AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A do ta marrë Evropa ndonjëherë seriozisht mbrojtjen?

Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti, liderët evropianë humbën një tjetër mundësi për të treguar se si planifikojnë të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s dhe të zhvillojnë një industri të fuqishme evropiane të mbrojtjes. Megjithatë, me mundësinë e një rikthimi të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të ketë vend për dështime të tilla.

Daniela SchwarzerngaDaniela Schwarzer
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

“Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë”, psherëtiu një pjesëmarrës VIP në Konferencën e Sigurisë në Mynih ndërsa përfaqësuesit e tre vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutonin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë. “Kina do ta marrë mesazhin: ‘S’është nevoja të shqetësohemi për ne këtu.’”, tha një tjetër për sinjalet dërguar nga Bavaria.

Javën e kaluar mbizotëronte një atmosferë e zymtë gjatë gjithë mbledhjes së politikëbërësve dhe ekspertëve të sigurisë. Liderët duken të mbingarkuar nga bashkimi i krizave dhe thellimi i sfidave globale; shumë thjesht dukeshin të rraskapitur. Lajmet për humbjen e qytetit të Avdiivka nga Ukraina sigurisht që nuk ndihmuan. Furnizimet me municione të Ukrainës po mbarojnë dhe askush nuk e di nëse presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në gjendje të marrë një paketë tjetër ndihme përmes Kongresit përpara përfundimit të mandatit të tij aktual. Ndërkohë, vdekja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny nënvizoi më tej brutalitetin e diktaturës së Vladimir Putinit në Rusi.

Por drithërima më e madhe erdhi nga mundësia e afërt e një mandati të dytë presidencial nga Donald Trump, gjë e cila do ta dobësonte NATO-n dhe do të rriste tensionet me Kinën. Momenti s’mund të ishte më i keq: Rusia mund të përpiqet të dërgojë armë bërthamore në hapësirë dhe buxheti i mbrojtjes i Kinës ka arritur nivele rekord. Në skenën e konferencës, dialogu kryesisht kishte lidhje me qetësimin e aleatëve evropianë (siç ndodh çdo vit). Në korridore, megjithatë, pjesëmarrësit amerikanë paralajmëruan miqtë e tyre se duhet të fillojnë të përgatiten për t’u kujdesur për veten e tyre.

Fatkeqësisht, qeveritë e Evropës po rezultojnë ta paafta për ta bërë këtë – dhe kjo pavarësisht një lufte të madhe në kontinent, kërcënimit të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, brishtësisë në rritje në Ballkanin Perëndimor dhe një lufte hibride që arrin thellësitë e shoqërisë evropiane. “Pa siguri, çdo gjë tjetër nuk ka vlerë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. Dhe ka shumë të drejtë.

Situata dukej shumë më mirë vetëm një vit më parë. Të frymëzuara nga shfaqja e guximit e presidentit Volodymyr Zelensky dhe e bashkombasve të tij ukrainas, demokracitë perëndimore ishin bashkuar në mbështetje të ukrainasve ndërsa ata hynë në vitin e dytë të luftës së plotë. Ndihma ushtarake dhe financiare kishte marrë hov dhe partneriteti transatlantik ishte më i fortë sa kishte qenë ndonjëherë në shumë vite. Kishte shpresë të madhe për ofensivën e pritshme të verës që ushtria ukrainase do të niste me mbështetjen e Perëndimit.

Tani humori ka rënë dhe sfidat strategjike të Evropës po shumohen. Ajo duhet të forcojë sigurinë e saj ekonomike përballë një Kine më të sigurt, të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e tjera përtej NATO-s dhe të ndërtojë mbrojtjen e saj. Udhëheqësit evropianë kanë nevojë urgjente për një plan për të përmbushur këto synime.

Megjithatë, ndërsa zyrtarët e Komisionit Evropian dhe krerët e shteteve më të vogla anëtare të BE-së (si vendet baltike) erdhën në Mynih me një sens të fortë qëllimi, shumë të tjerë mungonin. Veçanërisht, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i sapozgjedhur i Polonisë, Donald Tusk, qëndruan të dy në shtëpi. Scholz mund t’i kishte ftuar ata në një takim të Trekëndëshit të Vajmarit midis tre prej shpenzuesve më të mëdhenj të BE-së për mbrojtjen dhe mbështetës të Ukrainës. Kjo mund të ketë dërguar një mesazh të fuqishëm.

Vetë Gjermania ka ecur shumë para. Përveç krijimit të një fondi prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes (2% të PBB-së), ajo është gjithashtu burimi më i madh i ndihmës në Evropë për Ukrainën dhe vendi i parë që dërgon një brigadë të përhershme luftarake në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Këto lëvizje ndërtojnë një bazë të fortë mbi të cilën mund të ndërtohet, nëse ekziston një lidership efikas. Të supozojmë se disa liderë të BE-së do të kishin ardhur në Mynih me një mesazh të koordinuar se si të ecnin përpara me bashkëpunimin e mbrojtjes, apo edhe një miratim të propozimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të krijuar një pozicion komisioneri të mbrojtjes. Kjo mund të kishte ndihmuar në ndryshimin e tonit përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që do të mbahen në qershor. Sigurisht, si liderja që do të kryesojë listën e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në zgjedhje, vetë von der Leyen gjithashtu mund të kishte luajtur një rol më të madh dhe më publik në vendosjen e qëllimeve më të forta sa i takon mbrojtjes evropiane.

Kjo mungesë e përgjithshme lidershipi dhe koordinimi pothuajse groposi disa lajme të mira të kohëve të fundit. Pak përpara konferencës së Mynihut, Ukraina nënshkroi marrëveshje të reja mbështetjeje afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën. Por kjo ishte një tjetër mundësi e humbur. Pse të mos bëhet një shfaqje më e madhe në të cilin tre vendet më të mëdha evropiane riafirmojnë angazhimet e tyre ndaj Ukrainës? Dhe pse të mos përdoret rasti për të zhvilluar një plan konkret për të përmbushur nevojën e madhe të Ukrainës për municione dhe për të ndërprerë sigurimin e pajisjeve të trupave ruse?

Mynihu mund të ishte vendi ku liderët evropianë mund të ngriheshin dhe të thoshin: “Nëse të tjerët largohen, ne do të bëjmë përpara.” Në vend të kësaj, mesazhi që dëgjohej më shpesh nga evropianët dhe amerikanët ishte: “Demokracia do kohë”. Ndonëse në parim është e vërtetë, Ukraina nuk ka kohë për një pakujdesi të tillë. Siguria, liria, demokracia, sundimi i ligjit dhe dinjiteti njerëzor janë të gjitha në rrezik në Ukrainë. Siç tha Zelensky, “Diktatorët nuk shkojnë me pushime”.

Thënë kjo, liderët evropianë humbën një mundësi tjetër për të treguar se si planifikojnë të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s, si të stabilizojnë fqinjësinë e tyre dhe të zhvillojnë një industri të fuqishme evropiane të mbrojtjes – domethënë se si të garantojnë sigurinë e tyre.

Megjithatë Evropa po përballet me një agresor të vendosur, i cili me siguri do të vazhdojë provokimet e tij. Vetëm nëse Perëndimi mbështet efektivisht Ukrainën, Putini do ta kuptojë se është i dënuar të dështojë. Situata kërkon veprim afatshkurtër dhe angazhim afatgjatë – të gjitha këto kërkojnë një mendësi lidershipi ndryshe. Shumica e qytetarëve evropianë do të ishin të hapur ndaj një ndryshimi qëndrimi përpara zgjedhjeve evropiane. Në fund të fundit, një sondazh i fundit i Eupinions tregon 87% mbështetje për bashkëpunim më të fortë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Mundësia tjetër e radhës që liderët evropianë të tregojnë se janë seriozë do të jetë në samitin e NATO-s në korrik. Nëse Evropa nuk bashkohet në mbrojtje, viti 2024 mund të kujtohet si viti kur Ukraina u braktis dhe aleanca transatlantike u shkatërrua, me pasoja të tmerrshme për Evropën dhe botën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Will Europe Ever Get Serious About Defense?

Etiketa: Alexei NavalnyBashkimi EvropianBEBidenbuxhetidemokraciadiktatorDonald TrumpDonald TuskEmmanuel MacronEvropaGjermaniaJoe BidenKinaKineKomisioneriKonferenca e Sigurisë MynihlajmeLiriaLituaniLufteMacronmarrëveshjembështetjembrojtjeNATOOLAFOlaf ScholzParapasojaPBBProject SyndicatepushimerrezikRusiRusiaSiguriasondazhTrumpUkrainaUkrainëUrsula von der LeyenUshtriaVladimir PutinVolodymyr Zelenskyzgjedhje
Tjetri
Ekspertët: Marrëveshja Turqi-Shqipëri rrezikon “eksportimin e propagandës së Erdoganit”

Ekspertët: Marrëveshja Turqi-Shqipëri rrezikon “eksportimin e propagandës së Erdoganit”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.