AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bankat shqiptare shënojnë rekord fitimesh nga rritja e interesave

Rritja e interesave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar duket se ka ndihmuar bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të realizojnë fitime rekord prej gati 280 milionë eurosh, shifër e barabartë me 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:58 | 08/02/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Bankat në Shqipëri realizuan fitime neto në masën 28.5 miliardë lekë [rreth 280 milionë euro] gjatë vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut historik si në vetvete, ashtu edhe në raport me kapitalin aksioner apo në raport me asetet, gjë që do të thotë se bankat janë në gjendje të vjelin më shumë fitime neto përkundrejt parave të investuara në këto sipërmarrje apo parave të menaxhuara nga këto sipërmarrje. Rezultati i jashtëzakonshëm duket se i detyrohet fitimeve të shtuara nga rritja e normave bazë të interesit në Shqipëri, të cilat, gjatë dy viteve të fundit, janë shoqëruar me një rritje edhe më të lartë në normat e interesit të titujve të borxhit publik, ku bankat kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut.

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën 1.96 trilionë lekë [rreth 19 miliardë euro]. Bankat më të mëdha në vend sa i përket aseteve janë BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa San Paolo Bank.

Sa i përket tregut të kredive, Credins është banka më e madhe pasuar nga Raiffeisen dhe BKT. Në tregun e titujve, ku dominojnë në mënyrë dërrmuese titujt e borxhit publik, BKT renditet e para me 38%, pasuar nga Raiffeisen me 13% dhe Credins me 12%. Në tregun e depozitave, BKT është më e madhja me 25%, pasuar nga Credins me 17% dhe Raiffeisen me 16%.

Fitime rekord

Të dhënat e raportuara nga Shoqata e Bankave, një grup lobimi me anëtarë vetë bankat, tregojnë se të njëmbëdhjetë bankat e nivelit të dytë e mbyllën vitin e kaluar me fitime, ndërsa bankat mbyllën degë apo agjenci dhe rritën numrin e punonjësve. Asetet e menaxhuara nga bankat u rritën me 5% gjatë vitit të kaluar, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet u rritën me 19%. (Në shifrat e aseteve duhet të kihet parasysh shkalla e rritjes është ndikuar nga efekti i kursit të këmbimit, ku, për shkak se llogaritë mbahen në lekë, asetet në valutë të huaj konvertohen në më pak lekë).

Bankat realizuan bashkërisht një normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 22% gjatë vitit të kaluar, nga 14.2% që ishte në vitin 2022 dhe më pak se 10% që ishte në dekadën paraardhëse. Pjesa më e madhe e fitimeve i takoi BKT me 23.4%, pasuar nga Raiffeisen me 22.8% dhe OTP Albania me 11.7%. Në mënyrë të ngjashme, kthimet mbi asetet ishin 2.2% vitin e kaluar nga 1.3% që ishin në vitin 2022.

Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik. Bonot e thesarit 12 mujore, të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të të gjithë titujve të borxhit publik në Shqipëri, patën mesatarisht një interes prej 3.6% vitin e kaluar, nga 3.2 në vitin 2022 dhe 1.76 në vitin 2021. Rritja e interesave të borxhit publik ka rëndësi vendimtare për fitimet e bankave për shkak se në tituj, bankat investojnë 40% të të gjitha aseteve të tyre.

Normat e interesit në ekonomi u rritën me synimin për të luftuar inflacionin. Sipas teorisë, kur BSH rrit interesat bazë, interesat e kredive dhe të depozitave rriten, duke diskurajuar kreditorët të marrin borxh dhe duke nxitur kursimtarët të depozitojnë, duke ulur sasinë e parasë në qarkullim dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra e shërbime dhe duke ngadalësuar rritjen e çmimeve.

Gjithsesi, të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave tregojnë se rritja e interesave ka qenë shumë e fortë te borxhi publik, ndërsa ka qenë jo aq e madhe në tregun e kredive dhe akoma më e vogël në atë të depozitave. Kështu, ndërsa interesat e titujve afatshkurtër të borxhit publik janë dyfishuar, interesi i kredisë në lekë në fund të dhjetorit për segmentin e huamarrësve individë ishte 6.4%, me një rritje të lehtë përkundrejt dhjetorit të vitit 2021, pra periudhës para fillimit të rritjes së interesave, kur ishte 6.15%.

Diskordanca, pra rritja tepër e shpejtë e interesave të borxhit përkundrejt rritjes së paktë të interesave të kredive dhe të depozitave, tregon se konkurrenca në tregun e borxhit publik është shumë disfunksionale në krahasim me tregun e kredive. Ky dekfet në treg nuk sjell vetëm fitime të majme për bankat, por në instancë finale sjell edhe rritje të ngadaltë të ekonomisë, për shkak se paratë të cilat bankat do të duhej t’i rrezikonin në kreditimin e ekonomisë së gjerë, i depozitojnë në borxhin publik pa rrezik dhe me interesa edhe më të larta nga sa do të fitonin në sektorin me rrezik më të lartë të kreditimit të biznesit apo të individëve.

Etiketa: Banka e ShqipërisëBanka Kombetare TregtareBankatBorxhiBorxhi publikCredinsekonomiEuroInflacioniIntesa San PaoloKapitaliLobimiMASOPT AlbaniapaktParaProdhimi i Brendshem BrutoRaiffeisenraportrrezikSHShoqata e BankaveshqipShqipërishqiptareTreg
I mëparshmi

Mashtrim përmes Instagramit; falsifikonin aplikimet për vizë amerikane

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.