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” ndaj gjyqtares. Prokuroria po ashtu njoftoi kalimin e çështjes për kompetencë në prokurorinë e Durrësit.

E pyetur nga BIRN Këlliçi e kundërshtoi akuzën. Ajo tha në një bisedë telefonike se akuza ndaj saj “është një sajesë”, ndërsa fajësoi prokurorinë e Tiranës se po mbronte kërcënuesin që sipas saj është prokuror në këtë prokurori.

Këlliçi akuzoi me emra një ish-gjyqtar, prokuroren e çështjes, drejtuesin e prokurorisë së Tiranës si të përfshirë. Ajo po ashtu pretendoi se kërcënuesi ishte një prokuror dhe se ky i fundit kishte kërcënuar atë dhe kancelarin e gjykatës. Ajo tha se nuk kishte arsye për të bërë kallëzim të rremë, ndërsa kundërshtoi ekspertizën dhe tha se shkrimi në letrën kërcënuese nuk ishte i saji.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi të mërkurën pas një mbledhje me urgjencë se vendosi pezullimin nga detyra të Këlliçit, për shkak të hetimit ndaj saj.

Etiketa: AkuzaArnisa KëlliçiBIRNGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimIsh-gjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKodit PenalMbledhjembrojtjeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësTiranë
Tjetri
Bullizmi online ndaj fëmijëve është në rritje alarmante – vlerëson raporti

Bullizmi online ndaj fëmijëve është në rritje alarmante – vlerëson raporti

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.