AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Zonja Kreshmë

Sot karnavalet në Shqipëri kanë trajta spektakolariteti dhe janë ritualizuar, aq sa koha rituale e caktuar nga besimet fetare nuk merret parasysh. Por cilat janë imazhet e Kreshmës në Evropën Perëndimore dhe Juglindore?

Jonida SelangaJonida Sela
13:56 | 12/03/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piktura e Pieter Bruegel e titulluar “Lufta mes Karnavalit dhe Kreshmës”. Burimi: Wikipedia.

Shkurti, përveçse një muaj i ftohtë, i vendosur midis janarit drejt muajit që shënon ardhjen e pranverës, është edhe muaji gjatë të cilit zakonisht zhvillohen karnavalet. Them zakonisht, sepse karnavalet zhvillohen në fillim të kreshmës, regjimit ushqimor që ndjek besimi i krishterë si një përgatitje shpirtërore dhe fizike për të pritur Pashkët.

Sot karnavalet në Shqipëri kanë trajta spektakolariteti dhe janë ritualizuar, aq sa koha rituale e caktuar nga besimet fetare nuk merret parasysh. Mjafton të kujtojmë këtu “Karnavalet e Korçës”, që së fundmi zhvillohen në fillim të qershorit. Në traditën tonë të krishterë kjo periudhë njihet si “të lidhurit” (“të lidhurit e bulmetit”, “të lidhurit e mishit”), sepse mishi lidhej për t’u konservuar dhe konsumohej në periudhën pas Pashkëve. Por gjithashtu, të krishterët besojnë se shpirtrat e paraardhësve të ndjerë dalin nga varret dhe enden të lirë një ditë më parë në të shtunën e shpirtrave, e quajtur ndryshe dhe e shtuna e pulave, ngaqë atë ditë të krishterët gatuajnë pulë. Veç pulës gatuajnë edhe bukë rituale, meshë. Pas liturgjisë, besimtarët shkojnë në varreza. Ruhen besime se në këtë ditë nuk duhet të lahen, se ndryshe do t’iu bëhet mishi si i pulës. Pas kësaj dite nis kreshma dhe nuk konsumohet më mish. Janë të pranueshme bamirësitë në institucione të kujdesit të fëmijëve, të moshuarve apo individëve me aftësi ndryshe.

Mes katolikëve të Shqipërisë së Veriut si dhe në Kosovë, kryesisht Pejë e Gjakovë, në ditën e të lidhurave zhvillohen disa praktika me karakter ritual-magjik. Në këtë ditë, i zoti i shtëpisë mund të marrë gjellë nga pjata e tij dhe ta shpërndajë në të katër cepat e dhomës duke thënë: “Zgjidhuni pleshta, se ne po lidhemi”.

Për këto komunitete, pleshtat ishin simbol i demonëve dhe i shtrigave. Me një pe të zi, duke ndenjur pranë vatrës, i zoti i shtëpisë do të “lidhë nyje” shtrigat. Veprimi ishte konkret ndërsa objekti ishte abstrakt. Teksa njëri lidhte ngadalë perin e zi nyje, tjetri pyeste: “Ç’ka po lidh aty?” I pari përgjigjej: “Po lidh… (emrin). Unë pak e Zoti fort, e nata e mujit, e dita e verës- ding!” Duke thënë “ding” e shtrëngonte sa të mundte nyjën e perit. Ky veprim zhvillohej për të gjitha shtrigat e njohura të zonës duke cilësuar emrin. Kujtojmë se kjo periudhë kohore mund të përkojë me Ditën e Verës.

Një praktikë të tillë e përmend edhe Durham kur shfaq besimet e shqiptarëve, sipas së cilave shpirtrat e këqinj veprimtarinë më të madhe e kryejnë në pranverë. Për t’u mbrojtur nga kjo, të martën e të lidhurave, rreth qafës së fëmijëve lidhin hudhra, si mjet mbrojtës. Në Shalë, por edhe në vise të tjera, gratë lidhnin te shtylla e derës një gjalm të zi me tri nyje bashkë me një palë gërshërë, një krehëse leshi dhe ca kokrra me bimë të panjohura si mana toke, boronica, manaferra, etj. Kjo bëhet për të mbrojtur shtëpinë, por edhe për të penguar shtrigat dhe shpirtrat e ligj që të dëmtojnë të tjerët.

Zonja e Kreshmës

“Të lidhurit”, duke qenë pjesë e një procesi ritual dhe moment kalimi tranzitor i ritit, kalimi nga Karnavalet tek Kreshmët, si dhe në aspektin më të gjerë të kalimit stinor, kur ndodh ekuinoksi pranveror, pra nuk është as dimër as pranverë, është midis dhe ndërmjet, “betwixt and between”, ky moment në mendësitë e popullsive gjysmë të civilizuara mendohej se shfrytëzohej për të bërë magji.

Përtej aspekteve shpirtërore apo teologjike, në Evropën Perëndimore artistët i kanë dhënë dhe një imazh Kreshmës. Ajo përfytyrohet si grua e dobët. Në një pikturë të Brygelit, titulluar “Lufta e Karnavalit dhe e Kreshmës”, në një detaj nga një tablo e gjerë ku paraqitet një ditë pazari me figura të frymëzuara nga jeta e përditshme, kemi dhe në moment kur një burrë, kasap i dhjamosur hipur mbi një fuçi birre, përdor si armë kokën e një derri të shkuar në hell, shpendë dhe salsiçe. Dy burra tërheqin fuçinë e tij, ku njëri prej tyre mban në dorë flamurin e karnavaleve të atëhershme me ngjyra të kuqe, të artë dhe të bardhë. Ndjekësit e karnavalit formojnë një grup figurash të veshura me maska, mbulesa të çuditshme koke dhe objekte shtëpiake si rekuizita ose instrumente muzikore të improvizuara, në një përmbysje të rendit normal.

Kreshma është një grua e dobët, e ulur mbi një karrige që lufton hellin e mishit me një lopatë furre, sipërfaqja ku ajo qëndron shtyhet nga një prift dhe nga një murgeshë dhe ka në këtë sipërfaqe peshk, bukë, drithëra dhe pretzels, ushqimet që konsumoheshin zakonisht gjatë kreshmës.

Ka disa interpretime mbi këtë pikturë, por një prej tyre lidhet me përpjekjet e klerit në vitin 1559 për të reformuar ose suprimuar shumë festime popullore, që në këtë pikturë paraqiten përmes figurës së “Kreshmës”, ndërsa “Karnavali” përfaqëson popullin.

Një imazh tjetër të kreshmës, që ne e konceptojmë si periudhë kohore, gjejmë edhe në traditën e ortodoksëve grekë, pjesë e folklorit të Kretës të quajtur Zonja Sarakosti (Zonja kreshmë e dyzet ditëve, pra, kreshma përpara Pashkës).

Imazhi paraqet një grua me shtatë këmbë, duar të kryqëzuara dhe pa gojë. Shtatë këmbët përfaqësojnë të shtatë javët e kreshmës. Mungesa e gojës, simbolizon kufizimin ushqimor që duhet pasur gjatë kësaj periudhe si dhe heshtje e reflektim. Duart e kryqëzuara tregojnë se ajo po lutet. Ky imazh realizohet me një petë të kripur brumi dhe zbukurohet me erëzën e karafilit të thatë. Në përfundim të çdo jave hahet nga një këmbë e Zonjës Kreshmë. Ndaj kjo figurë e biskotuar shërbente, njëkohësisht, edhe si një lloj kalendari për të llogaritur kohën e mbetur deri për festën e Pashkëve, që për ortodoksët është një ndër kremtimet më të rëndësishme.

Kjo biskotë qëndron si një mbrojtës i kreshmës për shtatë javë në shtëpitë e ortodoksëve derisa konsumohet plotësisht me ardhjen e Pashkës. Këto imazhe kanë të përbashkët gjininë femërore dhe përcjellin idenë e sakrificës. Sigurisht, gjithmonë barrën e vuajtjes, sakrificës, vetëmohimit mund t’ia veshin gjinisë femërore. Nëse Evropa e ka përafruar imazhin e kreshmës me atë të një gruaje, apo një murgeshe, imazhi që gjejmë në Kretë mbetet pastoral dhe i papërpunuar sikur të ngjante me një figurë mitike, me një shtrigë, me një hyjni që të mbron, por dhe të frikëson.

Jonida Sela është kërkuese shkencore pranë Institutit të Antropologjisë, Akademia e Shkencave. 

Etiketa: Aftësi ndrysheAkademia e ShkencavebesimtarëDurhamEvropaKarnavaletkatolikëKorçëKreshmakrishterëLigjLuftaMaskaortodoksPashkëtPiSSHshqipShqipëri
I mëparshmi

Shtohen shqetësimet për përmbajtjet abuzive të krijuar me AI mes fëmijëve

Tjetri

Marrëveshja e re Rama- Berisha nuk duhet të cënojë reformën në drejtësi

Tjetri
Marrëveshja e re Rama- Berisha nuk duhet të cënojë reformën në drejtësi

Marrëveshja e re Rama- Berisha nuk duhet të cënojë reformën në drejtësi

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.