AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Po, rezervat ruse duhet të konfiskohen

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi global ka dobësuar aleancat e saj dhe ka inkurajuar despotët si presidenti rus Vladimir Putin. Por SHBA-ja mund të fillojë t’i ndreqë disa nga këto dëme duke demonstruar se është e gatshme të konfiskojë asetet e luftënxitësve për të kompensuar viktimat e tyre.

Michael R. StrainngaMichael R. Strain
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Pas sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës 24 muaj më parë, qeveritë perëndimore – përfshirë Shtetet e Bashkuara – ngrinë rreth 300 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse, ose afërsisht gjysmën e totalit të rezervave të valutës së huaj dhe arit të vendit në atë kohë. Qëllimi ishte të parandalohej që Kremlini t’i përdorte këto si pjesë të fondit të tij për luftën ose të zbehte ndikimin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së dhe Evropës.

Ngrirja e aseteve ruse ishte një komponent agresiv i përgjigjes perëndimore. Por disa zyrtarë dhe komentues duan të shkojnë edhe më tej, duke sekuestruar asetet dhe duke i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Këtë muaj, Nikki Haley, e cila po sfidon Donald Trump në garën paraprake republikane, njoftoi mbështetjen e saj për një lëvizje të tillë. Presidenti rus Vladimir Putin “është një kriminel lufte dhe bandit që pushtoi një vend të lirë”, tha ajo për Bloomberg Neës. Prandaj, ai duhet “të paguajë çmimin për veprimet e tij”.

Për këtë qëllim, Haley po mbështet Aktin e Rindërtimit të Prosperitetit dhe Mundësisë Ekonomike (REPO) për ukrainasit, një akt legjislativ i paprecedent i miratuar nga Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë muajin e kaluar me 20 vota pro dhe një kundër. Nëse REPO bëhet ligj, do të ishte hera e parë që SHBA-ja ka sekuestruar asetet e bankës qendrore të një vendi me të cilin nuk është në luftë.

Argumentimi i bazuar në logjikë në favor të sekuestrimit të aseteve ruse është i thjeshtë. Rusia nisi një pushtim të paprovokuar, brutal të një vendi fqinj, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Në vitin 2019, para luftës dhe pandemisë, PBB-ja e Ukrainës ishte rreth 154 miliardë dollarë. Tani, Banka Botërore vlerëson se rindërtimi dhe rimëkëmbja do të kushtojë 411 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Natyrisht, Rusia duhet të jetë e para në radhë për të paguar faturën – përpara Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Por ka arsye të mira për të qenë të kujdesshëm. Disa kritikë të konfiskimit druhen se asetet e Rusisë mund të mbrohen nën doktrinën e imunitetit sovran. Nëse ato sekuestrohen, vendet e tjera mund të ngurrojnë të mbajnë dollarë ose euro në të ardhmen; hegjemonia e dollarit mund të kërcënohet; tregtia dhe financat ndërkombëtare mund të ndërpriten; dhe mund të hapet rruga që aktorë të tjerë të këqij të bëjnë të njëjtën gjë.

Këto shqetësime janë legjitime, por gjithsesi jo bindëse. Teza që konfiskimi i aseteve është i lejueshëm sipas ligjit ndërkombëtar si kundërmasë ndaj agresionit dhe shkatërrimit të Rusisë është bindëse. Madje, ka precedent. Në vitin 1992, Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së përdorën asetet shtetërore të Irakut për të kompensuar viktimat e Sadam Huseinit nga Kuvajti dhe shtetet e tjera pa pëlqimin e regjimit të tij.

Për më tepër, nuk ka alternativë ndaj dollarit si monedhë rezervë globale, dhe institucionet financiare perëndimore mbeten më të sigurtat në botë për investitorët. Duke marrë parasysh që aktivet e bankës qendrore të Rusisë janë ngrirë për dy vjet pa asnjë efekt të dukshëm mbi rezervat dhe pa ndërprerje në flukset ndërkombëtare, një sekuestrim i aseteve ka të ngjarë të jetë një ngjarje jo relative. Parandalimi i aktorëve të tjerë të këqij nga agresioni kërkon që nevojat e Ukrainës të vihen përpara atyre të Rusisë. Larg nga inkurajimi i akteve të ardhshme të agresionit, një ndëshkim më i ashpër për Rusinë do t’i detyronte aktorët e tjerë të këqij të mendoheshin dy herë përpara se të ndiqnin të njëjtën rrugë.

Duke miratuar legjislacionin për sekuestrimin e aseteve, Haley po kalon në anën e Ukrainës në një kohë kur shumë senatorë republikanë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve po e braktisin atë. Kontrasti mes saj dhe republikanëve tregon pse GOP, vendi dhe bota do të ishin më mirë me të si presidente. Ajo është në kontrast të plotë me Donald Trump, angazhimi i të cilit ndaj rendit ndërkombëtar liberal të pas Luftës së Dytë Botërore ishte tashmë në dyshim përpara se ai të shprehej se do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte aleatët e SHBA-së që nuk përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj NATO-s.

Siç e tha Haley në deklaratën e saj për Bloomberg: “Ditët e fundit, Trump qëndroi në anën e Putinit për NATO-n dhe gatishmëria e tij për të braktisur Ukrainën dhe aleatët tanë e vë në rrezik çdo amerikan. Fokusi ynë duhet të jetë gjithmonë në parandalimin e luftës dhe mbajtjen e trupave tona jashtë rrezikut. … Ne kemi nevojë për një president që ka kthjelltësinë morale për ta bërë këtë.”

Në vend që të zgjasin debatin për konfiskimin e aseteve të Rusisë, Amerika dhe aleatët e saj duhet të përqendrohen në çështjet komplekse që do të vinin më pas: si të transferohen fondet dhe si të sigurohet që ato të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

Tërheqja e Amerikës nga lidershipi global ka dobësuar aleancat e saj dhe ka inkurajuar despotë, banditë dhe autoritarë anembanë globit. Por ky gabim është ende i kthyeshëm. Rendi liberal ndërkombëtar ka qenë një themel i prosperitetit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kufizuar regjimet shtypëse dhe shtetet agresore dhe ka garantuar paqen dhe stabilitetin e kërkuar për lulëzimin e tregtisë. Konfiskimi i aseteve të Rusisë do t’i jepte jetë të re rendit gjithnjë e më të dobët të pasluftës.

Fakti që sekuestrimi i pasurisë do të ishte i paprecedentë është një tjetër arsye pse kjo duhet bërë. Mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën në një moment nevoje nga ana e saj do të forconte vendosmërinë e ushtarëve ukrainas dhe do t’i jepte zemër qytetarëve ukrainas.

A është konfiskimi i rrezikshëm? Sigurisht. Por ky është një rrezik që ia vlen të merret.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Yes, Russian Reserves Should Be Seized

Etiketa: AmerikaBEBloombergDonald TrumpEuroFinancatKremlinikriminel lufteLigjLufteNATONikki HaleyParaPBBpresidentpresidenteProject SyndicatepushtimPutinrepublikanerrezikRusiRusiaSHBAShtetet e BashkuaraTrumpUkrainëVladimir PutinVota
Tjetri
Miratohen pa debat ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e Informimit”

PS ‘peshkon vota’ nga Rithemelimi dhe u jep amnisti zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.