AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inflacioni bie nën shenjestrën e BSH për herë të parë nga viti 2021

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2.6% në muajin shkurt, rritja më e ulët e shënuar në mbi dy vjet, duke sinjalizuar fundin e krizës së çmimeve.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:59 | 08/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Treg bujqësor në Tiranë. Foto: LSA

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2.6% në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit 2023, hera e parë në mbi dy vjet që zbret nën shënjestrën e Bankës së Shqipërisë për inflacion mesatar prej 3 për qind. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pjesa dërrmuese e grupeve të mallrave dhe shërbimeve të matura kanë pësuar luhatje çmimesh brenda një bande jo shumë të gjerë, duke sugjeruar se kriza që nisi nga fundi i pandemisë së COVID 19 dhe që shënoi kulmin me sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, duket se po kalon. Çmimet e grupit “Ushqime dhe Pije Joalkoolike”, të cilat përgjatë të gjithë krizës janë shtrenjtuar më tepër se sa pjesa tjetër e shportës, u rritën në shkurt me 2.7%, ndërsa grupi i “Transportit”, ku përfshihet edhe çmimi i naftës u ul me 1.6%.

Kriza e çmimeve

Në krahasim me  dhjetorin e vitit 2021, kur kriza e çmimeve filloi, çmimet në Shqipëri janë rritur me 12.6%. Me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5%, kjo është periudha më e keqe në këtë drejtim që vendi ka përjetuar që nga kriza e vitit 1997. Aktualisht, shqiptarëve u kushtojnë ushqimet 24 për qind më shtrenjtë, ndërsa çmimet e mallrave të tjera kanë shënuar rritje më të paktë.

Ndryshimi i shpejtë i çmimeve duket se ka krijuar një realitet të ri sa i përket të ardhurave të qeverisë, nivelit të borxhit publik si përqindje e PBB-së apo vlerës së kursimeve që shqiptarët kanë në sistemin bankar. Kështu, ndërsa përgjatë këtyre dy viteve, rritja ekonomike reale ka qenë rreth 9%, të ardhurat e qeverisë janë rritur disa herë më shumë se kaq. Psh., në janar të këtij viti, të ardhurat e qeverisë ishin 54% më shumë se sa në janar të vitit 2021. Borxhi publik, i cili arriti kulmin në 84% të PBB-së, në dhjetorin e kaluar ra në 59% të PBB-së. Këto ndryshime dramatike kanë vetëm një emër dhe ai quhet inflacion. Inflacioni, sipas ekonomistëve, është një taksë e cila rëndon xhepat e gjithësecilit dhe për të cilën nuk miratohet ligj në parlament.

Shqiptarët duket se janë sot ndjeshëm më të varfër se sa ishin para krizës, ndërsa kanë një qeveri që është dukshëm më e pasur. Kështu, ndërsa të ardhurat e buxhetit janë rritur me 54% në janar 2024 në krahasim me janar 2021, shpenzimet e qeverisë për pagat e sektorit publik janë rritur me 31% ndërsa shpenzimet për fondet speciale, ku përfshihen pensionet dhe kujdesi shëndetësor, janë rritur me vetëm 22%.

Kriza e çmimeve filloi në fund të periudhës së pandemisë së koronavirusit të ri dhe përgjithësisht konsiderohet se pati tre faktorë bazë: 1. Emisioni monetar i vendeve të zhvilluara gjatë kohës së pandemisë, kur shumë shpenzime sociale u paguan ndërkohë që prodhimi ra. 2. Zinxhiri i furnizimit me mallra hasi vështirësi të konsiderueshme në periudhën e fundit të pandemisë, kur një pjesë e punëtorëve ishte ende e sëmurë ndërsa kërkesa për mallra e shërbime u zgjerua si pasojë e emisionit monetar. 3. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës që nisi në shkurt 2022 dhe që solli rritje të menjëhershme por të përkohshme të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve. Përgjatë të gjithë kësaj kohe, çmimet më të larta për mallra dhe shërbime për qytetarët sollën të ardhura më të majme për qeverinë.

Çmimet e larta duket se kanë sjellë edhe norma më të larta fitimi për kompani të ndryshme. Për shembull, bankat në Shqipëri shënuan fitime rekord prej 280 milionë eurosh gjatë vitit të kaluar, ndërsa të dhënat mbi pagesat e tatimit mbi fitimin sugjerojnë se edhe pjesa tjetër e kompanive ka realizuar fitime të konsiderueshme gjatë periudhës së krizës së çmimeve.

Etiketa: 1997Banka e ShqipërisëBankatBorxhiBorxhi publikCOVIDCOVID-19IndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniINSTATKrizaKriza e çmimeveLigjLuftaLufta e RusisePagatpaktParaparlamentPBBpensionetProdhimi i Brendshem BrutoPunëPunëtorPunëtorëRritja ekonomikeSHshpenzimeshqipShqipëriUkrainë
I mëparshmi

Jugosllavia ishte pioniere e të drejtës për abort në Kushtetutë shumë kohë përpara Francës

Tjetri

Gjyqtari Bezart Kaçkini jep shpjegime për një hua për blerjen e apartamentit

Tjetri
Gjyqtari Bezart Kaçkini jep shpjegime për një hua për blerjen e apartamentit

Gjyqtari Bezart Kaçkini jep shpjegime për një hua për blerjen e apartamentit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.