AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Beleri e quan procesin të paligjshëm dhe kërkon pafajësi

Përmes avokatit të tij, Geni Gjyzari, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri hodhi poshtë akuzat e prokurorisë dhe i konsideroi provat kundër tij si të paligjshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Foto kortezi: OMONIA.

Fredi Beleri, kyetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar kërkoi pafajësi të mërkurën më 28 shkurt për akuzën e korrupsionit në zgjedhje përmes avokatit të tij, Geni Gjyzari në Gjykatën e Posaçme.

Në një seancë që zgjati gati 2 orë, Gjyzari u qëndroi gjithë pretendimeve të paraqitura më parë, për paligjshmëri të procedurës së ndjekur në hetimin e kësaj çështje, e për rrjedhojë të paligjshmërisë dhe papërdorshmërisë së provave. Ai e cilësoi të paligjshëm procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria e Vlorës, duke evidentuar se nuk ishte kompetencë e saj për kryerjen e hetimeve të tilla, por e SPAK-ut. Po ashtu, konstatoi se përgjimet dhe vëzhgimet e policisë ishin kryer me inciciativë, përpara se të nxirrej një urdhër nga prokuroria. Për prokurorët që kishin hetuar çështjen në Vlorë, u tha se ishin zgjedhur duke shmangur shortin.

Sipas Gjyzarit, dëshmitarët mbi të cilët ishte bazuar hetimi, vëllezërit Arsen dhe Avdul Rama, kishin dhënë disa deklarime kontradiktore apo të rreme. Sipas tij, fakti se dëshmitari Arsen Rama ishte paguar nga policia, përbënte një vepër penale, pasi një bashkëpunëtor i prokurorisë nuk mund të paguhet. Gjyzari shpjegoi se paguhen vetëm informatorët e policisë dhe jo bashkëpunëtorët apo dëshmitarët e prokurorisë. Sipas avokatit, dukej se gjithë veprimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës kishin pasur si qëllim pengimin e Belerit për të fituar zgjedhjet vendore për Bashkinë e Himarës.

Përfaqësuesi i Belerit dhe Kokaveshit u shpreh se gjykata ka cënuar të drejtat e të pandehurve gjatë procesit dhe solli në vëmendje vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai tha se duhet që gjykata të konstatojë falsitetin e akteve dhe të mos konsiderohen në marrjen e vendimit.

Në përfundim, Gjyzari tha se për Belerin nuk provohet ekzistenca e faktit penal dhe se nuk ka prova për të vërtetuar se Kokaveshi ka konsumuar vepër penale.

Në vijim, ai parashtroi kërkime edhe në rastin se gjykata do t’i vlerësojë fajtorë të pandehurit, duke kërkuar që për Belerin të mos caktohet masë më e madhe dënimi nga periudha e paraburgimit që ka kryer, ndësa për Kokaveshin të jepet dënim alternativ me detyrimin për kryerjen e punëve publike ose të pezullohet dënimi.

Prokuroria e Posaçme kërkoi më 13 shkurt deklarimin fajtor të Belerit për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tij me 2.6 vjet burg. Për të pandehurin Pandeli Kokaveshi, i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit, u kërkua dënimin me 2 vjet heqje lirie dhe pezullimin e masës ndëshkimore për arsye shëndetësore, me kusht që të paraqitet pranë shërbimit të provës për katër vjet.

Në fund të seancës të mërkurën, Fredi Beleri kërkoi të paraqiste dhe ai mbrojtje të përmbledhur, por gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datë 5 mars, në orën 13:00.

Etiketa: Arsen RamaAvdul RamaBurgdëshmitarëFredi BeleriGeni GjyzariGjykataGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGjykatëGjykatëshimarëKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion në zgjedhjeMASmbrojtjePandeli KokaveshiPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorPunëtorëRamaSHSPAKVlorëzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
Tjetri
Gjyqtarja Zegjine Sollaku përballet me probleme për justifikimin e pasurisë

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.