AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjatja e afatit për investimet strategjike pritet me kritika në Kuvend

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nisi të martën shqyrtimin e projektligjit që synon të zgjasë afatin e investimeve strategjike deri në vitin 2027, pavarësisht kundërshtimeve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:14 | 20/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nismëtari Eduart Shalsi, i cili drejton këtë komision, tha se kjo masë ishte e domosdoshme për të garantuar vijueshmërinë e procesit dhe se propozimet e tij do të sillnin përmirësim të kritereve për marrjen e statusit të investitor strategjik.

Nisma u mbështet nga përfaqësuesit e qeverisë, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe drejtoresha e re e Agjencisë së Investimeve, AIDA, Laura Plaku.

Yzeiraj tha se propozimet janë të drejta dhe adresojnë një pjesë të problematikave të hasura për monitorimin e projekteve. “Zgjatja e afatit është e legjitimuar për shkak të zhvillimeve ekonomike të vendit,” shtoi duke iu referuar zhvillimit të turizmit. Edhe drejtoresha e AIDA-s tha se nisma fortifikon procedurën e vlerësimit të projekteve strategjike.

“Kemi vendosur më shumë kërkesë llogarie për investitorët,” tha ajo duke iu referuar ndryshimeve të reja.

Këto pretendime u kundërshtuan nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila e kundërshtoi zgjatjen e afatit duke e konsideruar këtë ligj si korruptiv në zbatimin e tij, që ka cënuar konkurrencën dhe që bie ndesh me parimet e legjislacionit europian.

“Ligji ka favorizuar një pakicë kompanish dhe ka cënuar konkurrencën, por edhe frymën që duhet të përçojë një ligj investimesh për të tërhequr investime të huaja,” tha Tabaku në oponencën e saj në komision.

Ajo shtoi se ligji akoma nuk ka një analizë se sa investime të huaja ka sjellë, sa vende pune ka krijuar dhe sa të ardhura shtesë janë gjeneruar.

Ajo ngriti pikpyetje për orgjinën e parave që mund të futen nëpërmjet këtyre investimeve duke kërkuar që qeveria të mbante premtimin për një ligj integral investimesh.

Më tej, Tabaku akuzoi mazhorancën se zgjatja e afatit të këtij ligji lidhej me ligjin tjetër që lejon investimet në Zonat e Mbrojtura.

“Do lejojmë ne sot që të kemi prishje të balancës dhe qëndrueshmërisë së mjedisit dhe që një grusht kompanish të marrin tendera, koncensione dhe investime strategjike apo do ta hapim tregun dhe do lejojmë konkurrencë?”- tha ajo duke i kërkuar kolegëve të shumicës që të tërhiqeshin nga nisma.

Edhe deputeti socialist, Erion Braçe shfaqi rezerva duke kërkuar që të shtohen kushtet për përfituesit e statusit në lidhje me transparencën e fondeve që investohen dhe origjinën e kompanive në offshore. Ai tha se gjente me vend propozimet e Tabakut për shtrëngim kushtesh për para me origjinë ruse, por edhe për ato para me origjinë nga krimi i organizuar.

“Për një investitor strategjik që do të investojë 100 milionë euro duhet ta kemi patjetër standard kushtin e pronarit përfitues të cilit po i ofrojmë favore,” tha Braçe.

Ligji për “Investimet Strategjike” i miratuar në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023, por sipas propozimit socialist ai do të zgjatet deri në 31 dhjetor 2027. Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve, që sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

 

Etiketa: AIDAdebateEdi RamaEduart ShalsiEndrit YzeirajErion BraçeEuroinvestimeInvestime strategjikeInvestimet strategjikeInvestitor strategjikJorida TabakuKomisionKomisioni Parlamentar i EkonomisëKomiteti i Investimeve StrategjikekrimiKrimi i organizuarKryeministri Edi RamaKuvendLaura PlakuLigjMASMjedisitnismaOligarkëParaPartisë DemokratikeprishjeQeveriaRamaSHtë drejtaTenderaZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

PS ‘peshkon vota’ nga Rithemelimi dhe u jep amnisti zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme

Tjetri

KPK gjen balanca negative të mëdha në pasuritë e prokurorit Gëzim Copa

Tjetri
KPK gjen balanca negative të mëdha në pasuritë e prokurorit Gëzim Copa

KPK gjen balanca negative të mëdha në pasuritë e prokurorit Gëzim Copa

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.