AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dashurisë së të huajve për tregun kroat të pasurive të paluajtshme po i afron fundi

Pas dy dekadash çmimesh në rritje, Kroacia nuk duket më një bast i sigurt për investimet e huaja në pasuri të paluajtshme.

Vuk TesijangaVuk Tesija
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ishulli Hvar: Një shtëpi e vjetër prej guri në Dalmaci më parë ishte një investim i mirë. Foto: V.Tesija/BIRN

Që nga viti 2004, 46,586 shtetas të huaj kanë blerë pasuri të paluajtshme në Kroaci, pothuajse 43,000 prej tyre në bregdet. Në vitin 2004, për evropianët veriorë, një pronë në Kroaci ishte e lirë dhe ofronte fitime shumë më të mira se sa një llogari kursimi. Por ky ishte viti 2004.

Njëzet vjet më vonë, tregu duket se do të ndryshojë.

Vitin e kaluar, numri i të huajve që u regjistruan si pronarë pronash ra ndjeshëm, në 2,854 nga 3,796 që ishte në vitin 2022 dhe një kulm prej 4,136 që ishte në 2021. Ekspertët thonë se çmimet e larta – në një nivel që i ka nxjerrë shumë të rinj kroatë jashtë tregut – do të bien gjithashtu, duke pasqyruar tendencën në pjesë të tjera të Eurozonës.

“Rritja e mëtejshme e çmimeve është e pamundur”, tha agjenti veteran i pasurive të paluajtshme Dusko Grgur, një anëtar i Këshillit të Shoqatës së Biznesit të Pasurive të Paluajtshme në Dhomën Kroate të Tregtisë. Grgur citoi kolegët e tij, sipas të cilëve fluksi i klientëve të huaj pothuajse ishte tharë.

“Të huajt blenë pasuri të paluajtshme sepse mendonin se çmimet në Kroaci do të vazhdonin të rriteshin”, tha ai për BIRN, por kjo nuk ngjante më si një ide e mirë mes çmimeve në rënie në vendet më të zhvilluara.

Inflacioni godet fuqinë blerëse

Agjenti imobiliar Dusko Grgur: Rritja e mëtejshme e çmimeve është e pamundur. Foto:V.Tesija/BIRN

Nuk është mister se çfarë i ka tërhequr gjermanët, suedezët apo austriakët në Kroaci për vite me radhë – ujërat e ngrohta të Mesdheut, pyjet me pisha, ushqimi i mirë dhe çmimet e pronave që ishin më të ulëta se sa në vendet e tyre. Një shtëpi në Kroaci kishte kuptim financiar, duke u rritur në vlerë vit pas viti.

Rreth 993 të huaj e panë mundësinë e investimit në vitin 2004, por kjo nuk mbeti e fshehtë për shumë kohë. Në vitin 2019, numri i blerësve arriti në 2,000 dhe arriti kulmin në 4,136 në 2021.

Gjatë 20 viteve të fundit, tregu ka tërhequr gjithsej 5.5 miliardë euro investime të huaja. Gjatë kësaj periudhe, çmimet janë rritur vazhdimisht, ndërsa ata që i dhanë me qira apartamentet e tyre mund të mbështeteshin në të ardhura mujorte që e tejkalonin interesin që do të kishin fituar në bankë.

Me sa duket, kjo gjë mori fund në vitin 2023, siç tregoi në dhjetor guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujciç.

“Në Eurozonë, vëllimi i shitjeve ka rënë, dhe tani çmimet kanë rënë, por jo në të gjitha vendet”, tha ai. “Ne jemi në fund të atij cikli; shohim lëvizje të ngjashme, por me një zhvendosje. Numri i transaksioneve ka rënë dhe ka më pak interes nga të huajt.”

Danijela Luciç, drejtoreshë e Diz Media Real Estate, tha se normat e larta të inflacionit në Evropë kishin luajtur një “rol të madh”.

“Ne kemi qenë gjithmonë një treg interesant për njerëzit nga vendet perëndimore, për shembull, Suedia, Norvegjia dhe Gjermania”, tha Luciç për BIRN. “Klima është më e këndshme, çmimet këtu janë më të ulëta dhe shumë duan ta kalojnë pensionin e tyre në Kroaci.”

Tani, tha ajo: “Mendoj se tregu ka arritur maksimumin dhe se pasuritë e paluajtshme nuk do të rriten më. Gjithçka në vendet kryesore dhe më vendet që ishin më interesante u shit. Pastaj çmimet pothuajse u dyfishuan dhe mendoj se njerëzit nuk e kanë më atë lloj fuqie blerëse.”

Vendasit në pamundësi të blejnë

Qyteti i Splitit, çmimet e apartamenteve në bregdet larguan familjet e reja. Foto:V.Tesija/BIRN

Fluksi i blerësve të huaj i rriti shumë çmimet, shpesh në dëm të kroatëve, të cilët e panë veten të lënë jashtë tregut në vendin e tyre. Kjo kontribuoi në një valë masive emigracioni pasi Kroacia u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2013. Ndërmjet viteve 2011 dhe 2021, vendi humbi pothuajse një milion banorë.

“Në Osijek (Kroacia lindore), një metër katror kushton nga 1,500 euro në 2,200 euro, por pagat janë midis 900 dhe 1,100 euro. Nuk ka logjikë”, tha ai.

“Në Zagreb çmimi për metër katror arrin deri në 4,000 euro. Dikush, ju lutem, t’i përgjigjet pyetjes sime, di do ta blejë një pasuri të paluajtshme një i ri në Kroaci me rrogë 950 euro? Si do të krijojnë familje?”

“Kur shikon leximin e konsumit të energjisë elektrike dhe ujit, sheh se shumë prona janë bosh dhe nuk janë në përdorim”, tha Grgur për BIRN. “Askush nuk jeton në to, ato nuk janë dhënë me qira; thjesht shërbejnë si një investim i sigurt.”

Ai parashikoi se apartamentet e vogla deri në 60 metra katrorë mund ta mbajnë çmimin e tyre, por çmimi i apartamenteve të mëdha “do të bjerë në mënyrë dramatike”.

“Apartamente mbi 90 m2 janë të pa shitshme prej vitesh, por askush nuk i shikon”, tha ai.

Kjo nuk do të thotë se investimi spekulativ i pasurive të paluajtshme do të përfundojë plotësisht.

Ka një interes në rritje për tokë në zonat rurale më të lira; panelet diellore janë bërë gjithnjë e më fitimprurëse, për shembull, dhe jeta jo në bregdet është bërë më tërheqëse.

“Njerëzit janë gjithnjë e më të interesuar për Kroacinë lindore”, tha Luciç, duke pasur parasysh çmimet e larta, turmat e njerëzve dhe presionin mbi infrastrukturën në bregdet ose në kryeqytet, Zagreb.

“Nga Trogiri bregdetar dhe Makarska, njerëzit lëvizin në Slavoni (Kroacia lindore) ose Lika (Kroacia qendrore) sepse duan të ikin në një vend më të qetë ku mund të flenë të qetë.

Etiketa: Bashkimin EvropianBIRNbregdetEuroFamiljeGjermaniaimobiliarInflacioniinvestimeInvestime te huajaKroaciKroacialiraMediaNorvegjiaPagatPasuri të paluajtshmepronapyjetSHSuediaTregTreguZagreb
Tjetri
Organizatat e medias: Ndal fushatës së shpifjeve ndaj gazetares Ola Xama

Organizatat e medias: Ndal fushatës së shpifjeve ndaj gazetares Ola Xama

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.