AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zelenski në Tiranë paralajmëron Ballkanin për kërcënimin rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski u kërkoi vendeve të Ballkanit që të bashkëpunojnë në prodhimin e municioneve, ndërsa paralajmëroi se sjellja e Rusisë përbënte rrezik edhe për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski dhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Tirana u kthye të mërkurën në qytetin mikpritës të Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore, ku për herë të parë e vizitoi Shqipërinë në masa të rrepta sigurie presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

Nën ngjyrat e së verdhës dhe blusë me të cilat ishte veshur Pallati i Kongreseve, Zelenski dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama pritën liderët e vendeve të Ballkanit dhe disa nga Europa Juglindore për të diskutuar për atë që po ndodh në Ukrainë në dy vjetorin e nisjes së ofensivës ruse ndaj këtij vendi.

Në fjalimin hapës të samitit, Zelenski foli për përpjekjet e vendit të tij për të fituar ndaj Rusisë pasi sipas tij e kundërta do të thoshte një rrezik për Europën, ndërsa gjatë konferencës për shtyp ai paralajmëroi një rrezik për Ballkanin nëse këto përpjekje do të ndaloheshin.

“Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin dhe mendoj se shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku sot,” tha ai duke shtuar se “mendoj se Rusia do bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën”.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se nuk duhet të ketë “pauza” në forcimin e Ukrainës për fitore, pasi Rusia do të përdorë këto pauza për të destabilizuar më tej vendet ku dikur ka pasur një prezencë ruse. “Do përdorë taktika të tjera, do përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende ku mundet të përftojë suksese të menjëhershme që janë vende të vogla,” tha ai.

Presidenti i Ukrainës ftoi liderët e Ballkanit  që përveç mbështetjes që i kanë dhënë deri tani Ukrainës në këto përpjekje t’i bashkoheshin edhe në prodhimin e armëve dhe municioneve ushtarake.

“Në shikojmë probleme edhe në ofertën përsa i përket municioneve, të cilat ndikojnë situatën në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe me partnerët tanë,” tha Zelenski duke folur për një plan konkret që do të prezantohet në një të ardhme të shpejtë. Ai propozoi që kjo të bëhej një një forum të posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, në Kiev ose në Ballkan.

Edhe Rama foli në të njëjtën linjë me Zelenskin duke e konsideruar mbështetjen për fitoren e Ukrainës si investim për të ardhmen e rajonit dhe Europës.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë nga qeveria shqiptare pas punimeve të samitit deklarohet mbështetja e përbashkët e pjesëmarrësve për Ukrainë,  ku thuhet se “agresioni i paprovokuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh ndaj sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare”.

Në samit morën pjesë krerët e shteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Moldavisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë.

Fotoja familjare e liderëve të Europës Juglindore në samitin e Ukrainës të mbajtur në Tiranë më 28 shkurt 2024. Foto: Nensi Bogdani.

 

Etiketa: Agresioni rusArmëBallkanBallkaniBosnjeBosnje HercegovinëBullgariEdi RamaEuropaeuropa juglindorefitoreKievKosovëKroaciMali i ZiMaqedonia e VeriutMasaMoldavindikimNensi BogdaniPallati i KongreseveQeveriaQeveria shqiptareRamarrezikRumaniRusiasamitSamitishqipshqiptareTiranaUkrainëUkrainë-Evropë JuglindoreVolodymyr Zelenski
Tjetri
Burgosja e Fredi Belerit u bazua mbi një certifikatë me të dhëna të pavërteta

Beleri e quan procesin të paligjshëm dhe kërkon pafajësi

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.