AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS ‘peshkon vota’ nga Rithemelimi dhe u jep amnisti zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme

Socialistët votuan një amendament të minutës së fundit të deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati, duke lejuar që edhe zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme të përfitonin ulje dënimi nga Amnistia Penale – një vendim që deputeti Enkelejd Alibeaj e quajti “peshkim votash”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:13 | 20/02/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ulsi Manja në Kuvend | Foto: LSA

Komisioni Parlamentar i Ligjeve votoi të martën ligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar të qeverisë që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët publikë të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas një amendamenti të minutës së fundit, i cili u dakordësua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, edhe zyrtarët e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite.

Amendamenti u dorëzua në Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelimi. Ai shfuqizon gërmën c të nenit 5, pika 2,  që përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë së uljes së dënimit; “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”.

Pavarësisht se amendamenti i Nallbatit binte ndesh me variantin e qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e mbështeti atë.

“Kemi thënë nuk do të përfitojnë personat e dënuar për vepra penale dhe akuzat e GJKKO, por ne i japim të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për vrasje dhe ia mohojmë këtë të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për një vepër krejtësisht të lehtë nga Gjykata e Posaçme,” tha Manja në komision, duke shtuar se “sugjerimi është në përputhje me qëllimet e ligjit”.

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati nuk ishte i pranishëm në mbledhjen online dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. BIRN nuk mori gjithashtu përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi nëse amendamenti i dorëzuar nga Nallbati mbështetej prej tyre.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mohoi përmes një mesazhi telefonik që qeveria të kishte ndryshuar qëndrim për amnistimin e zyrtarëve publikë të dënuar për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës.

“Amendamenti i Nallbatit u pranua pasi siguronte parimin e barazisë para ligjit,” tha Manja.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nga grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha i bëri një interpretim tjetër pranimit që mazhoranca i bëri amendamentit të Nallbatit.

“Deputetët sjellin një amendament duke pasur në mendje personin që do të përfitojë,” tha Alibeaj, ndërsa shtoi se mazhoranca po bënte “peshkim votash” për të siguruar 84 votat e nevojshme për të miratuar Amnistinë Penale në parlament.

“Miratimin e një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament unë nuk ua këshilloj, nuk është në të mirën e legjitimitetit të një akti,” tha Alibeaj, ndërsa kërkoi më shumë kohë për analizën e amendimeve të fundit.

Por ministri Manja iu kundërpërgjigj se kishte pasur kohën e mjaftueshme për t’u diskutuar ky ligj, i ardhur në Kuvend që para 3 muajsh. “Është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë,” tha Manja.

Në komision u votuan dhe amendime të tjera duke rritur kategorinë e përfituesve nga Amnistia Penale. Socialistët pranuan dhe amendamentin e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj për faljen e dënimit për persona që kanë marrë pjesë në në protestat anti-qeveritare, por duke rrëzuar limitin kohor të propozuar deri në 2020 dhe duke e çuar atë deri në janar 2024.

Sipas Manjës, nëse ky ligj kalon në seancë plenare përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar.

Amnistia Penale pritet të futet për votim në seancën plenare të së enjtes, ku pavarësisht situatës së tensionuar politike, mazhoranca shpreson që të marrë vota edhe nga radhët e opozitës për të plotësuar 84 votat.

Etiketa: Amnistia penaleAnalizëBashaBIRNBledjon NallbatideputetEnkelejd AlibeajGazmend BardhiGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarKomisionKomisioni Parlamentar i LigjeveKuvendLigjLulzim BashaParaparlamentPDProtestatPSQeveriaRithemelimiSali BerishaSHShpresONuljeUlsi ManjaVotavotimvrasje
I mëparshmi

Po, rezervat ruse duhet të konfiskohen

Tjetri

Zgjatja e afatit për investimet strategjike pritet me kritika në Kuvend

Tjetri

Zgjatja e afatit për investimet strategjike pritet me kritika në Kuvend

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.