AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Marrëveshja e re Rama- Berisha nuk duhet të cënojë reformën në drejtësi

Dy palët tradicionale të politikës shqiptare kanë shprehur në mënyrë të fshehtë dhe të hapur gjatë ditëve të fundit gadishmërinë për kompromis politik. Ndërsa kompromisi nuk është në vetvete negativ, historia e binomit Rama – Berisha dhe shenjat aktualisht të pranishme në fushën e lojës flasin për rrezikun e cënimit të reformës në drejtësi, gjë që nuk duhet të ndodhë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ka një term që quhet dark chess dhe që nënkupton një lojë, në të cilën, lojtarët kanë informacion vetëm për pozicionimin e disa prej ushtarëve, apo gurëve të tjerë të lojës në tabelë dhe janë në errësirë të pozicionimit të pjesës tjetër. Kjo është ajo çfarë duket se po u luhet shqiptarëve nga të dy palët politike kryesore të vendit, grupi i Edi Ramës dhe socialistëve dhe grupi i Sali Berishës dhe “Rithemelimit”.

Edi Rama, kryeministër nga viti 2013, kryetar i Partisë Socialiste, pasi ka dy vjet që këmbëngul se nuk ka në plan të bëjë marrëveshje me “nongratën”, duket tashmë i gatshëm fët e fët të arrijë kompromise sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Gazmend Bardhi dhe deputetët mbështetës, pasi kanë muaj të tërë që flasin për “mosbindje civile” dhe hedhin flakadanë, duket të gatshëm të arrijnë të njëjtën marrëveshje. Ndërsa zyrtarisht flitet për postin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore apo për “dy komisione” hetimore parlamentare, gojët e liga thonë se pjesë e pazarit janë edhe parcelat ndërtimore në zonat aktualisht të pambrojtura mjedisore në bregdet si dhe Reforma në Drejtësi, specifikisht, SPAK.

Roli i Sali Berishës në këtë lojë nuk është tamam i qartë dhe nuk mund të thuhet nëse ai është i pafuqishëm për të penguar Bardhin të arrijë marrëveshje apo është palë në të.

Gjithsesi, duke parë historinë, gjëja kryesore që mund të thuhet është se nën emra të ndryshëm, marrëveshje të tilla mes dy palëve politike dominuese në Shqipëri janë bërë shpesh pa transparencë dhe në kurriz të qytetarëve.

Kësaj here, shenjat për gadishmëri për mirëkuptim u shfaqën në të ashtëquajturin ligj për amnistinë, i cili, përfshiu, në instancë të fundit edhe faljen e 1 deri në 1.5 vjet burg të të dënuarve nga GJKKO. Partia e Rithemelimit, e cila deri në atë pikë ishte, në mënyrë figurative, duke i vënë flakën parlamentit në emër të “mosbindjes civile” u shfaq e gatshme të votonte për t’u tërhequr në çastin e fundit.

Ndërsa është afër mendësh dhe gjerësisht e diskutuar gjatë javëve të fundit se aktualisht, hetimet e SPAK kanë krijuar një situatë ku të dyja palët, PS dhe PD Rithemelimi, mund të jenë të gatshme të votojnë dobësimin e reformës në drejtësi për të mbrojtur vetveten nga rreziku i burgut.

Instrumentet më të afërta të një kompromisi të tillë pro-korrupsion dhe anti-SPAK janë: diskutimet për një “reformë teknike” dhe një projekt për kod të ri penal, i cili, nëse miratohet siç është në gjendjen aktuale, vret aftësinë e prokurorëve për të dënuar dy vepra penale kyçe: abuzimin me detyrën dhe shkeljen e barazisë në tenderë.

Që të jemi të qartë deri në fund, duket të theksojmë se puna e SPAK dhe e GJKKO-së deri më tani, ndonëse përbën një ndryshim themelor përkundrejt të shkuarës, është ende as në fillesat e fillesave për të kryer një luftë efikase dhe, mbi të gjitha, në qëndrueshmërinë kohore dhe ashpërsinë e nevojshme për të shkurajuar zyrtarët që të korruptohen dhe për të frymëzuar besim te qytetarët se sistemi kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe ligjvënësit nga drejtësia është në fuqi dhe funksional.

Fakti është që hetimet e SPAK dhe dënimet e GJKKO-së duken tmerrësisht të pamjaftueshme për të realizuar objektivin thelbësor të reformës në drejtësi, i cili është “rikthimi i besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë”. Dhe nëse shikohen arritjet e deritanishme, nuk është e mundur të mos e vëresh se nga të tetëmbëdhjetë prokurorët ekzistues, janë dy apo tre ata që kanë urdhëruar hetime serioze për zbulimin dhe dokumentimin e korrupsionit serioz.

Nga ana tjetër, fakti që korrupsioni ka qenë prej kaq shumë kohësh i pahetuar seriozisht duket se e ka lënë klasën politike kaq të çlirët dhe kaq të shkujdesur në korrupsionin e vet, sa edhe një institucion jo shumë i fortë apo një prokuror jo me shumë vullnet, ta ketë të vështirë të mbyllë sytë përballë fakteve flagrante.

Në këtë kontekst, duket se palët historike kanë një shqetësim të përbashkët. Një prokurori speciale jo tërësisht nën kontrollin e tyre, gjë që, shoqëruar me disa shenja publike të dhëna deri tani, japin sinjalin se kompromisi politik, jo vetëm që mund të parashikojë komisione hetimore apo seanca normale parlamentare, por edhe një goditje të përqendruar kundër reformës në drejtësi.

Qytetarët bëjnë mirë të mbajnë sytë hapur për të parë se çfarë do të prodhojë marrëveshja e radhës mes maxhorancës dhe opozitës.

Etiketa: BEbesimbregdetBurgdeputetDrejtësiaEdi RamEdi RamaGazmend BardhiGJKKOhetimeHetimetKorrupsionKorrupsionikryetarLigjMarrëveshjamarrëveshjeparlamentPartiaPartisë SocialistePDprokurorProkuroriPSPunaRamaReformaRithemelimiSeancaSHshqipShqipëriSPAKtender
Tjetri
Dëmshpërblimi për familjet e 21 janarit është vetëm një nga betejat për rivendosjen e drejtësisë, thonë avokatët

Gjykata e Lartë urdhëron SPAK të hetojë vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.